Jump to content

Sinan Pasha (admiral)

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Sinan Pasha
Varri i admiralit Sinan Pasha, në kopshtin e Xhaminë Mihrimah SultanÜsküdar, Stamboll.
Kapudan Pashallarët e Perandorisë Osmane
Në detyrë
1550–1553
MonarkuSulejman I
Paraprirë ngaSokollu Mehmed Pasha
Pasuar ngaPiale Pasha
Të dhëna vetjake
Vdiq më21 dhjetor 1553
Sheshi Sultanahmet, Kostandinopojë (tani Stambolli), Perandoria Osmane
Vendi i prehjesXhamia Mihrimah Sultan, Üsküdar
MarrëdhënietRüstem Pasha (vëlla)
Fëmijët2 vajza dhe një djal
Grupi etnikKroat ose shqiptar

Sinan Pasha (Kroacisht: Sinan-paša, turqisht: Sinanüddin Yusuf Pasha, vdiq më 21 dhjetor 1553) ishte një admiral i madh osman (Kapudan Pasha), i cili i shërbeu Marinës Osmane për gati katër vjet midis 1550 dhe fundit të 1553, gjatë mbretërimi i Sulejmanit të Madhërishëm.

Ai ishte me prejardhje shqiptare, serbe ose kroate,[1] paraardhësi i Piyale Pashës në këtë gradë dhe vëllai i Vezirit të Madh Rystem Pasha, i cili nga ana e tij ishte i martuar me Mihrimah Sulltanin, vajza e Sulejmanit të Madhërishëm dhe Hurrem Sultan.

Fushatat ushtarake

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Sinan Pasha dhe Turgut Reis bashkëpunuan në disa ekspedita detare në Detin Mesdhe, veçanërisht në brigjet e Italisë dhe Afrikës së Veriut. Sinani nuk ishte ekspert i çështjeve detare aq sa Turgut Reis, i cili ishte një komandant më popullor në mesin e admiralëve dhe kapitenëve të marinës, dhe kjo shpesh shkaktonte konflikt mes të dyve. Në një incident pas pushtimit osman të Tripolit më 1551, e gjithë flota osmane la Sinan Pashën në breg dhe ndoqi Turgut Reisin në Detin Tirren, duke deklaruar se do të pranonin vetëm Turgutin si komandant. Turgut Reis, megjithatë, e konsideroi këtë si kryengritje dhe tradhti dhe i urdhëroi ata të ktheheshin për të marrë me vete Sinan pashën. Sinani gjatë karrierës së tij u simbolizua si një strateg i mirë dhe i zgjuar detar, jo aq i fuqishëm sa Turgut Reis, megjithatë ai ishte një nga strategët ushtarakë të preferuar dhe miqtë e mirë të Sulltan Sulejmanit, pasi Sulejmani ka pasur një trajtim shumë të mirë ndaj myslimanëve boshnjakë.

I shqetësuar nga ky konflikt, por duke favorizuar talentin e Turgut Reisit, Sulltan Sulejmani urdhëroi Sinan Pashën “të bëjë çfarëdo që të thotë Turguti”. Shumica e detarëve osmanë të asaj kohe, megjithatë, besonin se Turgut Reis e meritonte gradën e Sinan Pashës.

Sinan Pasha vdiq më 21 dhjetor 1553 në pallatin e tij i cili ndodhej në Sheshin Sulltan AhmetStamboll dhe më vonë u varros në kopshtin e Xhaminë Mihrimah SultanÜsküdar, e cila ishte projektuar nga arkitekti i madh osman Mimar Sinan.

Sinan Pasha kishte urdhëruar ndërtimin e një xhamie madhështore me emrin e tij në lagjen Beshiktash dhe donte të varrosej aty, por xhamia nuk mundi të përfundonte në kohë. Edhe pse kishte dy vajza dhe një djalë, të gjithë pasurinë ia la Mihrimah Sulltanit (Sulltane Mihrimah), vajzës së Sulltan Sulejmanit dhe gruas së vëllait të tij, Vezirit të Madh Rrystem Pasha.

  1. ^ Uzunçarşılı, İsmail Hakkı, (1954) Osmanlı Tarihi III. Cilt, 2. Kısım , XVI. Yüzyıl Ortalarından XVII. Yüzyıl Sonuna kadar), Ankara: Türk Tarih Kurumu (Altıncı Baskı 2011 ISBN 978-975-16-0014-1 ) say.363-365