Jump to content

Gjoni i Damaskut

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
(Përcjellë nga Shna Gjoni i Damaskut)
Shna Gjoni i Damaskut

Ikonë greke e Gjonit të Damaskut
"Doktor i kishës"
Lindi 650, Damask,Siri
Vdiq 5 dhjetor 749
Nderohet nga Kisha katolike,
Kisha ortodokse
Shpallur doktor kishe 1883
Dita përkujtimore 4 dhjetor
Shenjt mbrojtës i
farmacistëve, ikona pikturuesve, nxënësve të teologjisë.

Shna Gjoni i Damaskut (për ortodoksit Shën Johani i Damaskut) njihet edhe si Gjoni i Damaskut (lindi rreth vitit 650DamaskSirisë, dhe vdiq me 5 dhjetor 749Mar Saba, Palestinë), u pagëzua me emrin Gjon ibn Mansùr, latinisht Ioannes Damascenus. Familja e tij ishte arabe me fe të krishtere. Quhet edhe Hrisorroas (greq. "flori-rrjedhës" d.m.th. fjalë arti, gojë arti. Në kishën katolike është doktor kishe dhe shenjt. U mor me ligj, teologji, filozofi dhe muzikë. Ai ishte krye këshilltar (vezir) i kalifit të Damaskut, shkroi vepra duke paraqitur fenë e krishterë, dhe shkroi himne të cilët janë ende sot në përdorim të përditshëm në manastirët e krishterimit ortodoks në mbarë botën.

Njohuritë nga jeta e Gjonit të Damaskut na janë përçuar nga patriarku Gjoni i Jeruzalemit të cilat datojnë nga qindvjeçari i 10.

Opera Ioannis Damasceni, 1603
  • De Fide Orthodoxa (feja e vërtetë), vepra më e përmendur që shtjellon thelbin e qënësisë së Perëndisë, natyrën hyjnore, dhe trininë. Si dëshmi për qënësinë e Perëndisë ai përmend pajtimin e mendimeve mes atyre të ndriturve nga Zbulesa dhe atyre që kanë vetëm dritën e arsyes që u prin.
  • Tre "Shfajësime ndriçuese kundër atyre që qortojnë figurat e shenjta".

Vepra mësuese dhe edukuese

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
  • "Burimi i diturisë" ose "Burimi i dijes", ndahet në tre pjese:
    1. "Krerë filozofikë" (kefalia filosofika) – Quhen zakonisht 'Dialektika',
    2. "Mbi herezinë" (peri episeon)
    3. "Një paraqitje e saktë e fesë së vërtetë" (Ikdhosis akrives tis orthodhoksu pisteos)
  • "Paralele të shenjta".

Dita përkujtimore

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Në kishën katolike dita e tij përkujtimore (jo e urdhëruar), është 4 dhjetori, po ashtu edhe në kishën ortodokse dhe atë anglikane.

Gjoni i Damaskut u emërua në vitin 1890 nga Papa Leoni XIII doktor i kishës dhe shenjtmbrojtës i studentëve të teologjisë në Lindje.

Lidhje të jashtme

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]