Përpunimi grafik

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Jump to navigation Jump to search
Gjatë punës në libërlidhje

Përpunimi grafik është faza e fundit e përpunimit për prodhimin. Qëllimi i përpunimit grafik është formësimi i prodhimit grafik për përdorimin e përditshëm. Pasiqë për disa lloje të prodhimeve grafike duhet të përdoren teknologji të ndryshme, sot egzistojnë mbi 600 lloje të ndryshme për përpunimin grafik.

Klasifikimi teknologjik[redakto | përpunoni burim]

Përpunimi grafik ndahet në tri grupe sipas klasifikimit teknologjik:

Qëllimi i libërlidhjes është prodhimi dhe përpunimi i librit, revistave, kalendarëve, zarfave për përcjelljen e informacioneve, etj. Punimi i librit kalon nëpër shumë procese teknologjike, që fillon me prerjen dhe prerëzimin e letrës, palosjen dhe presimin, kompletimin, qepjen dhe ngjitjen, punimin e kopertinave dhe në fund lidhja e bllokut të librit me kopertinë.

Skica e punimit të kutive

Përpunimi i kartonazhës është proces i punimit të ambalazhit, nga letra, kartoni, poashtu edhe nga masat plastike. Prodhimet më të rëndësishme janë lloje të ndryshme të kutiave, qeseve, materialit për ambalazh, etj. Poashtu, p.sh. punimi i kutive, përbëhet nga punimi i veglës për shtancim, shtancimit, eleminimit,ngjitjes dhe paketimit të kutiave të gatshme për transport.

Përpunimi i letrës, apo konfekcioni i letrës është form%simi i letrës në forma të ndryshme dhe prodhime specifike si që janë fascikli, fletorja, konfekcioni i letrës dhe të ngjajshme.

Artikuj të lidhur[redakto | përpunoni burim]

Literatura[redakto | përpunoni burim]

Darko Babić: Uvod u grafičku tehnologiju - Samobor, 1998. ISBN 953-97441-0-5