Shtjefën Kurti

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Shko te: navigacion, kërko
Shtjefën Kurti

Dom Shtjefën Kurti ishte nje prift dhe shenjtor shqiptar. Hapja e procesit dioqezan për lumnimin e tij, u shpall më 10 nëntor të viti 2002, nga prefekti i asokohshëm i Kongregatës për Ungjillëzimin e Popujve, kardinali Kreshencio Sepe, gjatë kremtimit të Eukaristisë, në katedralen e Shkodrës. Lumnimi dhe pranimi si shenjtor ndodhi më 5 nëntor 2016, në sheshin para katedrales së Shën Shtjefnit në Shkodër.[1]

Jeta[redakto | redakto tekstin burimor]

Shtjefën Kurti lindi në Ferizaj në vitin 24 dhjetor 1898. Mësimet e para i mori në vendin e lindjes, dhe pastaj ndoqi mesimet ne Rome, ne institutin Santa Maria. Studimet teologjike i filloi në Austri, për t’i vazhduar në Romë në kolegjin “Propaganda Fide”. U shugurua në Rome ku mbajti edhe të parën meshë. Më pas u kthye në vendlindje ku punoi në zyrën ipeshkvnore e më pas në Gjakovë. At Shtjefni nuk ndiqte vetëm jetën fetare. Ai ishte i shqetësuar edhe për fatin e vendit të vet, ndaj në 5 maj në vitin 1930, së bashku me dy famullitarë i dërgojnë një peticion sekretarit të përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara në Gjenevë, ku përshkruante situatën që po kalonte Kosova. Ishte Ati ku u rrëfye Nënë Tereza dhe ku rrëfehej në oborrin mbretëror deri në vitin 1939 Mbretëresha Geraldinë.Por ditë të vështira do ta prisnin pas Luftës së Dytë Botërore. M 1944-1945 eshte famulltar ne kishen e famullise katolike ne Tiranes (ne Bulevard). Arrestohet në vitin 1946 dhe dënohet me 20 vjet burg si agjent i perëndimorëve. Lirohet nga burgu i tmerrshëm i Burrelit në vitin 1966, por arrestohet sërish në vitin 1971 për spiunazh, sabotazh dhe kryerjen në fshehtësi të riteve fetare. Fajsohet per pagezimin te femijeve. Denohet me vdekje. U pushkatua në një vend që ende nuk dihet edhe sot. Eshte i vetmi qe u martirizua per çeshtje fetare kur feja ishte e ndaluar ligjetisht me 1967. Sot pas kaq vjetësh Don Shtjefën Kurti është një ndër kandidatët e 40 martirët shqiptarë që priten të kanonizohen nga Vatikani.

Burimet[redakto | redakto tekstin burimor]

  1. ^ Flocchini, Emilia. Beati Martiri Albanesi (Vincenzo Prennushi e 37 compagni). Santiebeati. Marrë më 6 October 2017. 

[1]