Jump to content

Marsuinët

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
(Përcjellë nga Phocoeninae)

Marsuinët
Marsuini i limanit (Phocoena phocoena)
Klasifikimi shkencor
Mbretëria:
Filumi:
Klasa:
Rendi:
Nënrendi:
Superfamilja:
Familja:
Phocoenidae

Gray, 1825

Marsuinët ose derrat e detit janë një grup i gjitarëve detarë, që i takojnë familjes Phocoenidae të nënrendit Odontoceti (balenat me dhëmbë). Ka gjashtë llojë ekzistuese të marsuinëve. Ata janë balena të vogla me dhëmbë, që janë ngusht të lidhur me delfinët oqeanik. Dallimi më qartë i dukshëm mes marsuinëve dhe delfinëve është se marsuinët kanë sqep të shkurtër dhe të rrafshuar, dhëmbë në formë lopate të dallueshme nga dhëmbët në formë koni të delfinëve. Marsuinët, dhe cetacetë tjerë, i përkasin degës Cetartiodactyla, së bashku me dythundrakëve me majë, ndërsa më të afërmit e tyre janë kuajt e Nilit, me të cilët u ndanë rreth 40 milion vjet më parë.

Marsuinët variojnë në madhësi nga 1.4 metra dhe 54 kilogram si tek marsuini kalifornian, cetaceu më i vogël i zbuluar ndonjëherë, deri në 2.3 metra dhe 220 kilogram si tek marsiuni i Dallit. Disa lloje shfaqin dimorfizëm gjinor, ku femrat janë më të mëdha se meshkujt. Kanë trup aerodinamik dhe dy gjymtyrë të modifikuara në pendë notimi. Marsuini i Dallit është një nga cetacetë më të shpejta të zbuluara, i aftë të udhëtoj me 40 nyje shpejtësi. Marsuinët kanë aftësinë për të prodhuar biosonar dhe ai është sistemi kryesor shqisor i tyre. Disa lloje janë përshtatur mirë zhytjes në thellësi të mëdha. Ata kanë një shtresë yndyre, ose dhjami, nën lëkurë për t'i mbajtur ngrohtë në ujra të ftohtë.

Taxonomy and evolution

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Marsuinët, së bashku me balenat dhe delfinët, janë pasardhës të thundrakëve të tokës, që për herë të parë u futën nëpër oqeane 50 milionë vjet më parë. Mbetjet fosile tregojnë që delfinët dhe marsuinët u ndanë rrek 10 milionë vjet më parë.[1]

  1. ^ Gaskin, David E. (1984). Macdonald, D. (red.). The Encyclopedia of Mammals. New York: Facts on File. fq. 196–199. ISBN 0-87196-871-1. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  2. ^ Ichishima, H.; Kimura, M. (2005). "Harborophocoena toyoshimai, a new early Pliocene porpoise (Cetacea, Phocoenidae) from Hokkaido, Japan". Journal of Vertebrate Paleontology. 25 (3): 655–664. doi:10.1671/0272-4634(2005)025[0655:htanep]2.0.co;2. {{cite journal}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  3. ^ Ichishima, H.; Kimura, M. (2000). "A new fossil porpoise (Cetacea; Delphinoidea; Phocoenidae) from the Early Pliocene Horokaoshirarika Formation, Hokkaido, Japan". Journal of Vertebrate Paleontology. 20 (3): 561–576. doi:10.1671/0272-4634(2000)020[0561:ANFPCD]2.0.CO;2. JSTOR 4524127. {{cite journal}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  4. ^ Lambert, O. (2008). "A new porpoise (Cetacea, Odontoceti, Phocoenidae) from the Pliocene of the North Sea". Journal of Vertebrate Paleontology. 28 (3): 863–872. doi:10.1671/0272-4634(2008)28[863:ANPCOP]2.0.CO;2. {{cite journal}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)