Sahati i Inglizit
Kulla apo Sahati i Inglizit siç njihet gjerësisht, ku në periudhën e regjimit komunist qe vendosur Muzeu Historik i Shkodrës, është një ndërtesë me pamjen e një kështjelle të periudhës së aristokracisë mesjetare në Evropë e ndërtuar nga lordi anglez Paget në çerekun e fundit të shek. XIX.
Historia
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Para ndërtimit
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Sipas Hamdi Bushatit, në vendin ku është ndërtuar shatoja (fr. chateau) 100 vjet para ndërtimit të saj ka qenë kënetë dhe gjuheshin rosa.
Më pas, pjesa mbrapa shatosë, që më vonë u bë pjesë e shtëpisë së anglezit, ka qenë pronë e të quajturit Abdullah agë Domnorit. Me kohën autoritetet osmane e shpronësuan shtëpinë e Domnorëve dhe e mbajtën në dispozicion të vetin. Asokohe, autoritetet osmane në Shkodër i mundësuan strehim një kundërshtari politik të Knjaz Nikollës, kundërshtar për të cilin dihet se ishte vetëm nga fisi i Mercariçëve. Mercariçani kishte krushqi me Filip Beroviqin, i cili ishte anëtar i administratës, dhe kësodore u strehua në shtëpinë e shpronësuar të Domnorëve.
Më pas shtëpinë ku banoi Mercariçani u nda dypjesësh: pjesën përpara e bleu lordi anglez Paget, kurse pjesën mbrapa qeveria ia fali të quajturit Boxho Mikashiq nga Mali i Zi. Mikashiqët më pas ia shitën shtëpinë të quajturit Jakup Dervishoviq, pas çlirimit kjo shtëpi iu bashkua Sahatit të Inglizit.
Shatoja si kishë anglikane
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
- "Këpucaxhia në maje të bizit
- Te pusi i Salihagës,
- Ç'po punon Sahati i Inglizit,
- Si mullini i Hajdaragës!"
- Ose varianti tjetër i vargut të fundit,
- "Porsi kualt e Rrok Man Dakës!"
Bejtja e kushtuar.
Paget pasi bleu shtëpinë, planifikoi rindërtimin e një konaku me stil shatoje. Anglezi vinte vetëm dimrit në fillim dhe dilte për gjueti dhe merrej me tregtinë e antikiteteve, dhe shtëpia ishte në përkujdesjen e zv/konsullit të Anglisë, Kolë Sumës.[1] E financuar nga i ati, shatoja do të përshtatej të ishte baza e misionit protestant në viset shqiptare.[2]
Pasi u ndërtua, salloni i madh u përshtat në stilin oriental, me tavan të daltuar, me trapazan dhe ndarje të tjera, duke e përgatitur për qëllime faltoreje në ngjasim të kishave e të kapelave protestane. Kulla e Sahatit do të shërbente për të rrahur kumbonët në orarin e liturgjisë. Nisi të përhapte broshura të ritit protestant dhe paguante me të holla disa aventurierë katolikë, ndër ta një i quajtur Ndrekë Protestani. Pas protestave të klerit katolik me shërbim në vend, mbështetur nga konsulli austro-hungarez, autoritetet osmane ndërhynë ndaj veprës së anglezit dhe ndërtesa mbeti vetëm si banesë.
Meqë synimi i anglez në përhapjen e anglikanizmit nuk pati sukses dhe në vend të kumbonës solli një sahat të madh me tri fusha. Nga fundi i sundimit osman, ky sahat nuk kurdisej mirë nga kujdestarët e tij, dhe për këtë një këpuctar bejtexhi i kushtoi një bejte sahatit.
Pronarët e mëpasëm, Muzeu
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Pas dorëzimit të Shkodrës ndërkombëtarëve, Komisioni i admiralëve u vendos në këtë shtëpi.[2] Me të thënë, Paget shtëpinë te sahati ia dhuroi një oficeri anglez të kohës së Zogut.
Oficeri anglez ua shiti shtëpinë tregtarëve vëllazën Salih Mehmet për 40.000 franga ar të dyja shtëpitë, më 1930.[1]
Pas hyrjes së regjimit komunist, ndërtesa kështjellë u shtetëzua[3] dhe më 1949 aty u vendos i quajtur në atë kohë Muzeu Popullor,[4] ndërsa kullën e sahatit e morën MKZ-të (Mbrojtja kundër zjarrit). Më 1966 Peter Ustinov e përshkruante "të vetmen gjë perëndimore" në qytet.[5]
Pas viteve '90, me rikthimin e pronave ish-pronarëve muzeu u zhvendos në shtëpinë e rikonstruktuar të Oso Kukës,[6] ndërsa Kulla e Inglizit u la në shkujdesje të plotë.[2] Më 2014 një objekt pa leje iu ndërtua pranë ndërtesës historike, duke zgjuar shqetësime.[7]
Struktura
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Shtëpia nga pikëpamja ndërtuese formohej prej 15-16 dhomash të vogla dhe të mëdha. Para së të hapej rruga e teatrit "Migjeni", oborri i shtëpisë mbyllej me një portë të madhe dërrasash, dy kapakësh, të gdhendura me ornamente dhe me stemën e Anglisë. Porta ka qenë e sjellur nga jashtë dhe anës saj ka qenë i lartuar një pirg me dhomat e rojeve, me dritare të forcuara nga hekra të përdredhur. Me rastin e hapjes së rrugës, porta e përmendur me gjithë pirgun u shkatërruan.[1]
Referime
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- ^ a b c Bushati, Hamdi (1998). Shkodra dhe motet v. I. Shkodër: Kolë Idromeno. fq. 151–154.
{{cite book}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ a b c Eslie, Robert (2013). A Biographical Dictionary of Albanian History. London: I.B.Tauris. fq. 345. ISBN 9781780764313.
{{cite book}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ Jaupaj, Ani (13 janar 2014). "Banorët e Shkodrës: Kulla e Inglizit, 24 vite e bllokuar". panorama.com.al. Panorama.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ "Muzeumet". bashkiashkoder.gov.al. Arkivuar nga origjinali më 20 maj 2018. Marrë më 9 qershor 2018.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ Bekteshi, Besi (24 tetor 2013). ""Sahati Inglizit", i vetmi ndërtim british në Shqipëri, jashtë vëmendjes që i takon!". sot.com.al. Sot. Arkivuar nga origjinali më 21 tetor 2020. Marrë më 9 qershor 2018.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ "Muzeu Historik i Shkodrës". muzeuhistorikshkoder.org.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ Dibra, Ritvan (11 qershor 2014). "Një ndërtim pa leje i zë frymën Kullës së Inglizit në Shkodër". panorama.com.al. Panorama.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!)