Pleuri
Pleuri | |
---|---|
Mbret | |
Shtëpia | Autariate |
Pleuri ose Pleuria (greqishtja e lashtë: Πλευρίας; i njohur edhe si Pleurati, sundoi mes viteve 337 - 335 pes) ishte një mbret ilir. [1] Sipas disa studiuesve Pleuria ishte ndoshta mbreti i Autariatëve. Një mbret ilir i quajtur Pleuria përmendet vetëm nga Diodori (16.93.6). Emri është diku tjetër i paprovuar në burimet e lashta, prandaj disa studiues e kanë identifikuar atë me Pleuratin I, [1] i cili është përkundrazi një emër shumë i zakonshëm midis ilirëve.
Biografia
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Sipas tregimit historik të Diodorit, në vitin 337 para Krishtit Pleuria pothuajse arriti të vriste Filipin II të Maqedonisë kur ai ishte në fushatat e tij ballkanike. [2]
Në vitin 337 para Krishtit, qëllimi i Filipit ishte të nënshtronte shtetin ilir nën Pleurian, gjatë fushatave të tij ballkanike. Ndërsa Pleuri ishte i përfshirë në një betejë me Filipin, ai pothuajse arriti të vriste Filipin nëse jo truproja e tij Pausania që merrte shpatën e Pleurias. Pasi mori në trupin e tij të gjitha goditjet e drejtuara ndaj Filipit, Pausania vdiq. [3] [4]
Në vitin 335 para Krishtit, Pleuria hyri në një aleancë me mbretin Glaukudhe Klitin e dardanëve për Kryengritjen Ilire. Kleiti kishte bindur Pleurin që të sulmonte Aleksandrin në marshimin e tij në jug. Ndërkohë, Glauku dhe Kleiti do të bashkonin forcat dhe do të takonin Aleksandrin në qytetin e Pelionit në jug. Langari, një aleat i Aleksandrit i premtoi atij se ai do të merrej me shtetin e autariatëve ndërsa Aleksandri do të përparonte drejt Kleitit. Langari pushtoi territorin e tyre dhe mundi Pleurin, dhe kështu solli një ngecje të kryengritjes ilire që në fillim.
Në shekullin V para Krishtit, Shteti Autariatëve arriti kulmin e zhvillimit politik dhe ekonomik. Në kohën e sundimit të Pleurit, Shteti Autariatëve ishte në rënie për shkak të migrimeve keltike. Pasardhësit e Pleurit u përballën me vështirësi të mëdha dhe rënien graduale të Shtetit Autariat e cila përfundoi në vitin 310 para Krishtit me zhdukjen e papritur të tyre.
Shih edhe
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Referime
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- ^ a b Howe, Müller & Stoneman 2017, p. 98
- ^ Readings in Greek History: Sources and Interpretations by D. Brendan Nagle and Stanley M. Burstein, 2006, page 245: "For a few days later, when Philip joined battle with Pleurias, the king of the Illyrians,..."
- ^ (Hamond, Kingdoms in Illyria)
- ^ Diodorus (16.93,6)
Bibliografia
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Howe, Timothy; Müller, Sabine; Stoneman, Richard (2017). Ancient Historiography On War and Empire. Oxbow Books. ISBN 1785703021.
{{cite book}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!)