Përdoruesi diskutim:Leke Mjeku
Kjo faqe këtu është vetëm për diskutim mbi përdoruesin Leke Mjeku. Wikipedia nxit diskutimin mes vullnetarëve të saj dhe nuk do të censurojë komente bazuar në pikëpamjet ideologjike ose politike. Wikipedia nuk do t’i ndryshojë komentet. Ato ose do të publikohen, ose do të fshihen nëse nuk u binden rregullave kryesore.
|
Të gjitha komentet u nënshtrohen këtyre rregullave:
|
se pari urime per zellin, se dyti nese i perket nje bindje apo feje te caktuar mos shkruaj thjesht perkthime per fete apo besimet e tjera, leri besimtaret e asaj feje te shkruajne per fete e tyre,..
- Tjeta i paemer! Falemnders për urimet tuja, i çmoj sak! Tash m duket se e prishe mas urimeve. Së parit po të tham un ty diçka. Ti e askush nuk ka të drejt e nuk me ndalon me shkru at që du un. Së dytit, besimi jem nuk ka ça të duhet se asht diçka vetjake (personale), e si njerëz, individë me sfer private besimi met puna jeme e e drejta jeme. Megjithkte besimi jem nuk asht i msheht(sekret), e nuk kam marre ta tham botnisht se i përkas fesë së krishtenë. Ashtu! N.q.s. përkthimet e mia nuk të pëlqejn ankoju te drejtusit e Vikipedias. Megjithse nuk t kam borxh ndonji shpjegim, po të njoftoj se artikujt i kam përkthy nga vikipediat e tjera që askush mos të thojn mandej se i kam xjerr nga vedi jem, i kam shpik un apo jan pa referenca. D.m.th. asnjansia e artikujve asht e sigurume prej vikipediave tjera, por edhe prej mejet.
- Të jam sak mirnjohs për urimet, por jo për kohën që prisha tu të shkru kto rreshta! E tjeterher shkruje emnin a nofken tande, sa për dijeni jo për gja tjeter.
Hajt shndet e jet tash!Leke Mjeku 15 Korrik 2010 20:45 (CEST)
urime
[Redakto nëpërmjet kodit]Fjalet e urta qe kishe shkruar jane me te vertete te mrekullueshme dhe flasin hapur per realitetin.A mund te shkruaje edhe disa te tjera te tilla.Me respekt scorpion.
- Po pata koh me gjith qef! Shndet!Leke Mjeku 15 Korrik 2010 20:45 (CEST)
tung
[Redakto nëpërmjet kodit]tung ju përshëndes dhe ju lutem pasi i kamë thënë edhe anëtarëve tjerë të wikipedias që qdo faqe që e hap ju mos e hapni vetëm titullin por shkruaj më shumë për të edhe pse nuk i kam parë redaktimet e tuaj. Ju faliminderit
- Mos fol palidhje. Leke Mjeku ka krjuar disa nga artikujt më kualitativ që Wikipedia shqip përmban. --Λeternus 3 Janar 2010 17:21 (CET)
Tjeta
[Redakto nëpërmjet kodit]Zotëri, me ç'të drejtë ju riformoni ktu sipas qejfit tuaj? Se vendosët referencat ju prishët gjithë pjesën tjetër. Dhe pse hoqët fotot? S'është e drejtë kjo karshi punës së tjetrit, biles ARROGANCË prapanike. --User:Hatake 22 Qershor 2010 19:14
- Hej Hatake!Un nuk kam riformu ndonjisend! Un e shtypa "ktu"-hin e shikova edhe historikun por emni jem nuk del aty askund. Mandej referencat mor zotni nuk prishin asgja se mund të hiqen. Un nuk maj mend se kam hek ndonji foto, prandaj arrogancen prapanike maje për vedi se un nuk të kam ba gja, sa për dijeni tanden un kam respekt për punen e tjetrit, nuk ka problem se ça ai shkrun. Mandej kushdo ka të drejtë të përmirsojë punën e tjetrit për të mirën e Vikipedias, jo për lavdi a merita vetjake. Hajt tung tash! Leke Mjeku 15 Korrik 2010 20:45 (CEST)
Desha t'ju pyes vetëm për gjëra që kanë të bëjnë me artikuj të Wikipedias por veç jo publikisht. Në qoftë se nuk keni mundësi ma thoni ju lutem që të mos pres kot. Faleminderit. Gentius 19 Nëntor 2010 10:35 (CET)Gentius
