Pneumologjia
Appearance
(Përcjellë nga Pulmologjia)
Ky artikull është i cunguar. Ju mund të ndihmoni Wikipedian duke e zgjeruar atë. |
Pneumologjia ose Pulmologjia (rrjedh prej gjuhës greke πνευμονολογία lënda mbi shërimin e mushkërinjëve“, nga πνεύμονας që do të thotë „mushkëri“ dhe nga πνεύμα „frymëmarrja“ dhe λόγος „shkencë“ ndërsa në gjuhën latine pulmo „mushkëri“) është degë e mjekësisë së brendshme (interne), e cila merret kryesisht me sëmundjet e mushkërive.
Pneumologjia merret me profilaksën, zbulimin dhe trajtimin konservativ të sëmundjeve të mushkërive, bronkieve, mediastinusit si dhe të pleurës. Ndërsa Kirurgia toraksale është pjesë e kirurgjisë, kurse rrezatimi i tumoreve të mushkërive është pjesë e radiologjisë, kurse kemoterapia e tumoreve të mushkërive është pjesë e onkologjisë por nuk hyn direkt në Pneumologji.
Sëmundjet më të shpeshta në Pneumologji
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Pneumonia (Pneumonia bakteriale, Pneumonia atipike, Pneumonia fungale, Pneumonia virale)
- Sarkoidoza
- Tuberkulozi
- Hipoksemia
- Tumoret e mushkërive
- Tumoret mediastinale
- Sëmundja obstruktive kronike (Emfizema, Bronkiti kronik, Astma, Bronkiektazia)
- Sëmundja restriktive (Pakësimi i indit mushkëror, Sëmundjet e parenkimës mushkërore, Fibroza intersticiale, Efuzionet pleurale)
- Sëmundjet vaskulare (Edema pulmonare, Embolizmi pulmonar, Hipertensioni pulmonar)