Prezumimi i pafajësisë
Prezumimi i pafajësisë, ndonjëherë i referuar me shprehjen latine Ei incumbit probatio qui dicit, jo qui negat (barra e provës është mbi atë që deklaron, e jo tek ai që mohon), është parimi që një i akuzuar për kryerjen e një vepre penale konsiderohet i pafajshëm derisa të faktohet fajësia e tij.
Në shumë shtete, prezumimi i pafajësisë është një e drejtë juridike e të akuzuarit në një gjykim penal, dhe konsiderohet si një e drejtë universale e njeriut nën Artikullin 11 të Deklaratës Universale për të Drejtat e Njeriut, të Kombeve të Bashkuara. Pra, barra e provës i takon prokurorisë, e cila duhet të mbledhë dhe të paraqisë mjaft dëshmi bindëse për të bindur trupin gjykues, i cili është i kufizuar nga ligji që të marrë parasysh vetëm prova dhe dëshmi që janë ligjërisht të pranueshme dhe të marra në mënyrë të ligjshme, që i pandehuri është fajtor përtej dyshimit të arsyeshëm. Nëse pas punës së prokurorisë mbetet dyshim i arsyeshëm, atëherë i akuzuari duhet të shpallet i pafajshëm.
Sipas Kodeve Justiniane, prezumimi i pafajësisë së të akuzuarit është i aplikueshëm në proceset penale, ndërsa në proceset civile (si shkelja e kontratës) të dyja palët duhet të sjellin prova në mbështetje të argumentit të tyre. Nën sistemin ligjor Anglo-Amerikane, i akuzuari prezumohet i pafajshëm në të gjitha llojet e procedurave (qoftë penale, civile apo administrative); dhe barra e provës bie gjithmonë mbi akuzuesin.
E drejtë themelore
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Kjo e drejtë është kaq e rëndësishme në demokracitë moderne, sa shumica e shteteve e kanë përfshirë këtë të drejtë në mënyrë eksplicite në kuadrin e tyre ligjor:
- Deklarata Universale e të Drejtave të Njeriut, Artikull 11, thotë: " Kushdo që është i akuzuar për një vepër penale ka të drejtë të konsiderohet i pafajshëm deri sa të vërtetohet fajsia në bazë të ligjit dhe në një proces publik në të cilin ka pasur të gjitha garancitë e duhura për mbrojtjen e tij.".[1]
- Konventa për Mbrojtjen e të Drejtave të Njeriut dhe Lirive Themelore e Këshillit të Evropës thotë ( Artikulli 6.2): "Çdo person i akuzuar për një vepër penale prezumohet i pafajshëm, derisa fajësia e tij të provohet ligjërisht". Kjo konventë është adoptuar përmes një traktati, dhe është detyruese mbi të gjithë shtetet anëtare të Këshillit të Evropës.[2]
- Në Shqipëri, neni 4(1) i Kodit të Procedurës Penale thotë se: "I pandehuri prezumohet i pafajshëm gjersa nuk vërtetohet fajësia e tij me vendim gjyqësor të formës së prerë. Çdo dyshim për akuzën çmohet në favor të të pandehurit".[3]
Shih edhe
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Deklarata e Përgjithshme mbi të Drejtat e Njeriut
- Konventa Evropiane për të Drejtat e Njeriut
- Habeas corpus
- E drejta për një gjykim të drejtë
Burim i të dhënave
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- ^ Zyra e të Drejtave të Njeriut të OKB: Deklarata e Përgjithshme mbi të Drejtat e Njeriut (shqip)
- ^ Këshilli i Evropës: Konventa Evropiane për të Drejtat e Njeriut (shqip)
- ^ "KODI I PROCEDURËS PENALE » DISPOZITA TË PËRGJITHSHME » Neni 4 » Prezumimi i pafajësisë". Arkivuar nga origjinali më 28 prill 2018. Marrë më 30 prill 2016.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!)