Jump to content

Nikolla I i Malit të Zi

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
(Përcjellë nga Knjaz Nikolla)
Nikolla i Malit të Zi
FëmijëZorka, Milica, Anastasia, Danilo, Elena, Anna, Mirko, Ksenia, Pjetër
U lind7 tetor 1841
Njegosh, Mali i Zi
Vdiq1 mars 1921
Cap d'Antibes, Francë
BesimiKrishterë Ortodoks

Nikolla I Petroviq-Njegosh (malazisht dhe serbisht: Nikola I Mirkov Petrović-Njegoš, cirilik: Никола I Мирков Петровић-Његош; 7 tetor 18411 mars 1921), i njohur edhe si Knjaz Nikolla dhe Krajl Nikolla, ishte princ i Malit të Zi në periudhën 1860—1910 dhe mbret në periudhën 1910—1918, nga dinastia Petroviq-Njegosh.

Trashëgoi fronin malazez nga xhaxhai i tij Danillo. Gjatë sundimit të tij, Mali i Zi me vendim të Kongresit të Berlinit13 korrik 1878, pas luftës malazezo-turke, fitoi njohje ndërkombëtare dhe zgjerim të rëndësishëm territorial. Zgjerim i mëtejshëm territorial i Malit të Zi ndodhi pas luftërave ballkanike (1912–1913).

Nikolla I reformoi administratën shtetërore, themeloi Këshilli Ministror, ​​modernizoi ushtrinë, dhe me anë të Zakonikut të përgjithshëm pronësor goditi themelet e sistemit të drejtësisë dhe hapi dyert për investime të huaja. Në vitin 1905, Nikolla I imponoi Kushtetutën e Principatës së Malit të Zi, pas të cilës u mblodh Kuvendi Kombëtar. Për shkak të sundimit autokratik të Nikollës, Mali i Zi fitoi shumë armiq. Ai vetë ishte një mbështetës i madh i serbëve dhe kërkonte bashkimin e serbëve dhe sllavëve të tjerë të Jugut. Megjithatë, ai ishte një armik i madh i Karagjorgjeviqëve.

Luftën e Parë Botërore i shpalli luftë Austro-Hungarisë. Mbretëria e Malit të Zi fillimisht i rezistoi sulmit austro-hungarez, por u dorëzua në janarë të vitit 1916. Mbreti Nikolla, së bashku me qeverinë e tij dhe oborrin mbretëror u strehua në Francë, në mërgim, nga i cili kurrë nuk u kthye. Pas luftës, u largua nga pushteti në Kuvendin e Podgoricës. Pavarësisht përpjekjeve ushtarake dhe përpjekjeve të diplomacisë malazeze në konferencën e Parisit, Mali i Zi dështuaroi të kthej sovranitetin ndërkombëtar, të humbur në fund të vitit 1918, me anë të bashkimit me Mbretërinë e Serbisë.

Mbreti Nikolla I vdiq i izoluar në mërgim izoluar dhe u varros në një kishë ruse në Sanremo, Itali. Eshtrat e tij dhe eshtrat e gruas së tij, mbretëreshës Milena Petroviq, në vitin 1989 me nderime shtetërore u kthyen dhe u rivarrosën në Cetinë, në Kishën Mbretërore në Qipur.

Mbreti Nikolla ishte edhe shkrimtar. Punimet e tij më të njohura janë kënga Onamo, 'namo!  dhe drama Balkanska carica.

Nikolla ka lindur në fshatin Njegosh afër Cetinës (mal. Njeguši), selinë e vjetër të Dinastisë së Petroviqëve. Babai i tij, Mirkoja ishte vëllai i princit Danilo, i cili nuk la trashëgimtar mashkull.

Pesë nga vajzat e tija ishin të martuara me princë ose me mbretër, duke i dhënë Nikollës pseudonimi "vjehërri i Evropës", një nofkë që ai e ndan me mbretin e tanishëm të Danimarkës.

  • Princesha Lubica
  • Princesha Milica
  • Princesha Anastasia
  • Princesha Marica
  • Princesha Jelena
  • Princesha Ana
  • Princesha Sofia
  • Princesha Ksenija
  • Princesha Vjera
  • Princi Danillo Aleksandër
  • Princi Mirko Dimitri
  • Princi Petri

Pretendenti i tanishëm për fron është stërnipi i Nikollës, Princi Nikolla, djali i Princ Mihailit.