Petros Furiqis
Petros Furiqis ose Petros Fourikis (Salaminë 1878 - Athinë 1936) ishte filolog, historian, folklorist dhe gjuhëtar grek.[1]
Jeta dhe vepra shkencore
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Petros Furiqis, lindi në Salaminë më 20.5.1878. [2] Ai ishte i biri i Anagnostit dhe i Semiramisit. Ndoqi shkollën fillore dhe më pas shkollën greke të Salaminës (1884-1891) dhe shkollën e mesme të Pireut (1891-1895). Studioi për letërsi në Universitetin Kombëtar të Athinës .
Më 1904, Furiqis u emërua mësues në Shkollën Trishkallëse Greke të Salaminës. Dha dorëheqjen pasi u transferua dhe u mor sistematikisht me historinë, arkeologjinë, gjuhësinë dhe folklorin. Ai u regjistrua dhe ndoqi kurse në Fakultetin Juridik të Universitetit Kombëtar të Athinës nga viti 1909 deri në vitin 1913. Më 1914 u emërua redaktor i posaçëm i Fjalorit Historik të Gjuhës Greke dhe nga viti 1917 u emërua redaktor i rregullt i tij. Më 1916 u bë anëtar i rregullt i Shoqatës së Folklorit Grek . Në vitin 1921 u zgjodh sekretar i Shoqërisë Shkencore të Athinës. Në prill 1921 u emërua anëtar i Komitetit të Toponimeve të Greqisë. Në nëntor 1925 ai u bë anëtar i Shoqatës Arkeologjike Athinase. Në vitin 1928 ai u shpall doktor i shkencave filologjike i Fakultetit Filozofik të Universitetit të Athinës. Në mars 1929 ai kandidoi për senator në krahinën e Atikës dhe Beotisë me Partinë Liberale, por nuk arriti të zgjidhej. Në dhjetor 1929 u bë kontribues i rregullt i Arkivit Folklorik të Akademisë së Athinës, drejtor i të cilit emërua në janar 1932. Në nëntor 1932 ai mori drejtimin e revistës Athina, që e botonte Shoqëria Shkencore e Athinës.
Petros Furiqis ka dhënë një kontribut të shquar në studimet gjuhësore dhe kulturore arvanite[3]. Ai përfaqëson fazën e konsolidimit të studimeve arvanite në Greqi. Ai birësoi alfabetin latin të Kongresit të Manastirit për të përshkruar të folmet arvanite të Atikës[4]. Deri në atë kohë përdorej alfabeti grek, përjashtuar K. Reinholdt-in, i cili përdori alfabetin latin.
Petros Furiqis ka shkruar rreth 30 studime për gjuhën, folklorin, arkeologjinë etj.[5] Ndër më kryesoret e tij janë: Πόθεν το εθνικόν Αρβανίτης (Prejardhja e etnonimit "arvanit"), 1931 dhe Η εν Αττική ελληναλβανική διάλεκτος (Dialekti i arvanitëve të Atikës), 1932-1933. Këta dy tituj janë ndër më të cituarit e autorit në studimet albanologjike. Prejardhja e etnonimit "arvanit" është përkthyer në gjuhën shqipe[6].
Në fund të vitit 1935 Furiqis pësoi një goditje cerebrale, prej së cilës nuk u shërua. Vdiq më 4 prill 1936. [Shënim 1]
Përkatësia etnike dhe martesa
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Petros Furiqis ka qenë arvanit. Një dëshmi e jashtme është edhe mbiemri i tij. Sipas asaj që ai vetë ka shkruar, [7] mbiemri i tij shpjegohet nëpërmjet arvanitishtes, me prejardhje nga apelativi furrik. [8]
Ai ka qenë i martuar me Ekaterini Furiqin, me prejardhje nga familja Stithopoulou, nga ishulli Zakynthos .
Shënime
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- ^ Sipas një dëshmie të profesorit Emmanuil Kriaras, Furiqis pësoi goditje cerebrale në zyrën e vet tek Akademia e Athinës, sapo mori vesh rikthimin e mbretit Gjergj II i Greqisë nga Joanis Metaksas më 25 nëntor 1935.
Referime
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- ^ Αναστάσιος Π. Καραντής, Πέτρος Φουρίκης (1878-1936) στο: Γάμος και γαμήλια σύμβολα στη Σαλαμίνα, εκδ. Θάμυρις, Αθήνα, 1996, σελ. 11 κ.ε.
- ^ Te dhënat biografike te P. Furiqit jane marrë nga vëllimi që ka përgatitur Petros Filippou-Angelou, me titull: Arkeologu, historiani, folkloristi dhe gjuhëtari nga Salamina Petros A. Furiqis (1878-1936) Vepra të zgjedhura, Shtëpia botuese ΑΩ, Kalivia, Atikë, 2017, f. 27-47.
- ^ Spiro, Aristotel (2016). Studimet për arvanitët dhe gjuhën e tyre, Në: A. Spiro, Rrugëtime shqiptaro-greke (Studime dhe artikuj për gjuhën, kulturën & përkthimin). Tiranë: Onufri. fq. 185. ISBN 9789928226167.
{{cite book}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ Spiro, Aristotel (2016). Studimet për arvanitët dhe gjuhën e tyre, Në: A. Spiro, Rrugëtime shqiptaro-greke (Studime dhe artikuj për gjuhën, kulturën & përkthimin). Tiranë: Onufri. fq. 185. ISBN 9789928226167.
{{cite book}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ Kriaras, Emanuil (2000-1). "Petros Furiqis (1878-1936), Në: Albanohellenica 2 (2000-1)" (PDF). The Greek-Albanian Studies. Arkivuar nga origjinali më 7 qershor 2021. Marrë më 07.06.2021.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!); Shiko vlerat e datave në:|access-date=
dhe|date=
(Ndihmë!)Mirëmbajtja CS1: BOT: Gjendja e adresës origjinale është e panjohur (lidhja) - ^ Furiqis, Petros (2000-1). "Prejardhja e etnonimit "arvanit", Në: Albanohellenica 2 (2000-1), përkthyer në gjuhën shqipe nga Aristotel Spiro" (PDF). The Greek-Albanian Studies. Arkivuar nga origjinali më 7 qershor 2021. Marrë më 2021.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!); Shiko vlerat e datave në:|access-date=
dhe|date=
(Ndihmë!)Mirëmbajtja CS1: BOT: Gjendja e adresës origjinale është e panjohur (lidhja) - ^ Shih: Πέτρος Α. Φουρίκης, Περί της Αλβανικής γλώσσης και των σχέσεων αυτής προς την Ελληνικήν, në vëllimin që përgatiti Petros Filippou-Angelou, me titull: Arkeologu, historiani, folkloristi dhe gjuhëtari nga Salamina Petros A. Furiqis (1878-1936) Vepra të zgjedhura, Shtëpia botuese ΑΩ, Kalivia, Atikë, 2017, faqe 327-354.
- ^ Shih φώλι ne Wiki-fjalor.