__________________________________________________________________________________________________
- Faleminderit për përgjigjen. Nuk kam ndonjë problem me çiltërsinë por desha të marr kontakt me ju se mendova se mund të më ndihmoni edhe ju duke u bashkuar ndoshta edhe me të tjerë me qëllim që t'i bëhet qëndresë disa tipave këtu tek Wikipedia që shkruajnë duke bërë propagandë ideologjike dhe fetare për fenë islame. Ngaqë kam patur shpesh konflikte me disa prej tyre kam parë se janë të organizuar si grup duke i dhënë privilegje si administratorë dhe burokrat njëri-tjetrit me qëllim që të kontrollojnë përmbajtjet e artikujve me këtë temë duke mos lejuar që të kontribojnë në to autorë të tjerë me mendime devijuese ose të kundërta. Kështu psh. kanë bllokuar redaktimin e disa artikujve pasi unë i kisha ndryshuar sipas parimeve të besnikërisë ndaj fakteve historike dhe duke iu referuar me prova autorëve historianë dhe shkencorë seriozë nga e gjithë bota dhe jo duke predikuar për fenë islame ose duke bërë reklamë për organizata të kësaj feje. Unë nuk kam gjë kundra kësaj forme reklame por një enciklopedi si Wikipedia s'është vendi për këtë punë. Ajo është për të gjithë njerëzit dhe prandaj duhet të jetë e paanëshme duke përmendur në mënyrë jo-tendencioze mundësisht vetëm faktet nga historia dhe e sotmja.
- E shoh si të vetmen mundësi për t'iu kundërvënë atyre që të mblidhen një numër sa më i madh anëtarësh në mënyrë që t'i detyrojnë ata me anë votimit në kuvend për të vendosur demokratikisht se cili version i artikullit të vendoset.
- Mendoj se e keqja nuk duhet injoruar por duhet përballur me të paktën po atë angazhim me të cilin edhe ajo punon se përndryshe do të na hipi në kokë dhe atëherë do të jetë tepër vonë siç ka qenë shpesh në historinë e këtij populli. Gentius 14 Janar 2011 21:52 (CET)
- Tjeta Gentius! Çiltërsi për çiltërsi! Më falni për përgjigjen e vonume, por siç ju shkruva + ma par, un rrall e vizitoj Vikpedian shqipe. Hahaha! Asht qesharake, sepse kjo asht ken edhe 1 nga arsyt se pse un e kam braktis Vikipedian shqipe. Ma në fund doli dikush që s'ka frikë ta thotë të vërtetën për administruesat e vikipedias. Kto konflikte që keni ju tani i kam pas + un para jush. Un ma par i kam qujt ata Zotat e pronart e Vikipedias shqipe. Sa keq që nuk kemi qenë bashkëkohësa e bashkëpuntorë të vikipedias para disa vjetësh. Kto që po përmendni ju tani i kam than un me kohë. Po më vjen sak mirë që ma në fund edhe dikush tjetër mendon si un për realitetin e Vikit. Kjo tregon se ka ende shqiptarë të vërtetë, të drejtë, arsim e vërtetëdashës. Edhe un kam ken fill i vetëm përball këtyne administratorash mediokra e mendjengushtë, egoista e fanatikë qorra, injoranta e trushplarë, të pandërgjegjshëm e burracakë, hipokrita e regresista, prepotenta e impotenta etj.etj. Me këta lloj njerzish të paaftë e maniakë asht e pamujtun me bashkëpunu. Mirse erdhët në realitetin e shëmtum të Vikit shqiptare. Që dikush të mund të japë ndihmesën e tij në Viki, ai duhet të shkruajë e heshtë, e mos tu bjerë ndesh shkrimeve, interesave e bindjeve të fanatikëve të keqdrejtuesve e keqmbarshtuesve të Vikit. Hahaha! Më falni! Vikpedia, fatkeqsisht asht ba 1 rrjet propagande e predikimi islamist. Më vjen keq, por siç e kam than + përpara, fatkeqsisht, ata e kan marrë në dorë dhe e zotërojnë vikipedian. Ne nuk mund ti rrëzojmë këta "pronarë" të vikipedias sepse ata përkrahin e mbështesin njeni-tjetrin në çdo rast e me çdo kusht. Por, nqs mendoni se mund të arrijmë diçka së bashku atëherë do mundohem t'ju mbështes e përkrah në çdo gjë që është e drejtë dhe e vërtetë. Hahaha! Kini kujdes! Tash ata e dinë! Ju jeni kundërshtari e "armiku" i tyne i hapun! Un jam i vjetri, s'ka problem! Shndet! Me nderime Leke Mjeku 16 Janar 2011 22:14 (CET)
- Nuk kam pse të kem kujdes ose frikë (ata le të më rruajnë...!). I vetmi shqetësim që kisha dhe kam është që ata, duke marrë vesh këto përpjekjet e mia dhe tonat të fillojnë të vihen në lëvizje dhe të marrin dreqi e di se ç'masa kundra dhe të prishin punë.
