Sulm e lotë
Appearance
(Përcjellë nga Poem kosovar dhe Poemi i Shëndaumit)
Sulm e lotë është vepër poetike me autor shkrimtarin shqiptar Dhimitër Pasko, e botuar në Tiranë në vitin 1944. Përmban dy poema dhe dy lirika: "Poemi Kosovar","Poemi i Shëndaumit","Balta Shqipëtare" dhe "Po vdes në dhe të huaj". E veçanta e librit është se si autorë jepen tre emra, që të tre pseudonime të Dhimitër Paskos: Izedin Jashar Kutrulia jepet si autor i Poemit Kosovar, Mitrush Kuteli si autor i Poemit të Shëndaumit, kurse Dr.Pas si shkrues i parathënies.[1]
Referime
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- ^ Hamiti, Sabri (2009). Letërsia moderne shqipe. Tiranë: UET press. fq. 364-365. ISBN 978-99956-39-03-7.
{{cite book}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!)