Shaban Haliti

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Shaban Haliti Alidema, rreth viteve 1930

Shaban Haliti veprimtar shqiptar nga Kosova, i përndjekur si armik i popullit nga regjimi i Doktrinës së shenjtë serbe. Pas burgosjes dhe vrasjes së tij, ky regjim nxori aktvendimin për konfiskimin e gjithë pasurisë të patundshme që gjendej sipas ligjit nën emrin e tij.

Dokumenti i parë, konfiskimi i pasurisë së Halit Alidemës nga Pozherani, prej pushtetit të Jugosllavisë Mbretërore, në emër të Kralit.
Dokumenti i dytë, konfiskimi i pasurisë së Shaban Halit Alidemës nga Pozherani prej pushtetit komunist.

Shaban Haliti, si shumë feudal shqiptarë, shpresat për shpëtimin e familjeve dhe nderit të tyre i mbështeten në lëvizjen shqiptare të pavarësisë nga Perandoria Osmane. Pas pushtimi të trojeve shqiptare nga mbretëria serbe, Shabani u mbajte për katër vite e nën muaj në burgun famëkeq të Zeqarit. Gjatë qëndrimit në këtë burg ai bie në kontakt të drejtpërdrejtë me aktivistë e lëvizjes shqiptare. Aty takoi dhe qëndroi së bashku me Idriz Seferin dhe bashkëvendësin e tij Islam Pira. Kështu, Shaban Halitin për pushteti e kralit serb ishte halë në sy dhe si pasojë e saj, ky pushtet nëpërmjet Gjykatës së Qarkut të Gjilanit, gjykatë e ashtu quajturi Sres Gnjilanje, lëshon aktvendimin Nr. 11836/34 të datës : 23 mars 1932, me të cilin i konfiskohet tërë pasuria e patundshme.