- Nuk do të ma kishte marrë mendja se edhe në shekullin e 21-të do të duhej të bëhet e njejta punë si ajo e rilindasve para dy shekujve dhe do të kishte në këtë popull akoma pasardhës të Haxhi Qamilit me shokë. Nuk kam gjë kundra lirisë së besimit dhe kur dikush dëshiron të besojë në këtë fe por veç kundra këtyre horrave që kush e di se kush mullah ose sheik islamist nga vendet islamike i paguan në mënyrë që propagandojnë për idetë jo islamike por islamiste, pra me karakter ideologjik dhe politik, se ata despotë orientalë fërkojnë duart kur gjejnë një vend dhe mundësi në Evropë ku të fusin pak këmbët dhe janë të gatshëm të hedhin dollarët me grushta. Aq më e trishtueshme është kjo kur sheh se këto vegla të tyre janë pikërisht nga ato vise, dmth. të ish-Jugosllavisë, që e kanë provuar deri vonë mirë se kryesisht për arsye të tendencave orientale dhe islamike janë trajtuar si njerëz të dorës së dytë. Dhe megjithatë vazhdojnë edhe sot të simpatizojnë me ato vende dhe madje të vihen në shërbim të forcave të errëta fashistoide që punojnë kundra Evropës dhe perëndimit, të atij perëndimi që u solli lirinë, pavarësinë dhe demokracinë. Këtë fakt të thjeshtë moral ata nuk arrijnë ta kuptojnë duke folur nga ana tjetër vetëm për moralin e shtratit a thua se e gjithë jeta përbëhet vetëm nga marrëdhëniet seksuale, këto janë idetë primitive që i mësojnë si dogma fetare!
- E shoh si të vetmen mundësi atë të kuvendit. Me sa kam mësuar unë administratorët nuk janë të plotfuqishëm. Ata kanë më shumë të drejta në mënyrë që psh. të ndërhyjnë dhe të ndalojnë shkeljet, abuzimet ose vandalizmat nga ana e anëtarëve të tjerë dhe jo të shpërdorojnë pozitën që kanë duke ndaluar dhe bllokuar kontributin dhe punën e lirë dhe serioze krijuese të të gjithë të tjerëve vetëm pse nuk u pëlqejnë mendimet e tyre. Ata nuk janë censorë. Prandaj quhet Wikipedia "Enciklopedia e lirë".
- Mendoj se duhen aktivizuar sa më tepër anëtarë që të marrin pjesë në kuvend. Kjo është e vetmja rrugë për të frenuar jo vetëm këtë gjendje por edhe për rritjen e cilësisë në përgjithësi, si psh. duke vendosur edhe që të zhduken artikuj të dobët nga ana gjuhësore dhe që nuk plotësojnë rregullat elementare të hartimit të artikujve enciklopedikë. Sa më shumë që të rritet cilësia duke larguar "plehrat", aq më tepër do të rriten pretendimet në përgjithësi duke bërë që të marrin pjesë më shumë anëtarë me nivel më të lartë kulturor. Kështu nuk do të arrinijnë të mbijetonin në Wikipedia as këta tipa. Përderisa të mbizotërojë ky nivel i ulët, ata do të kenë epërsi se "ujku mjegull do".
