Semnan

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Semnan
سمنان‎‎
Qytet
Porta e Universitetit në Semnan
Porta e Universitetit në Semnan
Parimet: 
Mirësevini; خوش امیچین
Popullsia
 • Gjithsej153.680

Semnan (Persisht: سمنان‎‎) është qytet në Iran me popullësi të 153,680 sipas vitit 2011. Ndodhet 219 kilometra në lindje të Teheranit.

Klima[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Qyteti i Semnanit ka katër stinë të vitit: pranverën, verën, verën, dimrin dhe vjeshtën.

Sezoni i shiut fillon në muajin dhjetor dhe zgjat deri në muajin maj, sidoqoftë në stinën e dimrit, rreshjet bie në formën e borës së dritshme.

Stina e pranverës karakterizohet me ditë të nxehta dhe netë të ftohta.

Stina e verës karakterizohet me ditë dhe netë të nxehta. Gjatë verës ndodhë që të ketë edhe stuhi gjatë orëve të mbrëmjes. Këto stuhi shpesh mund të shkaktojnë erë të forta me vetëtimë.

Stina e vjeshtës është gjithashtu stinë tranzicionale ku temperaturat arrijnë nga ditë të nxehta në netë të ftohta.

Ekonomia[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Qyteti i Semnanit ende vazhdon të jetë qendra kryesore e agrikulturës, industrisë dhe kulturës.

Religjioni[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Banorët e qytetit janë pothuajse të gjithë muslimanë shia. Festat, ritualet dhe ditët fetare luajnë rolë të madh në jetën e banorëve të Semnanit dhe për disa familje janë më të rëndësishme sesa festat kombëtare të Iranit.

Sipas fesë së shiave, muaji Muharrem shënon vdekjen tragjike dhe brutale të Imam Hysejnit dhe 72 anëtarëve të familjes së tij. Banorë e Semnanit mbajnë zi 50 ditë duke i'u shmangur kënaqësive të kësaj jete. Dita e dhjetë e kësaj muaji është i njohur edhe si dita e Ashurës.