Sociometria
Sociometria është një metodë cilësore për matjen e marrëdhënieve shoqërore. Ajo u zhvillua nga psikoterapisti Jacob L. Moreno dhe Helen Hall Jennings në studimet e tyre mbi marrëdhëniet midis strukturave shoqërore dhe mirëqenies psikologjike, ndërsa për herë të parë është përdorur gjatë mësimit përmirësues.
Përkufizimi
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Termi sociometri lidhet me etimologjinë e tij latine, socius që dmth. shoqërues dhe metrum që dmth. masë. Jakob Moreno e përkufizoi sociometrinë si "Hulumtim për zhvillimin dhe organizimin e grupeve dhe pozicionin e individëve brenda tyre", duke theksuar se: "Ashtu si ... shkenca e organizimit të grupit, ajo sulmon problemin jo nga struktura e jashtme e grupit, sipërfaqja e grupit, por nga struktura e brendshme"[1] . "Kërkimet sociometrike zbulojnë strukturat e fshehura që i japin një grupi formën e saj: aleancat, nëngrupet, besimet e fshehura, agjendat e ndaluara, marrëveshjet ideologjike, 'yjet' e shfaqjes.[2] "
Moreno zhvilloi sociometrinë si një nga shkencat shoqërore të sapo zhvilluara. Ai shprehet: "Detyra kryesore metodologjike e sociometrisë ka qenë rishikimi i metodës eksperimentale në mënyrë që të mund të zbatohet në mënyrë efektive në fenomenet shoqërore". (Moreno, 2012: 39)[3]
Sociogrami
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Një nga risitë e Morenos në sociometri ishte zhvillimi i sociogramit, një metodë sistematike për paraqitjen grafike të individëve si pikë / nyje dhe marrëdhëniet midis tyre si linja / harqe.[4] Moreno, i cili shkroi gjerësisht për pikëpamjet, aplikimet dhe gjetjet e tij, themeloi gjithashtu edhe një revistë të titulluar Sociometria.
- Sociogrami i Morenos
- Klasa e 1-rë
- Klasa e 2-të
- Klasa e 3-të
- Klasa e 4-të
- Klasa e 5-të
- Klasa e 6-të
- Klasa e 7-të
- Klasa e 8-të
Shih edhe
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Referime
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- ↑ Moreno (1953). Who Shall Survive.
{{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri|language=(Ndihmë!) - ↑ Williams, Antony. Forbidden Agendas - Strategic Action In Groups. Routledge. fq. 127–8. ISBN 0-415-04402-2.
{{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri|language=(Ndihmë!) - ↑ J.L. Moreno. Sociometry, Experimental Method and the Science of Society. An Approach to a New Political Orientation. The North-West Psychodrama Association, U.K. (Pdf edition) Lu Lu Press. Earlier ed 1951 Beacon House, Beacon, New York
- ↑ Moreno (1934), Who Shall Survive?