Jump to content

Prek Cali

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Fotoporteti
Emri Prek
Mbiemri Cali
Lindur më 29 korrik 1878
Lindur në Vermosh, Vilajeti i Shkodrës, Perandoria Osmane
Vdiq më 25.3.1945
Vdiq në Shkodër, Shqipëri
Kombësia shqiptar
Profesioni bari, vojvodë, prijës tradicional
Mirënjohje
* Martir i Demokracisë * Nderi i kombit

Prekë Cali (Mal të Jushit, 29 korrik 1878 - Shkodër, 25 mars 1945) ishte vojvodë i SelcësKelmenditMalësisë së Madhe.

Më 25 qershor 1993, Presidenti i Republikës i akordoi medaljen «Martir i Demokracisë».

Prek Pjeter Cali

Rinia dhe familja

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Preka u lind në Malin e Jushit barbullush të NënShkodrës, fëmija i parë i Cal Metit dhe Rudes[1] të trungut Hasanaj-Selmanaj. Kishin pasur një vajzë e tre djem. I pari ishte Preka, Toma, që nuk e pati jetën e gjatë, mbasi si fëmijë u mbyt ujërat e lumit Buna. Një tjetër fatkeqësi, rëndoi familjen Cali, moshën 21 – vjeçare, djali i tretë, me armë zjarri aksidentalisht humbet jetën. Motra e vetme e Prekës, Lula, kur u rrit u martua në Rapsh të Hotit me Syn (Gjelosh) Mashin.

Preka gjatës jetës së tij u martua dy herë. Me gruan e parë, Dranden, jetoi shumë pak sepse ajo vdiq e re, nga sëmundja më e përhapur e kohës në Malësi, që ishte tuberkolozi, duke i lënë një vajzë të vetme Agen në moshën 4 vjeç. Për së dyti u martua me Pashkë Prekën, nga familja e Gjekë Selcës, me të cilën nuk pati fëmijë.[2]

Në vitet 1908 - 1911 e 1912 udhëhoqi kryengritjet antiosmane në krye të kelmendasve. Më 1914 mbështeti qeverinë e Princ Vidit. Në krye të një çete malësorësh në gusht të 1920 mori pjesë në Luftën e Koplikut në cilësinë e komandantit.

Gjatë Lëvizjes së qershorit u radhit në krahun e Fan Nolit, duke hyrë në Tiranë më 11 qershor 1924 në krye të malësorëve të vet. Gjatë qeverisjes jetëshkurtër të Nolit, shërbeu si komandant i forcave të Malësisë së Madhe.

Pas kthimit të Ahmet Zogut dhe zgjedhjes së tij president, Prekë Cali u internua për rreth tre vjet në qytetin e Gjirokastrës. U lirua me ndërhyrjen e Át Anton Harapit, dhe pas Shpalljes së Mbretërisë më 1928 u gradua kapiten rezervist dhe për shumë vjet kreu detyrën e sigurimit të qetësisë publike dhe ruajtjes së kufijve të Kelmendit. Më vonë u zgjodh komandant i xhandarmërisë për Malësinë e Madhe.

Më 1945 mori pjesë në Kuvendin e Brojës, mbledhur më 13 janar 1945, për të organizuar rezistencën antikomuniste. Udhëhoqi kryengritjen e Kelmendit që u zhvillua më 12 dhe 13 janar të vitit 1945. Pas dështimit të saj, më 17 janar iu dorëzua Batalionit IV të Brigadës XXIII.

Gjyqi kundër Calit filloi më 28 shkurt 1945, u akuzua falsifikisht për « bashkëpunim me gjeneral Parianin dhe Melonin, duke përgatitur pushtimin e vendit nga Italia fashiste, se ka bashkëpunuar me regjimet e kaluara, se ka qenë armik i përbetuar i lëvizjes Nacionalçlrimtare». U pushkatua mëngjesin e 25 marsit të po atij viti pas murit të varrezave të Rrëmajit në Shkodër bashkë me trembëdhjetë burra të tjerë, ndër to edhe Dom Ndre Zadeja.

Më 15 gusht të po atij viti, Komiteti Ekzekutiv i Nënprefekturës së Malësisë së Madhe, urdhëroi sekuestrimin e gjithë pasurisë së tij. Ky urdhër u përsërit nga po ky komitet edhe më 25 prill 1946.[3]

Pas pushkatimit e shoqja u detyrua të braktisë kullën në Vermosh, të cilën e përvetësoi pa të drejtë regjimi, për nevoja të veta ushtarake. Pashka, mundi të gjente strehim në shtëpinë e malësorit Dak Lucit, gruaja e të cilit Gjystja, ishte mbesa e Prekë Calit, ku, qëndroi për shumë vite deri sa mbylli sytë në fund të viteve ’60.[2]

  1. ^ Lajçaj P. K., ‘Kumtesë mbi monografinë e Prek Calit’, Revista Kuvendi, E përmuajshme kombëtare, informative dhe kulturore, shkurt, 2005, Michigan, USA, f. 65 – 73.
  2. ^ a b Kapinova, Klajd (8 korrik 2005). "Historitë e pavdekshme të Bacës së Kelmendit Prekë Pjetër Cali (1872 - 1945)". trepca.net. Arkivuar nga origjinali më 7 mars 2014. Marrë më 22 dhjetor 2013.
  3. ^ Fjalor Enciklopedik i Viktimave të Terrorit Komunist I (A-Ç). Tiranë: Instituti i Studimit të Krimeve dhe Pasojave të Komunizmit. 2012. fq. 225–226. ISBN 978-9928-168-01-6.