Shaban Haliti ishte halë në sy te armikut, si një ndër udhëheqësit në Moravën Epërme që i mbronte interesat e shqiptarëve, citojmë një vështrim të Gjykatës së Qarkut-Gjilan me Nr. 70/48, ku thuhet se konfiskohen tokat pjellore Mulliri me dy gur, bagëtia dhe makina për përpunimin e grurit dhe gjëra tjera shtëpiake ku i lejohet vetëm në një pjesë e vogël për jetesë sepse atëherë shumë shqiptarë ishin lojarë ndaj pushtetit të atëhershëm ku Shaban Haliti shpallët armik i popullit nga kjo Gjykatë. Heq më keq nuk i shpëtoi as djali i axhës Bexhet Alidema ku i konfiskohet e njëjta pasuri dhe këtyre të njëjtin fat e përjetoi edhe djali i vëllait Mislin Alidema. Këtij gjenocidi nuk i shpëtuan as të afërmit e Shaban Halitit ku pushteti i atëhershëm në shenjë hakmarrje mbyti këta të afërmit e tij Osman Alidemën me djalin Tefikin me dy djem të vëllait Shefkiun dhe Ademin ku këta nuk u kthyen të gjallë nga Gjilani në masakrën e njohur dhe nuk dihet se ku i kanë varrosur, ndërsa vëllezërit e xhaxhait Bexhet Alidemes, Bejtes i ikur në Amerikë dhe së fundi vdes në Turqi ndërsa vëllai tjetër Izeti vdes në Gjermani. Pushteti i atëhershëm varrimin e ka lejuar vetëm me katër persona dhe jo nga familja e vetë e ngushtë por dikush nga lagjja Alidema e kanë vallosur për këtë dëshmohet edhe nga personi që ka qenë në varrim, varri i tij është ruajtur plotë gjashtë javë nga shërbimi i atij pushteti që ishte pushtet (komunistë). Sipas kësaj shtëpitë ishin në shënjestër të atij sistemi dhe bastisjet kanë qenë të rëndomta dhe të pa tolerueshme, ku sipas Merrushe Brxhet Alidema në moshë 85 vjeçare rruga që shpie kah bashkësia lokale e kem pas të ndaluar nga pushteti antipopullor i atëhershëm por si rrugë tjetër alternative e kem pas rrugën kah lagjja Zuka sepse nuk mundemi me shkue edhe në ara të tona. Pra, shihet se familja Haliti Alidema dhe njerëz të sakrificës për çështje kombëtare nga kjo familje lindi edhe patrioti i madh dhe atdhetari i shquar për çështje kombëtare Halil Alidema ku edhe ky i vuajti 11 vite burg në burgun famëkeq të Beogradit. Për biografin e Shaban Halitit mund të themi se autorët e librit Ilaz Metaj-Ali Lluni në librin e “Hysen Terpezës”, të botuar më 1992Prishtinë, oda e Shaban Halitit ka qenë një ndër odat më me zë në Anamorav sepse në këtë odë ishin patriot të mëdhenj që kanë vizituar : Hasan Prishtina, Idriz Seferi, Hysen Tërpeza dhe shumë patriot të Lëvizjes kombëtare shqiptare ku me një studim pak më të thellë do të shihet se Shaban Haliti ka qenë figure kyçe në Anamoravë do të kyçemi në autorët e lartë përmendu Shaban Haliti ishte një ndër burrat më me zë të Pozherani dhe të Anamoravës rrëfen Rrustem Halabaku ku për here të parë u zhgjodhë Kryetar Komune në Pozheran në vitin 1928 dhe bëri aq sa mundi në këtë anë bëri pajtimin e gjaqeve sepse në atë kohë hakmarrja ishte në vlug të gjithë ata që e njohin dhe patën punë me të thonj se ishte trim i mençur dhe larg pamës dhe ishte udhëheqës i mire popullor para se të vdiste pa deklaruar Islam Pira edhe pse Shaban Halitin e pata kundër kandidat për Kryetar pos tij nuk mundi ta marrë këtë detyrë, në qershor të vitit 1941 gjermanët erdhën në Pozheran përmes terallit i ftuan meshkujt të moshës 16-80 vjeç, aty u mblodhën 200 veta thirrjen e bënte oficeri gjerman i cili valonte me njësi e vetë në Pozheran në rrugën e sipërme oficeri i kishin dal përpara kolona serbe dhe administratori i fshatit ku kishin shpifur gjithë shka për shqiptarët dhe i akuzoni shqiptarët se janë komunistë, ne nuk e kuptonin gjermanishten rrëfen Xha Rrusta mirëpo Shaban Haliti ku e pa se gjendja u acarua thirri një përkthyes që ishte Ahmet Bajrami dhe filloi ti thotë se ne nuk jemi komunistë por ne në tokat tona ndërsa zaptues dhe komunist janë serbët dhe me këtë mençuri Shaban Haliti e shpëtoi fshatin nga më e keqja për këtë gjësë mbarë Pozherani në rrethin fliste për trimërinë e Shaban Halitit, kështu kolonët Pozheranas ja mbajnë mend këtë sepse plani iu dështoi dhe i mbrojti interesat e shqiptarëve ku në vitin 1945-1946 në masakrën e Pozheranit mbytet me metoda më barbare ku edhe siç shifet më lartë shpallët armik i popullit ku edhe i konfiskohet pasuria e Shaban Halitit. Pra siç shifet pushteti komunist rreptësisht kishte ndaluar edhe të pamurit në ngushëllime siç u cek edhe më lartë varrimi i tij u bë me 4 persona : Imer Alidema, Jakup Alidema, Hajriz Alidema dhe Hali-Beqir Alidema sepse gjatë varrosjes kem pasur vështirësi të mëdha sepse nga xhami vëzhgohet varrimi i tij. Pra, duhet bërë një studim i jetës dhe veprës së Shaban Halitit dhe familjes Alidema dhe anëtarët e ngushtë dhe kështu do të ndriçohet një punë e pa lodhshme dhe jerz që sakrifikuan për atdhe së paku nga Institucionet e Republikës së Kosovës t’ju dilet në pah puna e tyre për atdhe dhe për bashkim kombëtar.

Për Shaban Halitin NGA QENDRA RAJONALE PËR TRASHËGIMI KULTURORE GJILAN[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Autor:Sherafedin KADRIU

Në burg të kralit dhe i shpronësuar U vra si armik i popullit nga komunistët më 1945 Shaban Haliti (Alidema) nga Pozherani i Vitisë, që gjatë sundimit turk qe një nga mbështetësit e sigurt të Lëvizjes Kombëtare për Çlirim, e cila udhëhiqej nga Idriz Seferi, Hasan Prishtina, Islam Piraj e të tjerë, gjatë sundimit të Jugosllavisë Mbretërore u burgos dhe iu konfiskua prona, ndërsa në fillim të “jetës” së Jugosllavisë Popullore, u vra nga komunistët, kurse familja e tij si armike e shpallur me ligj, shpronësohet edhe njëherë.