- Puna me kuvendin mund të bëhet në këtë formë: të vendoset një temë e caktuar psh. një ose disa artikuj të afërt nga tematika për një kohë, psh. për një javë në kuvend, ku sa më shumë anëtarë, që duhet të merren vesh më parë bashkë duke "lënë takim" për këtë kohë në kuvend dhe të votojnë në mënyrë demokratike me "pro" ose "kundra" mbi atë se cili version i dikutueshëm të qëndrojë aktualisht në faqen kryesore të artikullit. Kjo formë votimi mund të përdoret edhe psh. për t'i hequr edhe ndonjë administratori ose burokrati despot të drejtat në rast se ai shkel rregullat më elemantare.
- Pra detyra kryesore është se si të lajmërohen dhe sensibilizohen për këtë punë sa më shumë anëtarë seriozë. Për këtë do të desha mendimin dhe ndihmën tënde. Përshëndetje, Gentius 18 Janar 2011 19:12 (CET)
- Tjeta Gentius!Kur njeriu merr masa kunder diçkaje, ai duhet të marrë më parë parasysh, rrethanat, vendin dhe mundësitë. Ai s'duhet ta mbivlerësojë e as nënvlerësojë atë(ato), por të jetë realist. Un as(kurr)sesi s'du me ju dhan tash mend e me ju këshillu, por veç me ju paralajmëru. Ju lutem mos ma merrni për keq! Thjesht po mundohem t'ju ndihmoj, si njohës i vjetër i Vikipedias shqipe dhe pronarëve të saj. Ju i matni njerzit sipas kutit tuaj, e kjo asht e gabume. Ju nuk mund të kërkoni drejtësi tek të padrejtët, ndërgjegjshmëri tek të pandërgjegjshmit etj. Pra, ju s'mund të kërkoni nga të tjerët veti apo aftësi që ata nuk i zotërojnë. Nuk është gja e mirë, kur dikush pa ngurrimin ma të vogël të fshin mundin e punen tënde ne 1 sekondë, kur ti ke bërë 2-3 orë a më shumë për ta shkruar atë, ke prishur aq shumë energji e kohë duke ndihmuar në këtë projekt, e as që të respektohet apo merret parasysh ndihmesa jote. Këtu po flas për vehten time. Por edhe ju e keni përjetu realitetin e këtij vendi. Ju është fshirë puna e mundi që keni bërë, e ju nuk mund të protestoni, ankoheni, kërkoni drejtësi apo ndërmerrni diçka kundër kësaj. Ju mund ta bëni por nuk do ndryshoni asgjë, veçse do të keni më tepër zhgënjime e zemërime. Ky pra është realiteti i shëmtum i Vikit shqip. Siç e keni vënë re Vikipedia sundohet nga një grup kosovarësh "të mençur" që përkrahin e mbështesin njeni-tjetrin kudo e kurdo. E për fat të keq shumica e shkruesve këtu vijn nga vendet ish jugosllave (kjo asht edhe arsyja se pse ata e mbështesin njeni-tjetrin), e një pakic gati e papërfillshme (nga numri e jo nga cilësia) vijn nga Shqipëria. Realiteti: pakica s'mund të ngadhnjejë kundër shumicës.
- Përderisa administratori ka të drejtën e fshirjes e bllokimit, e përdoruesi i thjeshtë jo, atëherë ai është "i plotfuqishëm" ktu. Admini mund edhe t'ju bllokojë, nën pretekstin se ju keni "vandalizuar, shkelur rregullat" e vikipedias apo "fyer". E ju s'mund të ndërmerrni asgjë kundër tij. E vërteta është se, ata e keqpërdorin me dashje pozitën e tyre, për ta mbrojtur atë nga më të aftët. Un e pash se shkrimet tuaja ishin të paanshme,cilësore e serioze, megjithatë ato ua fshinë.Pra, për mua kjo asht çensurë. Vikipedia (shqipe) Enciklopedia e lirë!!! Në parim, jo në fakt.
