Kërceni tek përmbajtja

Sistemi shtetëror në Mbretërinë e Bashkuar

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Parlamenti Britanik

Mbretëria e Bashkuar është Monarki Kushtetuese, ku kreu i shtetit ishte Mbreti Çarlsi III; Monarku i Britanisë, shërben si kreu i shtetit i pesëmbëdhjetë vendeve të tjera të Komonuealthit, duke e vënë Britaninë e Madhe në një bashkim personal me këto vende. Kurora Britanike ka sovranitet mbi Ishullin e Manit si dhe qarqet ndihmës-sherife të Gjërzit dhe Gjyrnejzit. Bashkërisht, këto vende njihen si "Vendet e Kurorës", vende pronë të Monarkisë Britanike por jo edhe pjesë e Mbretërisë së Bashkuar. Ato nuk janë pjesë e Bashkimit Europian. Sidoqoftë, Parlamenti Britanik ka autoritet të nxjerr ligje për këto vende, kurse Qeveria Britanike kujdeset për politikën e jashtme dhe mbrojtjen e tyre.

Mbretëria e Bashkuar ka ketërmbëdhjetë territore të jashtme përtejdetare rreth botës, territoret e fundit të mbetura nga Perandoria Britanike. Këto territore nuk konsiderohen pjesë të Britanisë, por në shumicën e rasteve, popullata vendase ka një lloj nënshtetësie britanike, por tashmë jo të drejtën për të banuar dhe punuar në Mbretërinë e Bashkuar. Kjo ka qenë çështje e diskutuar qysh para vitit 2002.

Mbretëria e Bashkuar ka një sistem parlamentar të qeverisjes që bazohet në tradita të forta demokratike: Sistemi Westminister është kopjuar rreth botës — trashëgimi e Perandorisë britanike.

Kushtetuta e Britanisë drejton strukturën juridike të vendit, e cila përbëhet pothuajse plotësisht nga burime të shkruara, përfshirë statutet, klasin e ligit, dhe traktatet ndërkombëtare. Për shkak se nuk ka diferencë teknike mes statuteve të zakonshme dhe ligjit të konsideruar "ligj kushtetues", Parlamenti Britanik mund të bëj "reforma kushtetuese" thjesht duke miratuar "Akte të Parlamentit", dhe kështu ka fuqi politike që të ndryshoj pothuajse çdo element të shkruar ose të pashkruar të kushtetutës. Sidoqoftë, asnjë parlament nuk mund të miratoj ligje që parlamenti i ardhshëm nuk mund t'i ndryshojë.[1] Britania e Madhe është një nga tre vendet në botën e sotme që nuk ka kushtetutë të shkruar (dy vendet e tjera janë Zelanda e Re dhe Izraeli.[2]

Posti i kryeministrit, kreut të ekzekutivit, i përket liderit aktual të partisë politike që mund të fitojë besimin e shumicës në parlament. Kryeministri dhe kabineti i tij emërtohen formalisht nga monarku për të formuar "Qeverinë e Madhërisë së tij". Sidoqoftë, Kryeministri zgjedh kabinetin, dhe me konventë, Mbreti respekton zgjedhjet e kryeministrit. Kabineti, tradicionalish përzgjidhet nga anëtarët e partisë së kryeministrit. Fuqia ekzekutive ushtrhet nga Kryeministri dhe Kabineti, të cilët betohen në Këshillin konfidencial të Madhërisë së tij, dhe bëhen ministra të Kurorës. Keir Starmer, lider i Partisë Laburiste, është zgjedhur kryeministër duke krijuar kabinetin e tij qysh më 5 korrik 2024.

  1. ^ "Official UK Parliament web page on parliamentary sovereignty". parliament.uk (në anglisht). Arkivuar nga origjinali më 27 maj 2012. Marrë më 29 prill 2008.
  2. ^ Sarah Carter. "A Guide To the UK Legal System" (në anglisht). University of Kent at Canterbury. Arkivuar nga origjinali më 27 maj 2012. Marrë më 16 maj 2006.