Jump to content

Skënder Zogaj

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Skënder Zogaj lindi në vitin 1950 ,në fshatin Lladroc të Komunës së Malishevës .Filloren dhe shkollën e mesme i ka kryer në Prizren,studimet (gjuhë dhe letërsi) në Prishtinë.Ishte gazetar në "Botën e Re"(1974-78),prej vitit 1978 në "Rilindja" dhe një mandat kryetar i Kuvendit të Komunës së Fushë-Kosovës.

Nga viti 1990 u angazhua në veprimtarinë politike.Ishte njëri ndër nisjatorët e formimit të LDK-së dhe kryetar i parë i Degës së parë të LDK-së në terren(Fushë-Kosovë).I ka përkrahur aksionet e kohës duke qenë njëri ndër nisjatorët e funkdionimit të shkollës së paarur shqipe dhe ndihmoi formimin e paraleleve të para jashtë sistemit shkollor të Serbisë,duke bërë shtëpinë e tij njërën nga shkollat e atëhershme shqipe.

Nga fillimi,kur ende në masa e tek organet e forumet politike të kohës ,sidomos në Fushë-Kosovë,kishte skepticizëm në mundësinë e organizmit të mësimit shqip jashtë objekteve shkollore,S.Zogaj e bëri shtëpinë shkollë.Për këtë qëllim në fillim i liroi 2 dhoma e pastaj nga fillimi i vitit shkollor 1993/94 e bëri tërë shtëpinë shkollë.Si e tillë qëndroi deri në shkatërrimin e saj ,më 1999.Shtëpia kishte 5 dhoma dhe një dhomë të vogël e cila shërbente si sallë e arsimtarëve. Skënder Zogaj,për shkak të veprimtarisë së tij politike ,si në Fushë-Kosovë ashtu edhe jashtë Kosovës,ishte në sytë e regjimit serb si një armik i Serbisë.Për këtë qëllim shtëpia e tij,në të cilën mësonin nxënësit dhe arsimtarët e shkollës fillore"Selman Riza" të Fushë-Kosovës" u dogj dhe u shkatërrua tërësisht.

Skënderi ishte përfaqësues i Republikës së Kosovës në Tiranë,ndërsa pas vitit 1993 dhe 1994.Që nga viti 1993 deri në vitin 1999 jetoi në Tiranë,ndërsa pas vitit 1995 është gazetar në "Rilindja".Në vitin 2002 është zgjedhur kryetar i komunës së Fushë-Kosovës.Perveq kësaj Skënderi është autor 4 i librave me poezi. [1]

  1. ^ Shatri, Bajram (2010). Arsimi shqip në Kosovë. Prishtinë: Libri shkollor. fq. 184. ISBN 978-9951-07-727-9. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)