Shpellat Undavalli
Shpellat Undavalli, një shembull monolitik i Arkitekturës shkëmbore të Indisë dhe një nga dëshmitë më të rafinuara të viswakarma sthapathisve të lashtë, gjenden në Undavalli të mandalit Tadepalle në distriktin Guntur në shtetin indian të Andra Pradeshit. Shpellat gjenden 6 km në jug-perëndim të Vijayawadas, 22 km në veri-lindje të qytetit të Gunturit në Hyderabad.
Përshkrimi
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Këto shpella u skalitën në shkëmbin solid ranor të faqes së kodrës në shekujt e IV dhe të V të e.s.[1] Ka mjaft shpella dhe më e madhja dhe më e shquara prej tyre ka katër kate me një statujë të kolosale të Vishnut në një pozicion të shtrirë, të skalitur nga një bllok i vetëm graniti brenda katit të dytë. Shpellat Undavalli janë një shembull se si shumë artifakte dhe stupa budiste në Andhra u shndërruan në tempuj hindu. Fillimisht ishin shpella xhainiste të ngjashme në arkitekturë me Shpellat Udayagiri dhe Khandagiri.[2] Shpella kryesore është një nga shembujt më të hershëm të Arkitekturës Gupta, më së pari qelat e manastirit të skalitur në shkëmbinjtë e ranorë kodrinorë.[3] Fillimisht shpellat ishin formuar si një strehë xhainiste dhe kati i parë ruan akoma stilin xhanist; vihara paraqet një manastir xhainist dhe përfshin skulptura të tirthankarave xhainiste (shenjtë të hyjnizuar). Ky kat i parë i shpellës është një vihara dhe përfshin Punime artistike Budiste.[4] Siti shërbeu si kompleksi manastiror i Bhikkhut gjatë periudhës së lashtë.[5] Muret e shpellave paraqesin skulptura të skalitura nga artizanë të aftë. Shpellat janë të rrethuara nga një peizazh i gjelbër. Nga lartësia e kodrës sipër shpellave mbi lumin Krishna shihen shumë shembuj të Arkitekturës së skalitur në shkëmb.
Shiko edhe
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Arkitektura shkëmbore e Indisë
- Tempulli xhainist
- Arkitektura Budiste
- Arkitektura e tempujve hindu
- Shpellat Barabar
- Shpellat Mandapeshwar
- Shpellat Ellora
- Grupet e shpellave budiste në Junagadh
- Shpellat Bava Pyara
- Shpellat Mahakali
Referime
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- ^ "Undavalli Caves" (në anglisht). andhratourism.com. Arkivuar nga origjinali më 13 shtator 2006. Marrë më 19 gusht 2006.
- ^ "Undavalli Caves" (në anglisht). showcaves.com. Marrë më 19 gusht 2006.
{{cite web}}
: Mirëmbajtja CS1: Gjendja e adresës (lidhja) - ^ Thapar, Binda (2004). Introduction to Indian Architecture (në anglisht). Singapore: Periplus Editions. fq. 10. ISBN 0-7946-0011-5.
- ^ An Official Website Of Guntur District Government Of Andhra Pradesh. "Undavalli Caves" (në anglisht). Guntur District Government Of Andhra Pradesh. Arkivuar nga origjinali më 27 qershor 2016. Marrë më 29 nëntor 2013.
- ^ Tourism Department. "Undavalli Caves" (në anglisht). Tourism Department, Hyderabad, Andhra Pradesh, India. Arkivuar nga origjinali më 3 dhjetor 2013. Marrë më 29 nëntor 2013.
Bibliografia
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Wikimedia Commons has media related to Shpellat Undavalli. |
- Thapar, Binda (2004). Introduction to Indian Architecture (në anglisht). Singapor: Periplus Editions. ISBN 0-7946-0011-5.
Lidhje të jashtme
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Undavalli Caves
- "Caves in Andhra Padesh" (në anglisht). Arkivuar nga origjinali më 13 shtator 2006.