Jump to content

Kimia

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
(Përcjellë nga Kimi)
Shishet e tretësirave

Kimia është shkenca natyrore që merret me studimin e ndërtimit dhe vetive të materies,perberjes, struktures dhe transformimeve të saj. Është studimi i vetive dhe strukturës së atomeve (duke përfshirë dhe izotopet e tyre të qëndrueshëm apo radioaktive), të përbërjeve dhe molekulave, të përzierjeve dhe të tretësirave, si elemente bazë të natyrës dhe se si ato kombinohen për të formuar stadet e ndryshme të materies që na formojnë në çdo gjë që na rrethon. Njohja e strukturës elektronike të atomeve është baza e kimise konvencionale, ndërsa njohja e strukturës së bërthamës është baza e kimisë bërthamore. Prishja dhe formimi i lidhjeve mes atomeve dhe molekulave janë përgjegjës për transformimin e materies. Fizika, kimia dhe biologjia janë tri shkenca natyrore. Quhen shkenca natyrore meqë studiojnë natyrën domethënë, botën që na rrethon me të gjitha pasuritë e saj dhe dukuritë e shumta që ndodhin në të.

Disiplina të kimisë

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Kimia është shkencë e natyrës e cila së bashku me fizikën dhe biologjinë studion materien e gjallë dhe atë të vdekur. Stekiometria është degë e kimisë e cila merret me llogaritjen e reaktantëve dhe produkteve. Rrjedh nga fjala greke stoicheion dhe metron që në gjuhën shqipe do të thotë element dhe matje. Kimia është një prej shkencave natyrore si fizika, matematika e biologjia e ka zanafillën e vet që nga kohët e lashta.

Disiplina të tjera

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Ekzisitojnë shumë specializime dhe disiplina të kimisë, për shembull: kimia makromolekulare, kimia kombinatorike, astrokimia, inxhinieria kimike, kimia kompjuterike, elektrokimia, gjeokimia, inxhinieria e materialeve, shkenca e materialeve, biologjia molekulare, citokimia, histokimia, kimia klinike, kimia bërthamore, metalorganika, stereokimia, kimia e mjedisit, kimia e gjelbër, radiokimia, fotokimia, kimia radiofarmaceutike, aerotermokimia etj.

Atomet dhe molekulat

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Materia është e përbërë nga grimca shumë të vogla të quajtura atome: në natyrë ekzistojnë me qindra dhe çdonjeri prej tyre ka strukturë dhe veti të ndryshme. Kur atomet kombinohen me njëri tjetrin formojnë molekulat.

Lidhjet kimike dhe forcat tërheqëse ndërmolekulare

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Atomet mund të lidhen me njëri tjetrin dhe forca që i mban të bashkuar quhet lidhje kimike. Ekzistojnë edhe forca ndërmolekulare jo aq të forta sa lidhja kimike, të cilat tërheqin atomet e molekulat mes tyre.

Përbërjet kimike

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Kur atomet lidhen mes tyre në sasi të përcaktuara përfitohen përbërjet kimike(për shembull uji,H2O) Agregatët e shumë përbërjeve quhen përzierje (për shembull çokollata.

Gjendjet agregate

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Përbërjet kimike mund të shfaqen në shumë gjendje. Më të njohurat janë ato të ngurtë, e lëngët dhe ajo e gaztë: në temperaturë të ulët molekulat tërhiqen fort dhe nuk lëvizin, por "dridhen" dhe shfaqen në gjendje të ngurtë; me rritjen e temperaturës fitojnë energji dhe "rrëshqasin" mes tyre, duke kaluar në gjendje të lëngët; duke e rritur edhe më shumë temperaturën fitojnë aq shumë energji sa përhapen në të gjitha drejtimet duke formuar një gas.

Ligjet e kimisë dhe fizikës

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Të gjitha reaksionet kimike dhe transformimet fizike ndodhin sipas ligjeve kimiko-fizike.

Te tregojne gjerat

Mekanika kuantike

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Kimia fizike është një disiplin e ngjashme me fiziken. Mekanika kuantike është sektori i fizikës që i ka dhënë më shumë shtyse zhvillimit të kimisë, duke shpjeguar strukturën dhe karakteristikat e atomeve e duke krijuar bazat për trajtimin matematik të lidhjes kimike

Historia e kimisë

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Shiko edhe këtë

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Lidhje të jashtme

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]