Jump to content

Serafin Fanko

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Serafin Fanko
Lindi24 maj 1937
Vdiq29 shtator 2007
Kombësiashqiptar
Shtetësiashqiptar
Profesioniaktor, regjisor
TitulliArtist i Popullit

Serafin Fanko (Shkodra, 24 maj 1937 - 29 shtator 2007), ishte një aktor dhe regjisor shqiptar i nderuar me titullin Artist i Popullit.

U lind në Shkodër, i biri i Nikolla Fankos dhe Milicës së Serafin Bellkos. Asokohe i ati ishte kapiten i ushtrisë së Mbretërisë Shqiptare me shërbim në Shkodër dhe me pushtimin italian mbajti qëndrim antifashist, arsye për të cilën u vra më 1943 nga vullnetarë mirditorë.[1] Serafini kaloi një fëmijëri tragjike, ndër vitet 1946-1948 së bashku me të motrën jetuan në jetimore deri kur i mori e gjyshja dhe jetuan me të.[2]

Serafin Fanko studimet e larta i kreu në Akademinë e Arteve në Pragë dhe në Institutin e Lartë të Arteve në Tiranë.

Filmi i tij i parë është "Fije që priten". Më pas shkëlqeu në vitin 1977, me filmin "Gunat mbi tela" ku luante një nga rolet e mbretërisë së Savojës. Vitet e fundit spikati si regjisor dramash.

Është nderuar me titullin "Artist i Popullit"

  1. ^ Juka, Gëzim H. (2018). Shkodranët e 7 prillit dhe të 29 nëntorit. Tiranë: Reklama. fq. 195–196. ISBN 9789928440358.
  2. ^ Xhahid Bushati (2019). Teatri "Migjeni, kujtesa e një qyteti. Tiranë: Albas. fq. 203. ISBN 9789928300904.