Plutoni (mitologji)
Ky artikull nuk citon asnjë burim, prandaj mund të mos jetë i saktë. |
Ky artikull ose seksion duhet të përmirësohet sipas udhëzimeve të Wikipedia-s. Ju lutemi ndihmoni edhe ju në përmirësimin e këtij artikulli. |
Plutoni greqisht: ploutos, shqip:'i pasur') në mitologjinë klasike heleno-romake ishte një zot i botës nëntoksore i krimit dhe i vdekjës i cili i përkiste fesë romake. Zoti korrespondues helenë është quajtur shpesh herë Hadi. Plutoni ishte një nga perënditë më të frikshme dhe më të fuqishme, sipas astrologëve plutoni përfaqësonte vdekjen, rigjenerimin dhe rilindjen.
Përshkrimi
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Plutoni ishte djali i Saturnit dhe i Cybelës bashkëshort i Proserpinën, vëlla i Neptunit dhe Jupiterit. Ai është treguar zakonisht me një mjekër të trashë dhe si i ashpërt. Shpesh herë ai mbante në kokë një helmetë, nganjëherë e kishte ballin e kurorëzuar me një kurorë të zezë, nganjëherë me lule narcissus. Kur u ulte në fronin e tij të zi apo të squfurit, ai mbante në dorën e djathtë një skeptër të zezë , ose një pirun të madh. Shumë herë ai mbante në dorë çelësa për të shprehur se dyert e jetës janë të mbyllura, pa kthim për ata të cilët kishin arritur sukses në perandorinë e tij. Ai mbante shpesh herë qenin e tij Cerber afër tij.