Jump to content

Simon Mirakaj

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Simon Mirakaj

Simon Mirakaj (lindur në 1 qershor 1944) është një ish i internuar gjatë regjimit komunist në Shqipëri. Simoni jetoi në internim për 44 vite. I ati i tij u arratis nga regjimi ndërsa familjarë të tjerë u pushkatuan për shkak të rezistencës ndaj komunizmit.[1] Ai është anëtar i Autoritetit për Hapjen e Dosjeve të ish-Sigurimit të Shtetit (AIDSSH).[2]

Simoni lindi në Shkodër, në një familje e cila ka qenë e internuar prej vitit 1945 deri në rënien e regjimit komunist. Ai vetë është rritur në internim, prej të cilit është liruar bashkë me familjen e tij vetëm në vitin 1989. Ai kreu Universitetin e Tiranës në Fakultetin Juridik, kurse më pas edhe Akademinë e Rendit Publik.

Miraka ka shërbyer si inspektor i Arkivit të Ministrisë të Brendshme me gradën Major dhe më vonë është emëruar Drejtor i Përgjithshëm i Institutit të Ish të Përndjekurve Politikë, një pozicion që e ka mbajtur nga viti 2002 e deri në nëntorin e vitit 2013.[3][4]

Internimi për Simonin zgjati për 44 vite, duke nisur nga kampi i internimit të Beratit, deri tek ai i fundit në Gjazë të Lushnjës.[5] Internimi për familjen e Mirakaj nisi në 1945. Fillimisht u zhvendosën në kalanë e Beratit por më vonë në 1949 u transferuan në Turan. Atje u regjistruan brenda 24 orëve 30 fëmijë të vdekur, të larguar nga jeta nga mungesa e ushqimit dhe mungesa e higjienës.[6] Kjo situatë alarmoi Ministrinë e Brendshme dhe Simoni u transferua nga kampi i Turanit në kampin e Tepelenës. Atje Mirakaj qëndroi nga mosha 4-vjeçare deri në moshën 8-vjeçare.[7]

Puna pranë AIDSSH

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
Simon Mirakaj gjatë dekorimit të Mrikë dhe Gjelë Gjikolës në ish-Kampin e Tepelenës

Gjatë seancës në Kuvend për zgjedhjen e anëtarëve të Autoritetit, Simon Mirakaj u propozua si kandidat nga Shoqata e të Drejtave të Njeriut, ku mori 75 vota.[8] Autoriteti u përzgjodh në 17 nëntor 2016 nga Parlamenti. Në një intervistë për portalin 27.al Mirakaj është shprehur se qëllimi kryesor i këtij Autoriteti është hapja e arkivave që për 27 vite kanë qenë të mbyllura. Sipas pretendimeve të Mirakaj disponohen statistika që flasin vetë për ekzistencën e dosjeve të ish-Sigurimit të Shtetit, të krijuara në periudhën 29 nëntor 1944 deri më 2 korrik 1991. Autoriteti në fjalë do të merret me administrimin e 212.000 dosjeve të ndryshme të ish-Sigurimit, 250.000 kartelave individuale, rreth 15.000 dosjesh hetimore gjyqësore, 21.000 dosjesh të personave të përndjekur nga Sigurimi, si dhe regjistra, procesverbale e akte normative. Kjo masë përbën në total rreth 32 milionë faqe dokumente te hartuara nga ish-Sigurimi i Shtetit.[9][10]

Debati për Kampin e Tepelenës

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Në emisionin "Arena" në TV Ora News të datës 28 mars 2018, historiani Prof. Dr. Pëllumb Xhufi është shprehur se "Kampi i Tepelenës" ka qenë një kamp pune me kushte të mira dhe jo një kamp shfarosës ashtu siç cilësohet nga shumica e studiuesve ku, ndër të tjera, thuhet se kanë vdekur burra e gra dhe mbi 300 fëmijë të mitur. Kjo deklaratë ka nxitur dhe polemizuar debatin publik rreth kësaj teme. I ftuar në emisionin ‘Studio e Hapur’ në News24, Pëllumb Xhufi tha se raporti i tij bazohet tek dokumentet e CIA-s dhe rrëfimet e të mbijetuarve.

Unë citova një dokument të CIA-s të vitit 1953 që ka informacion të detajuar. Pra nuk janë deklarata të miat. Thuhet se i kam thënë unë këto fjalë se ky kamp ka qenë me kushte më të mira se të tjerët, apo se edhe ka qenë dhe kamp pushimi.

Pas kësaj deklarate nuk mungoi dhe reagimi i Simonit, i cili ka qenë i internuar në këtë kamp.[11] I pyetur nga "Gazeta Shqiptare" ai u shpreh në këtë mënyrë:

Parlamenti i vitit ’91 e konsideroi burg kampin e Tepelenës për keqtrajtimin e njerëzve në atë kamp...ai ishte një kamp që detyronte fëmijët të punonin nën tytën e automatikut, se gjatë rrugës për punë shoqëroheshin nga policë të armatosur. Këta ishin të moshës 14-15 vjeç. Që mbanin pleh, driza, gurë në kurriz për komandën e policisë së kampit. Ndërsa ne të vegjlit stivonim predhat që gjendeshin në oborrin e kampit. Jo rrallë kishin shkaktuar dhe tragjedi.

Simon Mirakaj është dekoruar me titullin “Kalorës i Urdhrit të Skënderbeut” nga ish-Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bujar Nishani.[12][13]

  1. ^ https://www.bbc.co.uk/programmes/p060h486/p060hn1g
  2. ^ http://www.gazeta55.al/aktualitet/item/10974-simon-mirakaj-ne-zerin-e-amerikes-keqardhje-per-historianet-nostalgjik[lidhje e vdekur]
  3. ^ "Kopje e arkivuar". Arkivuar nga origjinali më 26 janar 2020. Marrë më 19 shtator 2018. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)Mirëmbajtja CS1: Archived copy si titull (lidhja)
  4. ^ "Kopje e arkivuar". Arkivuar nga origjinali më 8 shtator 2018. Marrë më 12 shtator 2018. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)Mirëmbajtja CS1: Archived copy si titull (lidhja)
  5. ^ http://ulqini-online.com/sajti/?p=7070
  6. ^ http://www.rd.al/2018/04/mbijetuari-rrefen-tmerrin-ne-kampin-e-tepelenes-si-vdiqen-30-femije-brenda-24-oreve/
  7. ^ http://telegraf.al/aktualitet/simon-mirakaj-jeta-ne-kampin-e-tepelenes/
  8. ^ http://top-channel.tv/2016/11/17/kuvendi-voton-anetaret-e-autoritetit-per-hapjen-e-dosjeve/
  9. ^ http://27.al/simon-mirakaj-212-000-dosje-te-sigurimit-garantojne-perballjen-te-shkuaren-komuniste/
  10. ^ "Kopje e arkivuar". Arkivuar nga origjinali më 21 shkurt 2019. Marrë më 12 shtator 2018. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)Mirëmbajtja CS1: Archived copy si titull (lidhja)
  11. ^ http://www.kohajone.com/2018/06/06/simon-mirakaj-keqardhje-per-historianet-nostalgjik/[lidhje e vdekur]
  12. ^ https://psehesht.wordpress.com/2015/12/21/fjala-pershendetese-e-zt-simon-mirakaj-me-rastin-e-dekorimit-te-tij-me-titullin-kalores-i-urdhrit-te-skenderbeut-nga-sh-t-z-bujar-nishani/[lidhje e vdekur]
  13. ^ http://ulqini-online.com/sajti/?p=7070