Portal:Shqipëria/Jetëshkrimi 5
Appearance
Angjelina Araniti Komneni (l. shek. XV, Berat - v. 30 korrik 1520, Krushedoli) ishte një despoteshë e shekullit të XV, bashkëshortja e despotit serb Stefan Brankoviç. Ajo rridhte nga familja fisnike shqiptare e Aranitëve dhe ishte kunatë e Skënderbeut.
Pas vdekjes së të shoqit në vitin 1476, ajo iu përkushtua fesë. Ndërtoi Manastirin e Krushedolit, ku vazhdojnë të ruhen ende eshtrat e saj dhe familjes së saj. Për jetën e saj të devotshme ajo është shpallur shenjtore dhe nderohet si e tillë nga Kisha ortodokse serbe. Ajo shkroi një hagiografi të njohur si Hagiografia e Nënë Angjelinës. Emrin dhe portretin e saj e mbajnë shumë kisha në Serbi. Në Beograd një rrugë mban emrin Majke Angeline.