Portal:Kosovë/Artikulli i muajit
Në vitet '80-ta Fadil Vokrri arriti kulmin e karrierës se tij. Ai e filloi karrierën e tij si futobollist me "KF Llapi" të Podujevës dhe më vonë kaloi tek "KF Prishtina" dhe luajti për një periudhë edhe me "KF Partizani" i Beogradit. Ai pati mundësi të arrinte edhe më shumë në karrierën e tij. Në vitin 1987 klubi i futbollit "Juventus" ishte i interesuar për të dhe i propozoi nënshkrimin e një kontrate disa vjeçare. Në atë vit Fadil Vokrri ishte vlerësuar si futbollisti më i mirë i vitit në Jugosllavi. Miroslav Blazheviq, ish-trajneri i "KF Prishtina" e vlerësonte Fadil Vokrrin si sulmuesin e qendrës më të mirë në Jugosllavi. Mirëpo, në atë kohë Fadil Vokrri u thirr për të kryer shërbimin e detyruar ushtarak. Sipas ligjit jugosllav, sportistët jugosllavë nuk mund të luanin jashtë Jugosllavisë në qoftë se ata nuk kishin kryer shërbimin e detyruar ushtarak përpara moshës 27 vjeçare ...
Arkiva
Në vitet '80 Fadil Vokrri arriti kulmin e karrierës se tij. Ai e filloi karrierën e tij si futobollist me KF Llapi të Podujevës dhe më vonë kaloi tek KF Prishtina dhe luajti për një periudhë edhe me KF Partizani i Beogradit. Ai pati mundësi të arrinte edhe më shumë në karrierën e tij. Në vitin 1987 klubi i futbollit Juventus ishte i interesuar për të dhe i propozoi nënshkrimin e një kontrate disa vjeçare. Në atë vit Fadil Vokrri ishte vlerësuar si futbollisti më i mirë i vitit në Jugosllavi. Miroslav Blazhevic, trajneri i KF Prishtina e vlerësonte Fadil Vokrrin si sulmuesin e qendrës më të mirë në Jugosllavi. Mirëpo, në atë kohë Fadil Vokrri u thirr për të kryer shërbimin e detyruar ushtarak. Sipas ligjit jugosllav, sportistët jugosllavë nuk mund të luanin jashtë Jugosllavisë në qoftë se ata nuk kishin kryer shërbimin e detyruar ushtarak përpara moshës 27 vjeç.
Gjatë periudhës së shërbimit ushtarak ai luajti për KF Partizani i Beogradit. Në atë kohë Fadil Vokrrit iu propozua të luante dhe për Dinamo e Zagrebit. Fadil Vokrri e shpjegon kështu pse vendosi të luante për KF Partizani dhe jo Dinamo e Zagrebit: "Pikerisht "Partizani", ka qënë ekipi i parë që ka shprehur interesim për mua. Arsyeja për të kaluar në rradhët e "Partizanit", së pari ka vendosur afërsia kilometrazhe Prishtinë-Beograd, pastaj siç dihet atëbotë të ish-Jugosllavise, "Partizani", ka pasur shume simpatizues në Kosovë, sepse ky ekip gjithnje kishte ndonjë shqiptar të aktivizuar në klub. Për nga shikueshmëria "Partizani" ka pasur Kosovën, Malin e Zi, Maqedoninë, tri qëndra kryesore për rekrutimin e lojtarëve. Edhe unë si fëmijë, si çdo moshatar i imi isha simpatizues i "Partizanit" të Beogradit, dmth si shumica e kosovarëve, andaj këto ishin arsyet që unë kalova në radhët e ekipit të "Partizanit". Kushtet që më pati ofruar ky ekip ishin shumë të mira, e qe besa edhe "Prishtina", me transferimin tim tek "Partizani", nuk është ndarë keq për nga "leku", kështu që të gjitha komponentet u përmbushën që unë të bëhem lojtar i ekipit të "Partizanit". Kam kaluar mirë në këtë ekip, mirëpo nuk kanë munguar edhe provokimet e ndryshme. Si p.sh. atëbotë kur minatorët e Trepçës, hynë në zgafellë, TV Vesti nga Beogradi, në emisionin në gjuhën shqipe në orën 17:00, më kanë ftuar që unë të bëja thirrje, që minatorët të dalin nga zgafella (kjo është hera e parë që këtë po e bëj publike), më janë paraqitur dy-tri herë emra të ndryshëm të sferës së politikës, mirëpo unë u thashë se nuk merrem me politikë dhe se janë politikanët të cilët mund të bëjnë thirrje ......
Vendosur më:9 Maj 2010 13:16 nga Planet [1]
Vendosur më:23 Korrik 2006 18:22 nga I DREJTI [2]