Jump to content

Shkëlzen Halimi

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Shkëlzen Halimi (1961) është shkrimtar, dramaturg dhe gazetar shqiptare nga Maqedonia e Veriut.

Shkëlzen Halimi u lind në vitin 1961. Ka diplomuar në Katedrën e Gjuhës dhe Letërsisë Shqiptare në Fakultetin Filologjik në Shkup. Ka punuar në gazetën Flaka, Bota sot, Fakti. Aktualisht punon në gazetën Koha. Ka botuar veprat “Ujem dashurie” (poezi), “Qeshje pa zë” (poezi), Beti blu në Bit Pazar” (poezi), “Rruga kobër” (poezi), “Lule në shkretëtirë”(poezi), “Agshol i grisur (tregime), “Vdekja e Vincentit (tregime), Oda e rrëfimit (tregime), “Kthimi” (roman) etj. Shkëlzen Halimi ka shkruar edhe disa drama që janë inskenuar në Tetovë, Shkup e Kumanovë. Është marrë edhe me përkthime. Jeton dhe vepron në Shkup.

Halimi është autor i dhjetëra veprave poetike, prozë dhe dramatike. Dramat e tij janë vënë në skenat e teatrit në Shkup, Tetovë, Kumanovë, Prizren etj. Ka përkthyer disa libra nga maqedonishtjagjuhën shqipe . Veprat e tij janë përkthyer në disa gjuhë dhe janë përfaqësuar në disa antologji. Tre nga tregimet e tij të shkurtra janë të përfaqësuara në antologjinë maqedonase me tregime të shkurtra, " Xhuxhi në vendin e lulëkuqeve " ( Temlum, 2022). [1]

  1. ^ Никола Гелевски и Владимир Мартиновски (приредувачи), Џинџуџе во земјата на афионите: антологија на македонскиот краток расказ. Скопје: Темплум, 2022, стр. 137-142 и 359.