Princi i vogël

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Jump to navigation Jump to search
Princi i vogël
AutoriAntoine de Saint-Exupéry
Titulli origjinalLe Petit Prince
PërkthyesiAutorë të ndryshëm
IllustratoriAntoine de Saint-Exupéry
Artisti
kopertinës
Antoine de Saint-Exupéry
ShtetiFrancë
GjuhaFrëngjisht
BotuesiReynal & Hitchcock (SHBA)
Gallimard (Francë)
Botimiprill 1943 (SHBA: anglisht dhe frëngjisht)
(Francë, frëngjisht, 1945)
Botimi shqip2008
Paraprirë ngaPilote de guerre (1942)
Pasuar ngaLettre à un otage (1944)

Princi i vogël (frëngjisht: Le Petit Prince; shqiptimi: [lə p(ə)ti pʁɛ̃s]), botuar së pari në prill 1943, është një roman, vepra më e famshme e aristokratit, shkrimtarit, poetit, dhe aviatorit pionier frëng Antoine de Saint-Exupéry.

Romani është votuar si libri më i mirë i shekullit të 20-të në Francë. E përkthyer në 300 gjuhë dhe dialekte,[1] përkatësisht në gjuhën shqipe ka disa variante, nga Gjyltekin Shehu (1965), Rifat Kukaj (1985), Petro Zheji (1986),[2] Dorina Paço (1986) Naum Prifti (2000), Nikolin Todolli (2003), përshtatje nga Vasilika Sherifi (2006), Shpëtim Çuçka (2008), Silvester Manaj (2014), Amantia Kapo (2015) dhe Artan Miraka (2017).[3] Shet rreth dy milionë kopje në vit, dhe me vit-për-datën e shitjes të mbi 140 milionë kopje në mbarë botën, është bërë një nga librat më të shitur dhe më të përkthyer ndonjëherë.

Pas shpërthimit të Luftës së Dytë Botërore, Saint-Exupéry iku në Amerikën e Veriut. Pavarësisht trazirave personale dhe shëndetit të lig, prodhoi pothuajse gjysmën e shkrimeve për të cilat do të mbahej mend, duke përfshirë një rrëfenjë të butë për vetminë, miqësinë, dashurinë dhe humbjen, në formën e një të princi të që po vizitonte Tokën. Një memuar i herëshëm i autorit tregonte përvojat e tij me avacionin mbi shkretëtirën e Saharasë, dhe mendohet se mbi këto përvoja shkruajti Princin e vogël.

Pas botimit të parë, romani është përshtatur në forma të ndryshme artistike e mediatike, duke përfshirë regjistrimet audio regjistrimet, vënien në skenë, filma, televizione, balete dhe opera.

Megjithëse i përshkruar si libër për fëmijë, Princi i vogël bën vërejtje të shumta rreth jetës dhe të natyrës njerëzore. Për shembull, Saint-Exupéry tregon për një dhelpër që takon princin përgjatë udhëtimeve të tij në Tokë. Thelbi i historisë qëndron në thënien e dhelprës "Njëri mund të shohë qartë vetëm nga zemra. Thelbësorja është e padukshme për syrin." Thelbe të tjera të thëna nga dhelpra janë: "duhet të mbash përgjegjësi, përgjithmonë, për çfarë ke zbutur" dhe "Është koha që ke humbur për trëndafilin tuaj që e bën të jetë aq të rëndësishëm." Mesazhet e dhelprës janë ndoshta citatet më të famshme të librit sepse merren me marrëdhëniet njerëzore.

Referimet[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  1. ^ "'The Little Prince' becomes world's most translated book, excluding religious works" (në anglisht). 7 prill 2017.
  2. ^ Thomas Stolz, Nataliya Levkovych; Aina Urdze, Julia Nintemann (2017). Spatial Interrogatives in Europe and Beyond: Where, Whither, Whence (në anglisht). Walter de Gruyter GmbH & Co KG. f. 684. ISBN 9783110539516.
  3. ^ Lua error in Moduli:Citation/CS1 at line 1524: bad argument #1 to 'pairs' (table expected, got nil).