Gjilan, mars 2010, - Anamorava, në veçanti Morava e Epërme, ku bën pjesë fshati Pozheran, i ka dhënë historisë trima të papërkulur ndaj pushtuesve të cilësdo kohë qofshin. Ndër emrat e lakuar, përmendet Islam Piraj, Hamdi Kurteshi, Shaban Haliti etj. Në të vërtetë, për trimërinë, fisnikërinë, atdhedashurinë, vuajtjet, persekutimet, burgosjet e vrasjet që i kryenin regjimet serbe, e sidomos regjimi komunist i Jugosllavisë Socialiste, ose heshtej nga historianët tanë, ose shkruhej në aspektin negativ nga historianët serbë. Por, edhe në këtë katrahurë jete e shkrimesh, populli përcillte nëpërmjet përvojash, mbamendjesh, edhe ruajtjesh me xhelozi të ndonjë dokumenti të rëndësishëm, sa për të dëshmuar në ndonjë kohë për të vërtetën ndryshe.

Në fillim të viteve ’90 të shekullit XX, filluan të dalin shkrime që pasqyronin realitetin e hidhur të shqiptarëve nën sundimet e kohës. Ndërsa pas luftës së lavdishme të UÇK-së kundër ushtrisë serbe, policisë dhe organizimeve paramilitare, u krijuan kushte për të ndritur ngjarje e jetë veprimtarësh të të gjithë atyre që në ndonjë mënyrë qenë në shërbim të popullit, e kundër okupatorëve. Në mesin e burrave të kohës, dallohet Shaban Halit Alidema nga fshati Pozheran. Shabani, gjatë sundimit të Perandorisë Osmane, qe një nga feudalët e kohës, dhe njëkohësisht mbështetës i Lëvizjes Kombëtare për Çlirim. Oda e Shaban Halitit qe mikpritëse për të parët e Lëvizjes: Hasan Prishtinën, Idriz Seferin, Islam Pirajn e ndonjë tjetër. Në atë odë u thurën plane për çlirim, u dhanë sqarime për veprim, u morën vendime për angazhim. Qe nga odat më në zë të kohës. (Shih, Ilaz Metaj-Ali Lluni në librin e “Hysen Tërpeza – Histori e gjallë”, f.77-81, botuar më 1992, Prishtinë).

Pas pushtimit të Kosovës nga forcat serbe, në vitin 1912, shqiptarët u gjetën në një sundim më të egër se i pari. Maltretimet nuk kishin të pushuar. Burrat më të mirë të vendit burgoseshin e vriteshin, ndërsa familjet e tyre shpronësoheshin. Vuajtjet rriteshin për çdo ditë. Shaban Haliti qe ndër të burgosurit e parë. Katër vjet e nëntë muaj i kaloi në burgun e Zajeçarit, ku qëndroi së bashku me Idriz Seferin dhe Islam Pirajn. Gjatë kësaj kohe, pushteti i Mbretërisë jugosllave deshi që familjarët e Shaban Halitit t’i internonte në drejtim të panjohur, por pason një ndërhyrje te një mjek i njohur për kohën në Vrajë, të cilin do ta paguanin me lira, për t’i diagnostikuar familjarët e tij me TBC, me qëllim që të mos ndodhte internimi. Dhe kështu ndodh. Familjarët e tij (50 anëtarë) qëndrojnë vetëm dhjetë ditë në Gjilan, pastaj kthehen në vendlindje. Parja e bardhë, për ditë të zezë. Hiq nuk më janë dhimtë lirat, biro, - thoshte axha Shaban pastaj, sa herë bisedonim për ato ditë të vështira për familjen tonë, - shton Sadullah Alidema.

