Përdoruesi:Ameditor1

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Mirësevini në faqen time të Wikipedia!

Unë quhem Amos dhe jam një përdorues i kësaj platforme ndërkombëtare. Jam një përdorues i rregullt dhe kam krijuar një profil timin këtu që të redaktoj faqe të ndryshme me informacione të kohës reale. Një mori e faqeve në shqip, në Wikipedia janë informacione të mëhershme, dhe i redaktoj ato, për t'i "kthyer në jetë" këto faqe që të gjithë i urrejmë kur duam të kërkojmë informacione në këtë faqe interneti për t'i prezantuar në institucione shkollore dhe veprimtari të ndryshme.

Kam eksperiencë 2-vjeçare në shkrime gjuhësore dhe provova një herë të redaktoj dhe të shtoj faqe të reja në Wikipedia.

Ideja e krijimit të profilit tim. Duke kërkuar informacione dhe kuriozitete në faqet shqiptare të Wikipedia, më janë hasur gabime drejtshkrimore në faqe të ndryshme. Doja të krijoja një profil dhe kam korrigjuar e redaktuar dhjetëra faqe në shqip.

Më është bërë një hobi redaktimi i faqeve në Wikipedia dhe vazhdoj të redaktoj e korrigjoj faqet këtu.

Lexim të këndshëm në Wikipedia!