Jump to content

Pozicioni mashkulli-sipër

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Përshkrimi i pozicionit misionar nga Édouard-Henri Avril

Pozicioni misionar ose pozicioni mashkulli-sipër i referohet një pozicioni seksual ku femra shtrihet me shpinë dhe mashkulli vendoset sipër saj, ndërsa ata përballen me njëri tjetrin dhe angazhohen në marrëdhënie seksuale apo në aktivitete të tjera seksuale.[1][2][3]

Pozicioni misionar mund të përfshijë penetrim seksual ose seks jo-penetrativ, dhe akspekti i tij penilo-vaginal është një shembull i aktivitetit riprodhues ventro-ventral (të dy pjesëtarët janë nga përpara).[4] Variacione të këtij pozicioni mundësojnë nivele të ndryshme të ngushtimit vaginal, stimulimit klitoral, thellësisë së penetrimit, aktivitetit të pjesëmarrjes nga ana e femrës, dhe në gjasat dhe shpejtësinë e orgazmës.

Zakonisht është besuar se termi pozicion misionar lindi përshkak të misionarëve të Krishterë, të cilët besohej se inkurajonin këtë pozicion seksual te të konvertuarit e rinj në vendet koloniale.[5] Megjithatë, termi ndoshta buroi nga publikimi i veprës së seksologut Alfred Kinseys, "Sjellja Seksuale e Njeriut Mashkull" përmes një sërë keqkuptimesh të dokumenteve historike.[6][7]

Pozicioni misionar është jashtëzakonisht i preferuar nga çiftet, të cilët pëlqejnë cilësitë romantike të ofruara nga kontakti i bollshëm me lëkurën e njëri-tjetrit dhe oportuniteti për të parë njëri-tjetrin në sy dhe për t'u puthur.  Gjithashtu besohet se ky pozicion është një pozicion shumë i mirë për riprodhim.[8]  Gjatë aktivitetit seksual, pozicioni misionar i lejon mashkullit që të marrë përgjegjësinë për ritmin dhe thellësinë e tundjes së legenit dhe penetrimin. Është gjithashtu e mundur për femrën të shtyhet drejt mashkullit, duke lëvizur belin ose duke shtyrë këmbët e saj kundër shtratit, ose duke përqafuar trupin e mashkullit me krahët dhe kofshët e saj. Kjo pozitë nuk është e përshtatshme në fazat e fundit të shtatzënisë, kur është e dëshirueshme që femra të ketë të ketë kontroll më të madh mbi ritmin dhe thellësinë e penetrimit.

Edhe pse ka disa variacione dhe adaptime të pozicionit misionar, pozicioni klasik përfshin një mashkull dhe një femër, me femrën e shtrirë në shpinë dhe mashkullin mbi të. Variacionet në pozicion mund të ndryshojnë këndin dhe thellësinë e depërtimit penil:

  1. ^ "Missionary position". Merriam-Webster. Marrë më 24 janar 2013. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!); Nuk lejohet formatim teksti në: |publisher= (Ndihmë!)
  2. ^ "What is the missionary position?". Go Ask Alice! (Columbia University). 26 maj 2015. Marrë më 5 dhjetor 2015. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  3. ^ Keath Roberts (2006). Sex. Lotus Press. fq. 145. ISBN 8189093592. Marrë më 17 gusht 2012. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  4. ^ Dixson, Alan F. (1998). Primate Sexuality: Comparative Studies of the Prosimians, Monkeys, Apes, and Human Beings. Oxford, England: (Oxford University Press. fq. 113. ISBN 978-0-19-850182-4. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  5. ^ Roberts, Amanda; Padgett-Yawn, Barbara (1998). Reader's Digest Guide to Love & Sex. Reader's Digest Association. ISBN 9780762100439. Marrë më 27 korrik 2015. The missionary position is so called because it was allegedly the sexual position recommended by Christian missionaries to their Polynesian converts in the era of European colonialism. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  6. ^ "Assuming the missionary position… again". The Straight Dope. Cecil Adams. 2005-06-17. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  7. ^ Priest, Robert J. (2001). "Missionary Positions: Christian, Modernist, and Postmodernist". Current Anthropology. 42 (1): 29–68. doi:10.1086/318433. PMID 14992209. {{cite journal}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  8. ^ "Sex Position – Missionary / The Man-on-Top Position". sexual-health-resource.org. Arkivuar nga origjinali më 11 maj 2008. Marrë më 2 shkurt 2008. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)

Lidhje të jashtme

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]