Organizimi shtetëror në Jugosllavinë Mbretërore filloi t’u lejojë shqiptarëve të kandidojnë për kryetar të ndonjë komune ku ata ishin shumicë. Kështu ndodhi edhe në Pozharan. Në vitin 1928, Shaban Haliti që për kundërkandidat pati Islam Pirajn, u zgjodh kryetar komune. Vetë Islam Piraj, para se të vdiste, më 1931, pasi kishte thirrur nga dy përfaqësuese të lagjeve të Pozheranit, iu kishte thënë: Ndonëse Shababin e pata kundërkandidat për kryetar, pas meje, Islam Pirës, nuk meriton kush ta marrë këtë detyrë, pos tij (Ilaz Metaj-Ali Lluni në librin e “Hysen Tërpeza – Histori e gjallë”, f.77, botuar më 1992, Prishtinë). Ndonjë dokument i kohës nuk ka mbetur për të dëshmuar më shumë për angazhimin e Shaban Halitit si kryetar komune, por ata që e patën njohur kanë folur për punët që kishte kryer me nder, për veprimtarinë atdhetare që zhvilloi gjatë asaj kohe. Bëri aq sa mundi në këtë anë për pajtimin e gjaqeve sepse në atë kohë hakmarrja ishte në vlug të së keqes, i kujton fjalët e pleqve të kohës Sadulla Alidema, i lindur më 1933, duke shtuar se axha Shaban kurrë s’ishte krenuar për këtë veprimtari. Ia kemi borxh popullit e vendit me kanë mirë mes veti. Se ndryshe nuk i qëndrojmë shkaut, plotëson me një thënie të Shabanit që është përsëritur shpesh tek Alidemët. Gjithë ata që e njohën dhe patën punë me të thonë se ishte trim i mençur dhe largpamës. Nuk e kanë harruar qëndrimin e tij të prerë për të mos dhënë as edhe një shqiptar, kur po ia kërkonte krali serb, për një oficer të vrarë nga shqiptarët. Në të vërtetë, vrasja kishte ndodhë në komunën e Verbanit, prandaj Shabani nuk ishte pajtuar as për tri koka shqiptarësh t’i jepte nga komuna e tij e tri koka tjera shqiptarësh, kryetari i komunës së Verbanit, siç edhe kishte kërkuar ky i fundit. Nuk jepej koka e të pafajshmit nga Shabani. Jo për sa kohë vendoste ai. I tillë ishte Shaban Halit Alidema.

Axha Shaban e ka dashur shkollën shumë. Për ta shkolluar Bejtullahun, të cilin e kishte nip, kishte vendosur që për shkollimin e tij të punonte veçmas një gur mulliri, - thotë Ismajl Alidema i lindur më 1937. Ndërsa, Qahil Zuka, po nga Pozherani, 75 vjeçar, konstaton: Burrë si Shaban Halitin nuk e gjen në këto anë. Baba më thoshte se pa të, Pozherani do të kish hequr shumë më shumë. I drejtë e i mençur. Unë e kam mbërri pak.

Megjithatë, pushteti i kralit duke përcjellë angazhimin e Shabanit për mbarëvajtje të jetës së shqiptarëve, të bashkëkombësve të tij, po thurte plane për ta etiketuar. Dhe kur pushteti serb nuk ia arriti kësaj mënyre veprimi, përdori Gjykatën e të ashtuquajturit Qarku i Gjilanit, për të shpronësuar Shaban Halitin nga pasuria e tij, në mënyrë që si i varfër të mos kishte ndikim në popull. Po për këtë, më 23 mars 1932, me një aktvendim të asaj gjykate me nr. 11836/34, i konfiskohet tërë pasuria e patundshme.