- Ju thoni se duhen aktivizuar sa më tepër anëtarë që të marrin pjesë në kuvend. Mirë! Po cilët? (Të mos harrojm se shumica e vikipedianëve vijn nga vendet ish-jugosllave.) Ku ti gjejmë? Si të binden që të mbështesin çështjen e drejtë?
- Kur shqiptarët e vërtetë dhe arsimdashës të kenë mjetet, mundësitë, (dëshirën, kohën) e të ndërgjegjësohen që të ndihmojnë këtu, atëherë mund të shpresohet që të përmbysen këta "mafioza" kibernetikë. Si të lajmërohen e sensibilizohen? Epo, ata duhet që të zotërojnë më parë ato që shkruajta më sipër. Pastaj tu bëhet thirrje në Youtube, Facebook, me Blogs e ku di un. Me nderime Leke Mjeku 20 Janar 2011 17:13 (CET)!
Tungjatjeta Lekë,
në lidhje me përshtatjen sipas rrethanave:
këtë e kam shumë të qartë. Që në rastin e këtyre tipave s'ke të bësh thjesht me fanatikë dhe injorantë por me horra dhe keqbërës të ndërgjegjshëm për atë që bëjnë, këtë e kuptova shumë shpejt pasi hyra në debate me ta, ku ata nuk mereshin fare me argumenta konkrete mbi çështjet e përmbajtjeve të artikujve në fjalë por vetëm me gjëra të përgjithshme duke iu shmangur diskutimit objektiv, shumë shpejt madje duke më kërcënuar me bllokim. Kështu që s'kam kurrfarë iluzioni dhe aq më pak shpresë që ata të sillen ndryshe pra nuk kërkoj prej tyre „të kenë veti dhe aftësi që ata nuk i zotërojnë“
Në lidhje me fshirjen e artikujve:
Unë nuk kam kurrfarë problemi në rast se një autor tjetër ma hedh poshtë artikullin që e kam shkruar unë duke e zëvendësuar me një tjetër shumë më kualitativ dhe informativ. Nëse jam unë dakord me idetë dhe pikëpamjet që përmban artikulli i tij, kjo është diçka tjetër, për këtë duhet diskutuar (natyrisht kur janë të dyja palët për dialog me argumenta dhe jo kur njëri thotë vetëm: „s'du!“) dhe në rast se palët nuk gjejnë linjën e përbashkët, të votojë për këtë kuvendi. Zgjidhje tjetër nuk ka. Por veç duhet edhe që në votim atje të marrin pjesë sa më shumë anëtarë.
Në lidhje me gjetjen e anëtarëve të tjerë:
Në qoftë se nuk ka mundësi tjetër, si psh. lajmërimin globalisht me anë të mekanizmave interne të Wikipedias (nuk e di a ekziston një mundësi e tillë), atëherë duhet marrë mundimi për t'i gjetur me anë të artikujve. Duket nga stili i shkrimit dhe formulimit edhe se nga është dhe ç'nivel ka autori i tij! Dhe duhen lajmëruar duke u shkruar atyre personalisht. Unë nuk shoh rrugë tjetër. Çdo punë e madhe fillon dikur e vogël! Një gjë e kam të qartë, siç ju shkruajta edhe më parë: po nuk u vumë në lëvizje vetë ne populli, nuk ndryshon gjë dhe u lihet terreni atyre që të bëjnë si të duan. Pikërisht duke neglizhuar dhe lënë pas dore u jepet edhe mundësia strukturave mafioze. Sapo aktivizohen njerëzit në shkallë të gjerë, struket dhe fshihet mafia.
