Rasim Kalakula

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Mehmed Rasim Kalakula (Gjirokastër, 1882 - Tiranë, 1933) ka qenë nëpunës i administratës së Perandorisë Osmane si dhe kryetar i Bashkisë së Tiranës prej vitit 1928 deri në vitin 1930.

Biografia[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

U lind më 1882 në Gjirokastër, i biri i Ahmed Shaban efendiut. U shkollua në ryzhdijen e vendlindjes, më pas në idadijen e Manastirit dhe më tej vijoi shkollimin e lartë në Shkollën Civile të Administratës Mbretërore "Mülkiye-i-Sehahané" në Stamboll për Shkenca Politike-Administrative, ku u diplomua në vitin 1906.

Stazhin e tij në administratën osmane e bëri në Janinë ndër vitet 1907-1910. Më pas nga maji i 1910 e deri më 1917 shërbeu si kajmekam në vende të ndryshme të Anadollit Lindor, më 1917 ndër provincat arabe dhe më 1918 deri në ardhjen e trupave greke shërbeu në Anadollin Perëndimor. Asokohe u largua për në Shqipëri, ku iu bashkua administratës së vendit.

Në vitet '20 u emërua prefekt ndër vende në Vlorë, Shkodër. Më 1926 u zgjodh kryetar i bashkisë së kryeqytetit të ri shqiptar, Tiranës.

Ndërroi jetë më 1933.[1]

Referime[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  1. ^ Özdalga, Elisabeth (2013). Late Ottoman Society: The Intellectual Legacy. Routledge. fq. 297, 329. ISBN 9781134294732. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)