Sefer Zajazi

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Sefer Zajazi (1865 - 1903) [1] ishte udhëheqësi i një grupi të luftëtarëve shqiptare që vepronin në Maqedoninë Perëndimore në fund të shekullit të 19-të dhe në fillim të shekullit të 20-të.

Biografia[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Ai lindi në fshatin e madh shqiptar të Kërçovës Zajas . Në gjysmën e dytë të shekullit XIX, ai u bë i njohur për qëndresën heroike kundër hajdutëve dhe banditëve bullgarë. Në vitin 1893, zëvendëskonsulli britanik Shipley e përkufizoi atë si një "ruffian" që u kap nga autoritetet turke, por pas një qëndrimi të shkurtër në burg u lirua për mungesë provash, pas së cilës ai filloi përsëri aktivitetin çlirimtar. [2]

Gjatë Kryengritjes së Ilindenit në krye të një grupi luftëtarësh nga Zajazi, ai mbështeti ushtrinë turke dhe mori pjesë në betejën afër fshatit Karbunicë, afër Kërçovës, në të cilën edhe u vra. [3] Për fitoren e kryengritësve në këtë betejë, vdekja e trimit Sefer Agës rezultoi vendimtare. [4]

Kënga popullore[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Në njërën nga këngët popullore për Sefer Zajazin mes tjerash thuhet:

O vjen Valija o prej Manastejrit
Ju zajazas o ju ku jini
O ju zajazas o ju ku jini?
N’Karbunejc jalla pusejë kini!
O n’Karbunejc jalla pusej kini!
Sefer Zajazin çaush e kini
Sefer Zajazin o çaush e kini
Kadri Danin Yzbash e kini
O n’Karbunejc jalla u bo nomi
Ke liftojn Seferi e Doni!
O mor Sefer bre musteçe verdh
Shkruj nji letër ta çojm në sher
O shkruj nji letër ta çojm në sher
T’na bin xhephone t’na bin fishek
Se ne komitat do i vrasim vet
O mor komita, komita të rej
S’keni pa zajazli me sey!
Shtejnë me hutat t’ bin nër sey
O sey më sey, jalla vesh më vesh
Kapdo tej a more veshtë?
O kapdo tej a more veshtë?
N’Zall t’Dërgovës tuj hongër peshk
O kapedo, kapedo bugari
A i njofte shyptar’t e Zajazit!
O a i njofte shyptar’t e Zajazit
I lishojn plumat o në lule të ballit

Shih edhe[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Referime[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  1. ^ https://www.zemrashqiptare.net/news/27208/safet-hyseni-kush-ishte-sefer-kacak-zajazi.html
  2. ^ Британски дипломатически документи по българския национален въпрос, том I (1878-1893), София 1993, с. 351-354. Като главорез го определят и български източници - Божиков, Божидар Д. Въстанието в Битолски революционен окръг. - в: Илинденско-Преображенското въстание 1903—1968, Отг. редактори: Дино Кьосев и Ламби Данаилов, София 1968, с. 44.
  3. ^ Материали за историята на македонското освободително движение, кн. IV, Към борбите в Югозападна Македония. По спомени на Лука Джеров, Георги Поп Христов, Ангел, Андреев, Георги Папанчев и Лазар Димитров. Съобщава Л. Милетич, София 1926, с. 16-17.
  4. ^ Дневници и спомени за Илинденско-Преображенското въстание, София 1984, с. 344 (спомени на Христо Н. Пасхов)