Jump to content

Salih Mustafa

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Salih Mustafa
Lindur më1 janar 1972 (52 vjeç)
Prishtinë, RSF e Jugosllavisë
Në aleancë meKosovo Liberation Army Ushtria Çlirimtare e Kosovës
GradaKomandant
Betejat/luftratLufta e Kosovës

Salih Mustafa (lindur më 1 janar 1972) është një ish-komandant i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK). Ai ishte paditur për krime lufte nga Dhomat e Specializuara të Kosovës. Aktakuza e ngarkon Mustafën me "paraburgim arbitrar... trajtim mizor... torturë... dhe vrasje" të civilëve në vitin 1999, në veçanti urdhërimin e të burgosurve që të torturohen në një kamp internimi në Zllash. Gjyqi i Mustafës filloi më 15 shtator 2021 dhe është i pari që dëgjohet nga Dhomat e Specializuara të Kosovës. Prokurorët thanë se dëshmitarët do të dëshmonin në gjyq se Mustafa i ka torturuar ose urdhëruar torturimin e tyre.[1][2]

Jeta e hershme dhe edukimi

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Mustafa u lind më 1 janar 1972 në qytetin e PrishtinësKosovë, në atë kohë pjesë e Jugosllavisë. Ka kryer studimet për ekonomi dhe pas përfundimit të Luftës së Kosovës ka shërbyer si këshilltar në Ministrinë e Mbrojtjes të Kosovës.[3]

Gjatë Luftës së Kosovës, Mustafa shërbeu me UÇK-në si komandant i njësisë guerile BIA SKIFTERAT që vepronte në rajonin e Llapit të Kosovës.[4] Në vitin 2021, Mustafa u akuzua për krime lufte për veprat e kryera kundër civilëve shqiptarë të Kosovës të mbajtur në kompleksin e paraburgimit në Zllash në prill 1999.[5][6]

ref>"Salih Mustafa found guilty of war crimes and sentenced to 26 years of imprisonment". Kosovo Specialist Chambers & Specialist Prosecutor's Office (në anglisht). 2022-12-16. Marrë më 2022-12-16.</ref>.

  1. ^ Bami, Xhorxhina (2021-06-28). "Kosovo War Crimes Court's First Trial Will Set a Precedent". Balkan Insight (në anglisht). Marrë më 28 qershor 2021.
  2. ^ Bami, Xhorxhina (15 shtator 2021). "First Trial of Kosovo Ex-Guerrilla Opens at Hague War Crimes Court". Balkan Insight (në anglisht). Marrë më 15 shtator 2021.
  3. ^ "Specialist Prosecutor vs. Salih Mustafa" (PDF). Kosovo Specialist Chamber & Specialist Prosecutor's Office (në anglisht). Marrë më 25 gusht 2022.
  4. ^ Krieger, Heike; Mignot-Mahdavi, Rebecca; Geiß, Robin; D. Gill, Terry (2022). Yearbook of International Humanitarian Law, Volume 23 (2020) (në anglisht). Berlin, Germany: Springer. fq. 210. ISBN 9789462654914.
  5. ^ "Humanitarian Law Center Kosovo" (në anglisht). Humanitarian Law Center Kosovo.
  6. ^ "Specialist Prosecutor vs Salih Mustafa - Prosecutor Opening Statement" (PDF). Kosovo Specialist Chamber & Specialist Prosecutor's Office (në anglisht). Marrë më 25 gusht 2022.