  • * *

Pastaj, vjen Lufta e Dytë Botërore. Shqiptarët silleshin ndryshe me ushtritë e huaja. Kishin përfituar nga ardhja e tyre. Ishin hapur shkolla në gjuhën shqipe. Flamuri kombëtar valonte lirshëm. Institucionet e kohës përfaqësoheshin nga ta, sepse ishin shumicë. E ndjenin lirinë, për aq sa nuk e kishin përjetuar nën okupatorin serb. Por, fillimi qe i vështirë. Aty kah fundi i majit i vitit 1941, një forcë gjermane po vinte nga Ferizaj. Ndërsa, për t’i pritur kishin dalë rreth 200 kolonë serbë të Tankosiçit. të cilët, nëpërmjet njërit që quhej Mihaillo dhe ish administratorit të Komunës, emri i të cilit nuk mbahet mend nga bashkëbiseduesit, do t’i thonë kolonelit gjerman se shqiptarët e fshatit Pozheran, nëpër të cilin do të kalonin, ishin komunistë, se me ta Gjermania do të kishte probleme dhe ndoshta do të vriteshin në të hyrë të fshatit. Koloneli, nuk kishte pritur as edhe një minutë, as kishte kërkuar sqarime të mëtejshme. Urdhri i tij qe i prerë: Të mblidhen të gjithë meshkujt e fshatit nga 16 deri në 80 vjeç. Urdhri ishte zbatuar. Pozheranasit qenë grumbulluar në oborrin e komunës. E kishin ndjerë rrezikun. Po se nga vinte nuk e merrnin me mend. Plaku, Shaban Haliti po merrej me komandantin gjerman, i fliste herë shqip e herë serbisht, e më shumë me gjeste. E dinte se komandanti nuk e kuptonte, po duhej t’i vononte derisa të mbërrinte Ahmet Bajrami nga Radivojci, i cili dinte gjermanishten se për tri vjet radhazi kishte punuar në Austri, të cilin kishte shkuar ta thërriste Rrahman Rama. Sa mbërrin Ahmeti, përshëndet kolonelin me “Hajl Hitler”, pastaj kishte marrë vesh për shpifjen e serbëve kolonë, dhe ua kishte shpjeguar të pranishmëve. Plaku Shaban Haliti, kishte qeshur hidhur, dhe kishte shtuar, duke iu drejtuar kolonelit: Mos u besoni serbëve zotni kolonel, se e kanë për zakon me rrejt, komunistë janë ata, se s’e kemi as farë as fis rusin e Moskovit për me kanë me ta. Janë zaptues të kësaj toke, o zotëni, e dinë me ba politiken e dreqit .Na jemi në tokën tonë. Veç çka kemi heq, runa Zot. Keni me pa se krejt të këqijat kanë me ju ardhë prej tyne.

Ahmeti kishte përkthyer fjalë për fjalë, e koloneli e kish besuar Shabanin. E kish besuar për qëndrimin, për shikimin e syve, për të vërtetën që po nxirrte pa asnjë mëdyshje. Gjermanët kishin vazhduar rrugën për Gjilan, e populli i Pozheranit e kishte falënderuar burrin e qëndresës e të guximit, Shaban Halit Alidemën, se edhe njëherë i nxori nga rreziku.

Vjeshtë e vitit 1944. Paria e vendit dhe i gjithë populli përkrahin Shaban Halitin edhe kësaj here të jetë kryetar komune. Ani pse ishte në moshë të shtyrë. Por, komunistët kolonë serbë nuk po pajtoheshin assesi. Boshko Vllahoviqi dhe Simë Milinçiqi të OZNA-së hyjnë në zyrën e Shabanit dhe provojnë ta detyrojnë të largohet nga ajo. Ishin me armë në dorë. E kishin fituar pushtetin. Mund të bënin ç’të donin. E dinte plaku këtë. Po, të mos qëndronte, e të mos e thoshte fjalën para kolonëve serbë, do ta brente ndërgjegjja jetë e mot: Djem, jeni të ri e e keni gabim. Ulni ato armë se nuk po më tutni hiq. Veç populli mundet me më largu.

Familja e Alidemëve të Pozheranit ka pësuar nga pushteti komunist i sapo instaluar në Kosovë, si rrallë ndonjë familje tjetër. Janë të njohur me emër dhe mbiemër të vrarët:

                           Shaban Halit Alidema, 
                           Behxhet Alidema, 
                           Misin Alidema, 
                           Osman Alidema, 
                           Shefki Alidema, 
                           Ali Alidema, 
                           Tefik  Osman Alidema, 
                           Adem Alidema, 

ndërsa vëllezërit Izet dhe Bejtullah Alidema, nipa të Shaban Halitit, ikën nga Kosova dhe nuk e panë më vendin e tyre. Izeti, që vdiq në Gjermani, kishte shërbyer deri ne pension në forcat amerikane, ndërsa Bejtullahu, i cili kishte kryer Gjimnazin e Madh, vdiq në Turqi.

Izet Alidema, nip i Shaban Halitit, gjatë shërbimit në forcat amerikane, në Gjermani.

