Jump to content

Qymyrxhi (Gjilan)

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Qymyrxhija është zeje e vjetër, dikur ishte mjaft e përhapur në disa fshatra më të varfra të viseve malore të Karadakut, si në Myqybabë, Uglarë etj.

Qymyri i drurit zakonisht prodhohej nga dru bungu. Drutë viheshin në gropë dhe pasi digjeshin e bëheshin prush, mbuloheshin me dhe. Kur ftohej prushi, nxirrej dhe përdorej për djegie. Procesi për qymyrin dhe eshkën është i njëjtë, ndryshon vetëm përbërja e drurit, ajo bëhej nga druri i shqopës. Prodhimet e tyre qymyrxhinjtë i transportonin me kuaj dhe gomarë deri në qytet, ku i furnizonin me qymyr farkëtarët, kazanxhinjtë, rrobaqepësit, qebaptoret, teneqexhinjtë dhe zejtarët e tjerë. Kjo zeje, tani pothuajse është e shuar plotësisht.[1]

  1. ^ Selmani, Aliriza (2015). Gjilani Qendra Anamoravës. Gjilan: pika 5A. fq. 258, 259. ISBN 978-9951-621-04-5. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)