Shtëpia e Musa Shehzades

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Shtëpia e Musa Shehzades
LlojiArkitekturore
VendndodhjaRr. Gani Çavdarbasha nr.17, Prizren, Kosovë
NdërtuarShek. XIX
Emri zyrtar: Monument /Ansambël
LlojiNën mbrojtje
Përcaktuar615/55
Nr. i referencës559

Shtëpia e Musa Shehzades është një monument i trashëgimisë kulturore në Prizren, Kosovë.[1] Ky monument është i kategorisë "Arkitekturor", i miratuar me numër 615/55. Shtëpia është një ndërtesë banimi që ndodhet në rr. Gani Çavdarbasha nr.17.

Historiku[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Musa Shehzade

Shtëpia e Shehzades i ka takuar Musa Shehzades (1870 - 1945) dhe gjendet në pjesën rrafshinore të qytetit në rrugën e “Sarajit të Vjetër” dhe është ndërtuar në fund të shek. XVIII. Në shek. XIX është bërë renovimi i rrënjësishëm sidomos në enterier, ndërsa në shek. XX janë bërë ndërhyrje në hajatin që gjendet në pjesën veriore të objektit si dhe në kat është mbyllur qyshku (doksati). Është objekt banimi i tipit rrafshinor, i ngritur në kate. I takon objekteve jo simetrike. Objekti është i pasur me elemente etnografike në enterier. Vlen të theksohen oxhaqet e përpunuara që gjenden një në përdhese dhe dy në kate. Edhe drugdhendja është e pasur sidomos përpunimi i tavaneve (“Xhyl-tavan”), dollapëve, musëndrave etj. Në fasadën kryesore që gjendet në anën lindore janë punuar timpanore prej druri që janë karakteristike edhe për disa shtëpi tjera të qytetit të Prizrenit. Në mes të shek. XX oborri i objektit përgjysmohet dhe ndërtohet një objekt i ri, ku mbulon gjysmën e fasadës së objektit në fjalë. Pas viteve ‘80 të shek. XX objekti nuk shfrytëzohet për banim por është shfrytëzuar si depo e materialit elektrik. Në vitin 1999 nga ana e pronarit bëhet ndërtimi i kulmit. Gjatë vitit 2013 objekti është restauruar, dhe planifikohet të shndërrohet në Muze Etnografik.[2]

Shih edhe[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Lidhje të jashtme[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Referime[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  1. ^ LISTA E TRASHËGIMISË KULTURORE PËR MBROJTJE TË PËRKOHSHME (PDF). Republika e Kosovës, Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit. Marrë më 17 gusht 2016.
  2. ^ "Kopje e arkivuar". Arkivuar nga origjinali më 25 shkurt 2023. Marrë më 25 shkurt 2023. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)Mirëmbajtja CS1: Archived copy si titull (lidhja)