Jump to content

Pakti i Çeliktë

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
(Përcjellë nga Pakti i Çelikut)

Pakti i Çelikut (gjermanisht: Stahlpakt, italisht: Patto d'Acciaio), i njohur zyrtarisht si Pakti i Miqësisë dhe Aleancës ndërmjet Gjermanisë dhe Italisë (gjermanisht: Freundschafts- und Bündnispakt zwischen Deutschland und Italien, italisht: Patto di amicizia e di alleanza fra l'Italia e la Germania) ishte një aleancë ushtarake dhe politike midis Italisë dhe Gjermanisë.

Pakti fillimisht u hartua si një aleancë ushtarake trepalëshe midis Japonisë, Italisë dhe Gjermanisë. Ndërsa Japonia donte që fokusi i paktit të synohej në Bashkimin Sovjetik, Italia dhe Gjermania donin që fokusi i tij të synohej te Perandoria Britanike dhe Franca. Për shkak të kësaj mosmarrëveshjeje, pakti u nënshkrua pa Japoninë dhe si rezultat, ai u bë një marrëveshje që ekzistonte vetëm midis Italisë fashiste dhe Gjermanisë naziste, e nënshkruar më 22 maj 1939 nga ministri i jashtëm Galeaco Kiano i Italisë dhe Joakim von Ribentrop i Gjermanisë.

Së bashku me Paktin Antikomintern dhe Paktin Trepalësh, Pakti i Çelikut ishte një nga tre marrëveshjet që përbënin bazën kryesore të aleancës së Boshtit.[1] Pakti përbëhej nga dy pjesë. Seksioni i parë ishte një deklaratë e hapur e besimit dhe bashkëpunimit të vazhdueshëm midis Gjermanisë dhe Italisë. Seksioni i dytë, "Protokolli Suplementar Sekret", inkurajoi një bashkim politikash në lidhje me ushtrinë dhe ekonominë.[2]

  1. ^ Cooke, Tim (2005). History of World War II: Volume 1 – Origins and Outbreak. Marshall Cavendish. fq. 154. ISBN 0761474838. Marrë më 28 tetor 2020. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  2. ^ Gibler, Douglas M. 2008. International Military Alliances, 1648–2008. Washington, D.C.: CQ Press. pp. 326–327.