Përdoruesi diskutim:Hormova

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Jump to navigation Jump to search
Kjo faqe këtu është vetëm për diskutim mbi përdoruesin Hormova. Wikipedia nxit diskutimin mes vullnetarëve të saj dhe nuk do të censurojë komente bazuar në pikëpamjet ideologjike ose politike. Wikipedia nuk do t’i ndryshojë komentet. Ato ose do të publikohen, ose do të fshihen nëse nuk i binden rregullave kryesore.
Shtyp këtu për të filluar një temë të re diskutimi.
Ju lutemi nënshkruani me: – ~~~~

Të gjitha komentet u nënshtrohen këtyre rregullave:

  • Përmbajuni temës!
  • Nuk lejohen: sharje, fyerje, fjalor i papërshtatshëm, gjuhë që përmban urrejtje, sulme personale, thirrje për dhunë ose çdo qëndrim tjetër jo i rregullt.
Përshëndetje, Hormova!
Anëtarët e Wikipedia-s shqip të urojnë mirëseardhjen.

Hormova, kjo është faqja juaj personale (aktualisht gjendesh në faqen personale të diskutimeve). Mirë do të ishte që faqja personale të plotësohej me disa informacione për veten dhe për qëllimin tënd në Wikipedia-n shqip, nëse ke një të tillë. Kujdes! Faqet e përmendura më sipër nuk janë faqe për të vendosur tekst enciklopedik apo një mënyrë për të shkruar artikuj. Materiali i vendosur te to nuk do të shfaqet në motorët e kërkimit të internetit.

Për tu përfshirë më lehtë në komunitet dhe për të rritur frytin e punës tënde, të këshillojmë të shkosh te Portali i Komunitetit.

Mos harro që anëtarët e Wikipedia-s shqip janë punëtorë vullnetarë dhe ndihmojnë me gjithë dëshirë kështu që, mos ngurro të shtrosh pyetje.

Puna e mbarë!

If you don't understand Albanian, please ask for assistance here.


Përshëndetje Hormova, mirëserdhe në Wikipedian në shqip !
Gtk-dialog-info.svg

Kjo është faqja juaj e diskutimit, në të cilën do të merrni mesazhe nga përdoruesit e tjerë. Në qoftë se ke pyetje mund të adresohesh pa ngurrim tek Oda e fillestarëve, ku një përdorues me eksperiencë do të ketë mirësinë të të përgjigjet sa më shpejt.

Përpara se të redaktoni një faqe në Wikipedia ne do t’iu rekomandonim të lexonit se si redaktohet dhe formatohet një faqe. Gjithashtu është e këshillueshme që të përdorni livadhin tonë për të eksperimentuar përpara se të redaktoni një artikull në Wikipedia. Në qoftë se dëshironi të krijoni një artikull të ri ndiqni Kujdestarin e artikujve, i cili do t’iu ofrojë ndihmë hap pas hapi. Kujdes, ju nuk duhet të kopjoni tekst nga faqet e tjera në internet dhe ta vendosni në Wikipedia! Gjithashtu gjatë katër ditëve të para të krijimit të llogarisë nuk do të mund të zhvendosni faqe nën një titull të ri alternativ.

Për t’iu përgjigjur një mesazhi nga një përdorues tjetër, duhet të shkoni në faqen e tij të diskutimit dhe të shtypni komandën “Shto një temë (të re diskutimi)”. Mos harro që diskutimet e tua duhet ti nënshkruash me (~~~~) ose thjesht shtyp butonin Insert-signature.png në fund të mesazhit tënd.

faqen tuaj të përdoruesit ju mund të shkruani shkurtimisht rreth vetes tuaj në mënyrë që wikipedianët e tjerë të të njohim më lehtë. E këshillueshme do të qe përdorimi si stampës {{Babel}}. Në qoftë se dëshiron ti mund të vendosësh edhe vendbanimin tënd aktual në hartën e wikipedianëve.

Mos harroni të ndryshoni preferencat tuaja.

Wikipedianët të urojnë punë të mbarë! --Udha 15 Shkurt 2018 19:17 (CET)

Në ndihmën tënde janë faqet:


Sockpuppet? Hatake? Click here!


Vërejtje[Redakto nëpërmjet kodit]

Përshëndetje Hormova. Përkthimi i faqes Lekli që ke bërë nuk është i mirë. Të lus që në të ardhmen të mos i përkthesh në mënyrë automatike, sepse nuk dalin të mira. Përkthimet e dobëta do të detyrohem t'i fshij ashtu si kontributet e sockpuppet-ëve.--Udha (diskutimet) 16 Shkurt 2018 14:24 (CET)