Në lidhje me bërjen thirrje:
E shoh si një mundësi edhe lajmërimin me anë të medieve të tjera. Unë kam disa kontakte me disa qarqe gazetarësh të rinj dhe intelektualësh në Shqipëri dhe mund të përpiqem të gjej mundësinë dhe hapësirën për të bërë thirrje për këtë punë dhe që të anëtarësohen dhe aktivizohen sa më shumë njerëz. Për ato që shkruat ju, Youtube, Facebook etj, unë nuk kam shumë përvojë. Por pse jo, edhe atje. Për këtë do të më interesonin më tepër hollësi dhe mendimet tuaja. - Përshëndetje. Gentius 21 Janar 2011 01:17 (CET)
Kandidimi per admin.. i Koka11
[Redakto nëpërmjet kodit]--Koka11 23 Shkurt 2015 16:03 (CET) Koka11 (diskutim · kontribute) PËR --Rrjedha 23 Shkurt 2015 09:51 (CET)
- Arsyeja për kandidim. Kandidojë Koka11 - Ka qenë anëtar prej 2008 (nga redaktimi i parë),ka rreth 35000 redaktime dhe kontribute, afer 100 faqe, dhe kërkoj të mbështetet nga redaktorë të rregullt. Dhe unë për jam PËR ...nga Rrjedha. Votimi për kandidatin sepse si kandidat pranojë kandidaturën. ... e sponzorizuar nga --Rrjedha 23 Shkurt 2015 09:43 (CET)
Koka11 pranoi për administrues edhe unë kërkoi një votë për kandidatin dhe po kërkoj mështetjen tënde. Faliminderit . per votim me nderime Përdoruesi:Koka11 PS: Votimi bëhet këtu: WP:Kandidatura për administrues --User:Koka11
Ju keni ngarkuar figura që nuk janë përdorur në asnjë faqe. Mund ti fshini ose të gjeni artikujt e përshtatshëm ku mund të përdoren --OlsiBot (diskutimet) 9 shtator 2015 03:52 (CEST)
Ju keni ngarkuar figura që nuk janë përdorur në asnjë faqe. Mund ti fshini ose të gjeni artikujt e përshtatshëm ku mund të përdoren --OlsiBot (diskutimet) 9 shtator 2015 03:55 (CEST)
Faqet me ndryshime në pritje
[Redakto nëpërmjet kodit]Përshëndetje!
Ky është një mesazh gjysmë i automatizuar i dërguar te të gjithë personat që kanë veglat e kontrolluesit (duke përjashtuar administratorët). Kontrollimi është një privilegj i cili u jepet vullnetarëve, redaktimet e të cilëve kanë qenë të sakta dhe i kanë shërbyer komunitetit. Përveç privilegjit që t'u pranohen menjëherë redaktimet që bëjnë, kushdo që ka veglat e kontrolluesit ka gjithashtu përgjegjësinë për të kontrolluar redaktimet e të tjerëve. Kjo gjë mund të realizohet lehtësisht duke parë ndryshimet më të fundit me anë të një shtypjeje te butoni majtas që lexon Ndryshimet më të fundit. Një mënyrë tjetër për ta realizuar këtë gjë, është me anë të faqes këtu e cila gjendet te Faqet speciale. Faqja e mësipërme liston të gjitha faqet me ndryshime në pritje sipas kohës që ato janë kryer. Aktualisht, Wikipedia ka 148 kontrollues e megjithatë së shpejti do të kapim numrin e 500 faqeve me ndryshime në pritje nëse nuk fillohet kontrollimi masiv i tyre. Faqet me më shumë kohë në pritje kanë rreth 1 muaj aty. Nëse për 1 muaj bëhen rreth 500 faqe me ndryshime në pritje atëherë kuptohet që procesi i mirëmbajtes është një proces i cili duhet të jetë i vazhdueshëm pasi mund të dalë jashtë kontrollit me shpejtësi.
Ju lutem, ndihmoni të kontrollojmë ndryshimet në pritje dhe ç'është më e rëndësishmja, ndihmoni të ndërgjegjësojmë vullnetarët kontrollues në komunitetin tonë për privilegjet e përgjegjësitë që ata kanë. Konsideroni gjithashtu mundësinë e vendosjes së stampës {{Kontrollues topicon}} në faqen tuaj të përdoruesit për të treguar gjendjen tuaj si kontrollues si dhe për të bërë më të lehtë gjetjen dhe kontaktimin tuaj nga komuniteti në rast nevoje. Për çdo pyetje në lidhje me procesin e kontrollimit apo të vendosjes së stampës mos ngurroni të më shkruani në faqen time të diskutimeve. - Berishasinan (diskutimet) 24 maj 2019 16:05 (CEST)