Peshkopi Filaret
Appearance
Peshkopi Filaret (Miqeviq) është një prift i kishës ortodokse serbe të cilit deri në shtatorë të vitit 2007 i ishte ndaluar hyrja në Malin e Zi sepse gjykata e Kombeve të Bashkuara për krime lufte e kishte vënë priftin në listën e personave të dyshuar si ndihmës të kriminelëve të arratisur të luftës në ish Jugosllavi.
Në shtatorë të 2007 pas një greve urie 10 ditëshe të priftit dhe shkuarjes së tij në spital me ndihmen e një marrëveshje të ministrave të punëve të jashtme të Malit të Zi (Milan Roçan) dhe Serbisë (Vuk Jeremiq), peshkopi Filaret mund të hynte në territorin e Malit të Zi. Lejimi i hyrjes së tij ishte i kushtëzuar me një shoqërues special vetëm për të kryer detyra fetare [1].
Eparki
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Burimi i të dhënave
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- ^ "VOA:Mali i Zi do ta lejojë Peshkopin Filaret të bëjë vizitë të mbikëqyrur". Arkivuar nga origjinali më 10 shtator 2007. Marrë më 9 shtator 2007.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!)