Shoqëria Politike Atdhetare "Çamëria"
- Shënim: Kjo faqe është rreth shoqatës në Shqipëri, për shoqatën e shqiptarëve çam në SHBA, shih Shoqata për të Drejtat e Njeriut Çamëria
Shoqëria Politike Atdhetare "Çamëria" është një grup që mbron kthimin e çamëve në Greqi (pas dëbimit të shqiptarëve), marrjen e kompensimit dhe lirinë më të madhe për çamët ortodoksë në Greqi, e cila u themelua më 10 janar 1991.[1]
Kjo shoqatë zhvillon çdo vit një sërë aktivitetesh, me ndihmën e Partisë për Drejtësi dhe Integrim, si dhe organizata të tjera. Çdo vit, më 27 qershor, organizohet në Marshi i Çamërisë në Konispol, në kujtim të dëbimeve të shqiptarëve të Çamërisë.
Historia
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Në mars të vitit 1991 u mbajt në Tiranë konferenca e parë kombëtare e Shoqatës Politike të Çamërisë (PKSH) me shumë aktivistë të saj të ardhur nga komuniteti shqiptar i dëbuar nga Greqia pas luftës. PKSH synonte të sillte në vëmendjen ndërkombëtare të drejtat e neglizhuara gjuhësore, kulturore dhe arsimore të shqiptarëve çamë ortodoksë, të cilët i janë nënshtruar një politike asimiluese greke. Grupi ka nisur edhe fushata në emër të mërgimtarëve çamë në Shqipëri. Ajo ka nxitur zgjerimin e kontakteve me bashkatdhetarët në Greqi, kthimin e të internuarve në zonat e tyre familjare dhe pagesën e dëmshpërblimit për pronat dhe tokat që u janë marrë në mënyrë të paligjshme gjatë dëbimit.
Aktivitetet
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Që nga viti 1991, aktivistët shqiptarë në të gjithë spektrin politik janë bërë më të hapur për çështjen e Çamërisë përballë Greqisë. Ankesat historike mbi shtypjen greke të shqiptarëve myslimanë dhe ortodoksë në fillim të këtij shekulli janë transmetuar dhe Athina është kritikuar për presionet e saj të vazhdueshme asimiluese kundër shqiptarëve ortodoksë që ende banojnë në Çamërinë, rajonin e Epirit. Edhe pse autoritetet greke kanë mohuar se ekziston ndonjë problem çam, përfaqësuesit çamë kanë vazhduar t'i kërkojnë qeverisë shqiptare që ta trajtojë çështjen me Athinën në nivelet më të larta dypalëshe.[2]