Selim Drejta

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Jump to navigation Jump to search
Selim Drejta
(1887 - 1951)

[[ ]]

Emri: Selim
Mbiemri: Drejta
Lindi më: 1887
Vendlindja: Vushtrri, Kosovë
Vdiq më: 1951
Vdiq në: Vushtrri, Kosovë

Selim Drejta (1887-1951), mësues, fetar dhe atdhetar i dalluar nga Vushtrria.

Biografia[redakto | redakto tekstin burimor]

Selim Hasan Drejta u lind në qytetin e Vushtrrisë më 15 maj të vitit 1887. Mësimet e para i morri në vendlindje, fillimisht në iptidaje e pastaj në ruzhdie, ndërsa në medresen e qytetit ishte nxënës i Abdyl Kaderit. Studimet e mëtutjeshme i filloi në Shkollën e Lartë Pedagogjike (Dar ul Mualimin)Shkup për ti vazhduar në Stamboll e Kajro. Pas përfundimit të studimeve kthehet në vendlindje ku fillon aktivitetin e tij si mësues në medresen e qytetit. Veprimtarin e tij e vazhdoi edhe në periudhën mes dy luftërave botërore për çka edhe qe burgosur nga ana e pushtetit të atëhershëm. Selim Drejta vdiq më 2 maj të vitit 1951 në Vushtrri.

Vepra[redakto | redakto tekstin burimor]

Haxhi Selim Drejta përveç gjuhës shqipe ishte njohës i mirë edhe i boshnjakishtes, turqishtes, arabishtes e persishtes. Prandaj krahas punës edukative e arsimore u morr edhe me shkrime. Në shtypin e kohës si p.sh. në gazetën "Drita" (Ishëk) të Shkupit, "Gllasnik" të Sarajevës, etj. publikonte artikuj të ndryshëm lidhur me arsimin dhe kulturën. Në gjuhët e lartëpërmendura kishte disa punime të botuara. Më tepër shkroi poezi më përmbajtje fetare (ilahi) të cilat këndoheshin dhe komentoheshin nëpër tubime fetare dhe më gjerë. Këto poezi (ilahi) përveç motivit fetar kishin edhe atë social e patriotik. Po ashtu shkroi edhe disa studime me tematikë nga historia e popullit shqiptar, ku flitej për luftën dhe trimërinë e tij kundër pushtuesit. Shquhen edhe disa punime që bëjnë fjalë për Vushtrrinë dhe territorin e saj. Gjithashtu dallohet edhe poezia / ilahija / përshkruese “Mitrovica”, në të cilën bënë fjalë më tepër për qytetin, bukuritë dhe pasuritë natyrore, Ibrin që rrjedhë prajshëm me ujin e pastër “si të Zemzenit”. Në disa poezi (ilahi) ai shpreh mllefin për padrejtësitë dhe jetën e vështirë të shqiptarëve nën sundimin e të huajve ... Përveç shkrimeve të publikuara në shtypin e kohës pjesa tjetër e krijimtarisë së Selim Drejtës ka mbetur në dorëshkrim. Veprat e tij më të njohura janë:

  • "Evradi kadrije".
  • "Si ta njohë njeriu vetveten".
  • "Tuhva " (poemë e pakryer liriko-filozofike).
  • "Tesetyr " (një varg artikujsh në gazetën "Drita" të Shkupit).

Literatura[redakto | redakto tekstin burimor]

  • Ferit Dibrani: Arsimi shqip në Vushtrri përballë pushtuesit serb (monografi). Prishtinë. 2010. ISBN 978-9951-8674-3-6
  • Grup autorësh: Vushtrria- Viciana me rrethinë. Kuvendi Komunal. Vushtrri. 2003
  • Jashar Rexhepagiq: Dervishët dhe teqet, në Kosovë, në Sanxhak dhe në rajonet përreth. Dukagjini. Pejë. 2003

Lidhje të jashtme[redakto | redakto tekstin burimor]