Shkolla e mesme e punëve të brendshme ne Vushtrri

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Jump to navigation Jump to search

Shkolla e Mesme e Punëve të Brendshme në Vushtrri[redakto | përpunoni burim]

Themelimi dhe kohëzgjatja e funkcionimit[redakto | përpunoni burim]

SHKOLLA E MESME E PUNËVE TË BRENDSHME në Vushtrri ka qenë institucion shkollor për arsimimin e kuadrit të mesëm të punëtorëve të shërbimit të sigurimit publik të Kosovës (atëherë: KSA e Kosovës). Për opinionin e gjërë ky institucion shkollor ka qenë i njohur si Akademia policore ose Shkolla e Mesme e Policisë.[1]

Ky institucion shkollor është themeluar në vitin 1970 dhe ka funkcionuar der në vitin 1990, kur mësimdhënësit dhe nxënësit shqiptar të Shkolles janë larguar me dhunë nga pushteti i atëhershëm i Sërbisë.

Kjo Shkollë ka vepruar me vendimin e Ministrisë së Arsimit të Kosovës (atëherë: Sekretariati Krahinor i Arsimit) dhe është financuar nga Ministria e Punëve të Brendshme të Kosovës (atëherë: Sekretariati Krahinor i Punëve të Brendshme).

Drejtori i parë i Shkollës ishte Kristo Melonashi, një pjesëmarrës i LNQ me prejardhje nga pjesa jugore e Shqipërisë.

Nxënësit dhe mësimdhënësit[redakto | përpunoni burim]

Nxënësit e Shkollës janë pranuar pas kryerjes se shkollimit fillor tetëvjeçar. Përparësi për t´u pranuar kishin nxënësit, të cilët shkollimin fillor e kishin përmbaruar me sukses të volitshëm. Ata banonin dhe ushqeheshin gratis në konvikltet e Shkollës.

Shkolla kishte mësimdhënës të rregulltë dhe mësimdhënës të jashtëm. Këta të fundit ishin mësimdhënësit e angazhuar nga Ministria e Punëve të Brendshme e Kosovës, nga Gjimnazi i Vushtrisë dhe nga Universiteti i Prishtinës. Shkolla kishte edhe pedagogun dhe mjekun.

Proçesi mësimor[redakto | përpunoni burim]

Lëndët mësimore ndaheshin në

  • LËNDË PROFESIONALE (kriminalistika taktike, teknike e metodike, rregullat e shërbimit të sigurimit publik, mjetet e komunikimit ne organet e punëve të brendshme, arsimimi fizik profesional, etj);
  • LËNDË JURIDIKE (fillet e së dretës, e drejta penale - pjesa e përgjithshme dhe e veçantë, e drejta e procedurës penale, e drejta administrative - pjesa e përgjithshme dhe e ajo e veçantë, etj);
  • LËNDË USHTARAKE ( bazat e mësimit ushtarak, ku rëndësi e veçantë i është kushtuar pjesës praktike).

Pjesë e proçesit mësimor ishte praktika si dhe kursi dhjetëditësh i notimit dhe ai i skijimit.

Shkollimi në këtë Institucion kishte një kohëzgjatje prej katër vjetësh.

Pas përfundimit të klasës së katërtë, nxënësit i nënshtroheshin provimit të pjekurisë ( provimit të maturës).

Aktivitetet e lira[redakto | përpunoni burim]

Aktivitetet e lira të nxënësve organizoheshin nga Organizata e Rinisë së Shkollës, e cila kishte rol shumë të madh në Shkollë. Këto aktivitete zhvilloheshin nëpërmjet grupeve përkatëse, ku shquheshin: Grupi letrar, ai recitativ, muzikor etj. Aktivitetet e lira zhvilloheshin edhe në bashkëpunim me shkollat e tjera të mesme të Vushtrisë, Prishtines, Mitrovices, Podujeves etj.

Perspektiva e nxënësve pas kryerjes së shkollimit[redakto | përpunoni burim]

Pas kryerjes së shkollimit, nxënësit e kishin punësimin e garantuar. Ata punonin si policë ose në punë të tjera në organet e punëve të brendshme, ku kërkohej përgaditja e mesme shkollore.

Nxënësit që e përfundonin me sukses shkollimin, liroheshin nga kryerja e obligimit ushtarak.

Shumë nxënës të kësaj shkolle i kanë përfunduar edhe studimet universitare.

Kjo shkollë në këtë formë nuk ekziston më.

Referimet[redakto | përpunoni burim]

  1. ^ Më shumë lidhur me këtë Shkollë, shiko emisionin Arkivi, Akademia policore, Radiotelevizioni i Kosovës, publikuar në Youtube më 02.05.2016.