Jump to content

Paleobotanika

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
(Përcjellë nga Paleobotania)
Një fosil gjetheje i ahut Europian (Fagus sylvatica) nga Plioceni i vonë rreth 3 milion vite më parë, i gjetur në Francë

Paleobotanika (rrejdh nga fjalët greke  paleo = i vjetër dhe "botanikë" = studimi i bimëve), është degë e paleontologjisë ose paleobiologjisë që merret me zbulimin dhe identifikimin e mbetejeve të bimëve nga kontekstet gjeologjike dhe përdorimin e tyre për rindërtimin biologjik të mjedisit të shkuar (paleogjeografik), evoluimin dhe historinë e bimëve që kanë pasur influencë në evolucionin e jetës në përgjithësi. Një sinonim i saj është edhe paleofitologjia.

Paleobotanika përfshin studimin e fosileve të bimëve tokësore, si dhe studimin e fotoautotrofeve prehistorike detare, të tilla si algat fotosintetike , algat e detit ose leshterikët. Ajo ka një lidhje të ngushtë edhe me fushën e palinologjisë, e cila merret me studimin i sporeve dhe polenit të fosilizuar dhe ekzistuese.

Paleobotanika është e rëndësishëm në rindërtimin e sitemit ekologjik dhe klimës së lashtë, të njohura respektivisht si paleoekologji dhe paleoklimatologji; gjithashtu është themelore për studimin e zhivllimit dhe evolucionin e bimëve të gjelbëra.

Paleobotanika është bërë shumë e rëndësishme edhe në fushën e arkeologjisë, kryesisht për përdorimin e fitoliteve në datimet relative dhe në paleoetnobotanik.

Themelimi i paleobotanisë si një disiplinë shkencore mund të shihet që në fillimet e shekullit të XIX, sidomos në punimet e paleontologut gjermane Ernst Friedrich von Schlotheim, fisnikut dhe studiuesit çek (nga Bohemia) Kaspar Maria von Sternberg dhe botanistit francez Adolphe-Théodore Brongniart.[1][2]

Një mostër nga Devonian i Ulët, Rhynie Chert në Skoci

Fosilet e bimëve

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Bimë fosile quhet ajo pjesë e bimës  që është ruajtur për një kohë të gjatë (që nga koha e vdekjes ose tharjes). Të  tilla fosile mund të japin përshtypjen se janë prehistorike dhe shumë milion vjeçare të vjetra, ose mund të jenë pjesë e qymyreve që janë vetëm disa qindra vite të vjetra. Bimët prehistorike, janë grupe të ndryshme bimësh që kanë jetuar përpara se të lindet shkrimi ( rreth 3500 para erës sonë).

Ginkgoites huttonii, Jurassic-u i mesë, Yorkshire, Britani e Madhe. Gjurmë gjetheje që ruhet e kompresuar. Ndodhet në Muzeun e Paleontologjisë Mynih, Gjermani.

Grupet fosile të bimëve

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
Stigmaria, një fosil i përbashkët i rrënjës së pemëve. Karboniferi i Sipërm nga verilindnja e Ohio-së.
Myk i jashtëm i Lepidodendron nga Karboniferi i Sipërm, Ohio.

Disa bimë kanë mbetur të pandryshuara gjatë gjithë kohës gjeologjike të tokës. Bimë  prehistorike të tilla si Ginkgo biloba dhe Sciadopitys verticillata janë të njëjtat sot me ato të gjetura në bimët fosile që kanë jetuar më parë. Ndërsa bimë të tjera, kanë ndryshuar rrënjësisht, ose janë zhdukur tërësisht.

Disa shembuj të bimëve prehistorike janë:

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
  • Araucaria mirabilis
  • Archaeopteris
  • Calamites
  • Dillhoffia
  • Glossopteris
  • Hymenaea protera
  • Nelumbo aureavallis
  • Pachypteris
  • Palaeoraphe
  • Peltandra primaeva
  • Protosalvinia
  • Trochodendron nastae

 Paleobotanist të shquar

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
  • Edward W. Berry (1875–1945), paleoekolog dhe fitogjeograf
  • William Gilbert Chaloner (1928-)
  • Isabel Cookson (1893-1973), bimët e hershme vaskulare, palinologe
  • Dianne Edwards (1942-), colonisation of land by early terrestrial floras
  • Thomas Maxwell Harris (1903–1983), Mesozoic plants of Jameson Land (Greenland) and Yorkshire.
  • Robert Kidston (1852-1924), early land plants, Devonian and Carboniferous floras, and their use in stratigraphy
  • Birbal Sahni (1891–1949), Revision of Indian Gondwana Plant
  • Dunkinfield Henry Scott (1854–1934), analysis of the structures of fossil plants
  • Constantin von Ettingshausen (1826–1897), Tertiary floras
  • Kaspar Maria von Sternberg (1761–1838), the "father of paleobotany"
  • Franz Unger (1800–1870), pioneer in plant physiology, phytotomy and soil science
  • Jack A. Wolfe (1936–2005), Tertiary paleoclimate of western North America
  • Gilbert Arthur Leisman (1924–1996), known for work on Carboniferous lycophytes of central North America.
  1. ^ "Brongniart, Adolphe-Théodore". www.encyclopedia.com (në anglisht). Encyclopedia.com: FREE online dictionary. Marrë më 22 shkurt 2017.
  2. ^ Cleal, Christopher J.; Lazarus, Maureen; Townsend, Annette (2005). "Illustrations and illustrators during the 'Golden Age' of palaeobotany: 1800–1840". përmbledhur nga Bowden, A. J. (red.). History of palaeobotany : selected essays. London: Geological Society of London. fq. 41. ISBN 9781862391741. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)

Për lexim të mëtejshëm

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
  • Sur la classification et la distribution des végétaux fossiles en général, et sur ceux des terrains de sediment supérieur en particulier, 1822 {{citation}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  • Botanical nomenclature and plant fossils, 2010 {{citation}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  • International Code of Botanical Nomenclature (Saint Louis Code), 2000 {{citation}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  • Proposed additions to the International Rules of Botanical Nomenclature adopted by the fifth International Botanical Congress Cambridge1930, 1935 {{citation}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  • International Code of Botanical Nomenclature: Adopted by the Seventh International Botanical Congress; Stockholm, July 1950, 1952 {{citation}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  • International code of botanical nomenclature (Vienna Code) adopted by the seventeenth International Botanical Congress, Vienna, Austria, July 2005, 2006 {{citation}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  • Archaeopteris is the Earliest Modern Tree, 1999 {{citation}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  • Proposed additions to the International Rules of Botanical Nomenclature suggested by British palæobotanists, 1935 {{citation}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  • Fragments of the Earliest Land Plants, 2003 {{citation}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  • Wilson N. Stewart and Gar W. Rothwell. 2010. Paleobotany and the Evolution of Plants, Second edition. Cambridge University Press, Cambridge, UK. ISBN 978-0-521-38294-6978-0-521-38294-6.
  • Thomas N. Taylor, Edith L. Taylor, and Michael Krings. 2008. Paleobotany: The Biology and Evolution of Fossil Plants, 2nd edition. Academic Press (an imprint of Elsevier): Burlington, MA; New York, NY; San Diego, CA, USA, London, UK. 1252 pages. ISBN 978-0-12-373972-8978-0-12-373972-8.

Lidhje të jashtme

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]