Jump to content

Qendra SDEWES

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Qendra SDEWES (Qendra Ndërkombëtare për Zhvillimin e Qëndrueshëm të Energjisë, Ujit dhe Sistemeve Mjedisorë), është një organizatë shkencore joqeveritare me qendër në Universitetin e Zagrebit, Kroaci.[1][2]

Qendra organizon kurse, shkolla verore, ligjërata publike, seminare dhe trajnime në mënyrë që të nxisë zhvillimin e qëndrueshëmenergjisë, ujit dhe sistemeve mjedisorë duke siguruar në këtë mënyrë një përshtypje profesionale mbi çështjet e qëndrueshmërisë dhe matjes së qëndrueshmërisë. Qendra organizon gjithashtu një sërë konferencash ndërkombëtare SDEWES për shkencëtarët që interesohen të diskutojnë mbi çështjet e qëndrueshmërisë në energji, ujë dhe sistemet mjedisorë. Nëpërmjet këtyre veprimeve, Qendra SDEWES synon arritjen e një platforme kërkimi që siguron veprimtari kërkim-zhvillimi, vlerësim dhe këshillim në lidhje me subjektet kërkimore të zhvillimit të qëndrueshëm.[3]

SDEWES është nismëtare e një projekti të bashkëfinancuar nga CORDIS sipas programit FP5 – INCO 2 [4] in 2002, që përkon me zhvillimin e Konferencës së parë të Dubrovnikut mbi Zhvillimin e QëndrueshëmEnergjisë, Ujit dhe Sistemeve Mjedisorë. Bashkorganizatorë në këtë projekt ishin Universiteti i Zagrebit dhe Instituti i Lartë Teknik (Lisbonë). Qendra SDEWES u themelua në 2009, pas organizimit të tre apo më shumë konferencash në 2003, 2005 dhe 2007. Prej atëherë, janë organizuar edhe shtatë konferenca në vitet: 2009, 2011, 2012, 2013, 2014 dhe 2015.

Sipas Dekretit të Qendrës SDEWES, gjithkush dhe në të njëjtat rrethana mund të kërkojë anëtarësim në të.

Deri në vitin 2011, Konferenca SDEWES është zhvilluar njëherë në dy vjet në Dubrovnik, Kroaci. Qysh prej 2012, zhvillohet çdo vit por sipas një regjimi gjeografik. Çdo dy vjet, konferenca mbahet në Dubrovnik dhe në vitet ndërmjet në vende të ndryshme. Konferenca SDEWES 2012 u mbajt në Ohër, dhe në 2014 në një kryqëzor që udhëtonte ndërmjet Venecias dhe Stambollit.[5]

Në 2014, u mbajt Ohër, Maqedoni konferenca e parë rajonale SEE SDEWES që përqendrohej në Evropën juglindore.[6]

Në 2015, Konferenca e 10-të e SDEWES u mbajt në Dubrovnik.[7] ku morrën pjesë 510 shkencëtarë nga mbi 60 vende.

Në 2016, do të mbahet në Piran, Slloveni konferenca e dytë rajonale SEE SDEWES.[8]

Punimet e paraqitura në konferenca janë publikuar në revista shkencore [9] dhe midis tyre edhe në Revistën e SDEWES-it [10].

Qendra SDEWES mundëson formimin e grupeve kërkimore nga tërësia e anëtarëve pjesëmarrës bazuar mbi projektet kërkimore. Në 2015, Qendra SDEWES është përfshirë në dy projekte FP7,[11][12] prej të cilëve, një projekt HORIZON 2020 [13] dhe një projekt i European Strategy for Danube Region (EUSDR) i financuar nga START.

Në përputhje të qëllimeve të Qendrës SDEWES është zhvilluar gjithashtu një tregues për të evidentuar efikasitetin e qyteteve në lidhje me çështjet e energjisë, ujit dhe sistemeve mjedisorë. Treguesi SDEWES përbëhet nga 7 përmasa, 35 tregues dhe afërsisht 20 nën-tregues. Aktualisht ai zbatohet në 58 qytete.[14]

  1. ^ European Alliance for Innovation Arkivuar 18 qershor 2015 tek Wayback Machine, (retrieved 2015-06-18)
  2. ^ Wisions of sustainability Arkivuar 12 shkurt 2017 tek Wayback Machine, (retrieved 2015-06-18)
  3. ^ World academy of art and science Arkivuar 18 qershor 2015 tek Wayback Machine, (retrieved 2015-05-05)
  4. ^ SDEWES project funded by CORDIS (retrieved 2015-06-17)
  5. ^ Global Conference Directory Arkivuar 17 qershor 2015 tek Wayback Machine, (retrieved 2015-05-15)
  6. ^ LOCSEE on 1st South East European Conference on Sustainable Development of Energy, Water and Environment Systems - SEE SDEWES Ohrid 2014 Arkivuar 4 mars 2016 tek Wayback Machine (retrieved 2015-06-18)
  7. ^ PREPARE - Network of experts in sustainable consumption and production Arkivuar 19 nëntor 2015 tek Wayback Machine, (retrieved 2015-05-19)
  8. ^ Piran conference announced by Escape Arkivuar 3 mars 2016 tek Wayback Machine (retrieved 2015-10-19)
  9. ^ Elsevier, (retrieved 2015-06-18)
  10. ^ ROAD, Directory of open access scholary resources, (retrieved 2015-05-05)
  11. ^ S2Biom project, (retrieved 2015-05-05)
  12. ^ INNOVER-EAST project Arkivuar 18 tetor 2015 tek Wayback Machine, (retrieved 2015-05-05)
  13. ^ FosterREG project, (retrieved 2015-06-17)
  14. ^ "SDEWES Centre - SDEWES Index". www.sdewes.org. Marrë më 2015-10-17. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)

Lidhje të jashtme

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]