Aty kah fundi i vitit, Shabani shkarkohet nga detyra e kryetarit të komunës. Komunizmi jugosllav kishte filluar kërdinë. Dhe nuk vonoi dita e tragjedisë. Më 7 janar 1945 në Pozheran arrin “Partizanska strazha”, e cila udhëhiqej nga Vukashin Kovaçeviç, prej Ramjanit, kolonistët Lluka Vlladushiç e Çedomir Andrijasheviç (Kosova sot, 10 mars 2008). Në fillim çarmatosin rojën partizane shqiptare, pastaj fillojnë burgosjen e pozheranasve. Në oborrin e xhamisë ishin rreth 300 shqiptarë të moshave të ndryshme. Torturat nisin menjëherë, shqelma e dru për shqiptarët. Po printe një Veliçko, që njihej në popull si Veliçko maxhupi. Dikur kishte qenë rrogëtar te Shaban Haliti, e tani ishte korrier i Simo Mileniçit, kryeshef i Rrethit të Ferizajt (Ilaz Metaj-Ali Lluni në librin e “Hysen Tërpeza – Histori e gjallë”, f.80, botuar më 1992, Prishtinë.

Shaban Haliti nuk iu kishte përgjigjur thirrjes së pushtetit të ri, nuk ishte në mesin e të ngujuarve. Po qëndronte në shtëpi. Ishte edhe i sëmurë, edhe pleqëria e kish bërë të veten. Veliçko, që dinte shumëçka si për fjalët që ishin bërë në shtëpinë e Shabanit, si për mënyrën e punëve që kishte kryer si kryetar komune, pasi vëren mungesën e plakut, i shkon në shtëpi dhe aty ia nxjerrë shpirtin duke e munduar si mos më keq, në prani të gruas, Latifes. Vetëm katër veta do ta varrosnin të ndjerin Shaban, të afërm të tij: Hajriz Beqir Alidema, Halil Beqir Alidema, Ymer Alidema dhe Jakup Alidema. Ndërsa, pushteti i kohës, për gjashtë javë e ruajti varrin e tij, sigurisht se mos ndokush i familjes do t’i bënte ndonjë foto e do ta nxirrte në ndonjë revistë kohe për të dëshmuar brutalitetin serb. Bile, as nuk u hap konak për ngushëllime. Nuk lejoi pushteti komunist. Nga të tjerët që ishin të ngujuar në oborrin e xhamisë mbyten edhe tre, ndërsa 16 të tjerë mbyten në Gjilan.

  • * *

Shaban Halit Alidema, shpallet armik i popullit dhe i konfiskohet e tërë pasuria. Arkivi Ndërkomunal në Gjilan ruan origjinalin me nr. 12 në emër të konfiskimit të pronës me numër të tapisë 70/48 të Shaban Halitit, ndërsa pas kërkesës së z. Halit Alidemës, përfaqësues i pasardhësve të Shabanit, Arkivi ka lëshuar një fotokopje më datë 29.05.2007, me nr. protokolli 167/2007, që është dëshmi për konfiskim të 17 hektarëve tokë të kësaj familjeje. Pasardhësit e Shabanit kanë kërkuar të drejtën e tyre në institucionet shtetërore për rikthimin e pasurisë së tyre, me bindje të plotë se kërkojnë vetëm të vërtetën e mohuar për dekada me radhë, po sipas dokumenteve. Duke përfunduar këtë shkrim për jetën dhe veprën e Shaban Halit Alidemës, mund të thuhet edhe nga këto pak dokumente dhe mbamendje, se historia e së shkuarës së afërt, ka arsye të hulumtohet edhe për këtë rast, e edhe për raste të tjera, sa e sa të zbehur nga kujtesa, të korrigjohet me argumente, të dalë në shesh e vërteta. Dhe, njerëzit e këtillë që i dhanë kombit, do duhej përjetësuar, me një emërtim rruge, shkolle a institucioni. Këtë e meriton Shaban Halit Alidema, e meritojnë edhe pasardhësit e Shabanit, të cilët nuk u stepën. E bënë jetën si i gjithë populli. Me vuajtje. Punuan e u shkolluan. Dhe janë të njohur Alidemët e Pozheranit për arritje dijeje e pasurie, për burrëri e trimëri, për mikpritje e atdhedashuri. I mbrujtur me tipare të tilla qe edhe nipi i Shaban Halit Alidemës, profesori i nderuar dhe ish i burgosuri politik, mr. Halil Alidema.