Përshëndetje Udha. Falënderoj Βατο për pritjen dhe ty për pritjen dhe vërejtjen, nëse ke mirësinë të ma paraqesësh ku nuk ishte bërë si duhet përkthimi, do të sigurohem që ta përmirësoj. Nuk e kuptoj se çfarë do të thuash me fshirje për përkthim të dobët dhe sockpuppet?
Or taj, nuk eshte e thene te kesh njohuri nga wikipedia per te ditur c'eshte nje perkthim i dobet :) Mos harro te shtosh nje email--Udha (diskutimet) 16 Shkurt 2018 15:11 (CET)
Taj? Nëse nuk ke çfarë të paraqesësh atëherë nuk ke çfarë të gjykosh. Kur hyra shkruante "me dëshirë". Kuptova tani se ç'qënke këputur me përkthimin e keq, shtove një kllapë, një numror dhe një fjalë, hë mo të lumtë! --Hormova (diskutimet) 16 Shkurt 2018 17:41 (CET)
Nuk thashe qe e ke obligim ta shtosh emailin Hatake. Nese do shtoje.
Përshëndetje. @Udha, e njoh pak çështjen, dhe më vjen shum keq që në vend që të kontribuohet në mënyr ndërtuese në këtë enciklopedi (po ju ri-kujtoj që është e vetmja në shqip), po humbisni kohën me gjëra personale. Shpresoja që ta zgjidhëshit problemin në tjetër mënyr por nuk ndodhi, njëri u bllokua nga sq.wiki dhe krijon sockpoppets, ndërsa tjetri po humbet kohën e vet për ta zbuluar.
@Hormova, në qoftë se nuk e di, në këtë periudhë ësht një përdorues i bllokuar që s'mundët të redaktoj më në Wikipedia-n shqip por vazhdon me të krijuar llogari të reja (sockpuppets). Kjo është sjellje e ndaluar sipas udhëzimeve të Wikipedia-s. Udha mendon se ti je një sockpuppet e masterit Hatake. Në qoftë se do veprosh si ai, do jet e thjesht që të bllokoj një Administrues. P.S. Firmosni komentetΒατο (diskutimet) 16 Shkurt 2018 16:37 (CET)
Kuptoj, pra qenka një përdorues me një kontribut disavjeçar ndaj të cilit qenkan marrë masa për arsye moszbatimi të një etike komunikative. Po mirë, por ç'kusur kam unë që mendon ashtu Udha për mua? Hamendjet, pandehmat, a përbëjnë bazë të mjaftueshme për të gjuajtur tjetrin me fjalë? Pastaj, më zhbëri edhe çka punova tek Labërishtja (i kushtova gati gjysmë ore për ta përshtatur nga përkthimi i keq). Rrofsh për shenjat që përdore, tani i kuptova rolin e dy pikave në kryeradhë, gjarpërushes dhe kësaj mënyre të shkruari me të vogla.--Hormova (diskutimet) 16 Shkurt 2018 17:41 (CET)
Edhe me socks tjerë luaje këtë rolin e naivit. Mund ta marrësh me mend si gajasem duke i lexuar komentet e tua pasi te bllokohen sock-et. Lëre pastaj kur na flet ti Hatake për "etikë komunikimi"--Udha (diskutimet) 16 Shkurt 2018 18:24 (CET)
Më duhet të të them që ke ngatërruar adresë a derëbardhë, nuk jam as Hatake e as gjurmashka e tij. Unë u nisa vetëm të kontribuoj për viset e krahinës sime dhe çka e përbën, nuk e di ç'ke ti me veten a të tjerët, por me sa kuptova nga Batua: paske shpënë kohën tënde dëm. Nuk është fisnike t'i grishësh edhe të tjerët në lojën tënde të humbjes së kohës, megjithëse mjerimi shoqëri do thotë një shprehje. Nejse, qofsh shëndosh --Hormova (diskutimet) 16 Shkurt 2018 18:39 (CET)
Ja te ta rikujtoj Hatake se te paska kapur skleroza. Fukingusername, Biberi dhe Perralla jane tre socks te Hatakes qe i kam zbuluar une i pari dhe me pas jane bllokuar. Ne te tri rastet pretendoje se nuk je Hatake, se je "vellai" "tezja" apo "halla" e tij.--Udha (diskutimet) 16 Shkurt 2018 23:37 (CET)
Për zbulime të rëndësishme kontribuo në këtë artikull. Këto laj-thajet e tua në përpjekje për t'i dhënë rëndësi vetes gjoja se po gjuan shtrigat e Salemit të wikipedia-s m'i kurse më mirë. Flefsh rehat --79.171.53.241 17 Shkurt 2018 00:24 (CET)
Ki miresine dhe mos redakto ne artikujt ku ke redaktuar me sock tjere, sic bere te Naim Frashëri--Udha (diskutimet) 18 Shkurt 2018 19:39 (CET)

IPs[Redakto nëpërmjet kodit]

Te tuat jane keto kontribute? Po keto? Mundesisht edito me nofke, jo me IP, per sigurine tende dhe per ate te komunitetit.--1l2l3k (diskutimet) 17 Shkurt 2018 01:09 (CET)

Po. Mendoja se isha ende i hyrë në llogari. Ndjesë, nuk e kisha për qëllim të dëmtoja gjë siç edhe mund të shihet. Rrofsh për këshillën --Hormova (diskutimet) 17 Shkurt 2018 11:07 (CET)