Mbretëria e Arbërisë: Dallime mes rishikimesh

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
[Redaktim i kontrolluar][Redaktim i kontrolluar]
Content deleted Content added
Refuzoi ndryshimin e fundit të tekstit (nga 93.38.145.158) dhe riktheu rishikimin 1960292 nga GrepfrutAroma
No edit summary
Rreshti 137: Rreshti 137:
}}
}}
'''Mbretëria e Arbërisë''' ([[Gjuha latine|Latinisht]]: ''Regnum Albaniae'') u themelua nga [[Karli I Anzhu]] në territoret arbërore që rimori nga [[Perandoria Bizantine]] në vitin 1271. Mbretëria e Arbërisë u shpall në fund të shkurtit në vitin 1272. Mbretëria shtrihej nga rajoni i [[Durrësi|Dyrrahut]] (lat. ''Dyrrhachium'') në jug përgjatë bregdetit të [[Butrinti|Butrintit]]. Një përpjekje e madhe për të avancuar më tej në drejtim të Kostandinopojës dështoi në [[Rrethimi i Beratit (1280-1281)|rrethimin e Beratit (1280-1281)]]. Një kundërsulm bizantin shpejt u pasua, gjë që çoi [[Anzhuinët]] brendësi të teritorit deri në vitin 1281. [[Vespersat sicilian]] më tej e dobësuan pozicionin e Karlit, dhe Mbretëria u zvogëlua shpejt nga [[Perandoria Bizantine|Bizantinët]] në një zonë të vogël rreth Durrësit. Anzhutë mbahen këtu, megjithatë, deri në 1368, kur qyteti u kap nga [[Karl Topia]]. Në vitin 1392, [[Gjergj Topia|djali i Karl Topisë]] e dorëzoi qytetin dhe fushat e tij në [[Republika e Venedikut|Republikën e Venedikut]].
'''Mbretëria e Arbërisë''' ([[Gjuha latine|Latinisht]]: ''Regnum Albaniae'') u themelua nga [[Karli I Anzhu]] në territoret arbërore që rimori nga [[Perandoria Bizantine]] në vitin 1271. Mbretëria e Arbërisë u shpall në fund të shkurtit në vitin 1272. Mbretëria shtrihej nga rajoni i [[Durrësi|Dyrrahut]] (lat. ''Dyrrhachium'') në jug përgjatë bregdetit të [[Butrinti|Butrintit]]. Një përpjekje e madhe për të avancuar më tej në drejtim të Kostandinopojës dështoi në [[Rrethimi i Beratit (1280-1281)|rrethimin e Beratit (1280-1281)]]. Një kundërsulm bizantin shpejt u pasua, gjë që çoi [[Anzhuinët]] brendësi të teritorit deri në vitin 1281. [[Vespersat sicilian]] më tej e dobësuan pozicionin e Karlit, dhe Mbretëria u zvogëlua shpejt nga [[Perandoria Bizantine|Bizantinët]] në një zonë të vogël rreth Durrësit. Anzhutë mbahen këtu, megjithatë, deri në 1368, kur qyteti u kap nga [[Karl Topia]]. Në vitin 1392, [[Gjergj Topia|djali i Karl Topisë]] e dorëzoi qytetin dhe fushat e tij në [[Republika e Venedikut|Republikën e Venedikut]].
== Historia ==

=== Sfondi ===
Gjatë konfliktit midis [[Despotati i Epirit|Despotatit të Epirit]] dhe [[Perandoria e Nikesë|Perandorisë së Nikeas]] në vitin 1253, Golemi, zoti i Krujës fillimisht ishte në aleancë me Epirin. Trupat e Golemit kishin pushtuar zonën e [[Kosturi (Greqi)|Kosturit]] në përpjekje për të ndaluar forcat nikease të John Vatatzes për të hyrë në [[Rrethi i Devollit|Devoll]]. Vatatzes arriti të bindte Golemin për të ndryshuar anë dhe një marrëveshje e re u nënshkrua midis tyre ku Vatatzes u zotua t'i garantonte Golemit autonominë e tij. Në të njëjtin vit Despoti i Epirit Mikaeli II nënshkroi një traktat paqeje me Nikean duke njohur autoritetin e tyre mbi Maqedoninë perëndimore dhe Shqipëri. Kalaja e Krujës iu dorëzua nikeasve ndërsa perandori nikeas njohu privilegjet e vjetra dhe mundësoi dhe të reja. Të njëjtat privilegje u ruajtën dhe nga pasardhësi i tij Teodori II Laskaris.<ref>Anamali, Skënder; Prifti, Kristaq (2002). ''Historia e popullit shqiptar në katër vëllime. p. 202''</ref>

Nikeasit morën nën kontroll [[Durrësi|Durrësin]] nga Mikaeli II në vitin 1256. Gjatë dimrit të 1256-57, [[Gjergj Akropoliti]] u përpoq të rivendoste autoritetin bizantin në rajonin e Arbërisë. Kështu, autonomia u hoq dhe një administratë e re u imponua. Kjo ishte në kundërshti me atë çka nikeasit kishin premtuar. Udhëheqësit vendas arbërorë u revoltuan kur e morën vesh lajmin dhe Mikaeli II gjithashtu e denoncoi traktatin e paqes me Nikean. Me mbështetjen e forcave arbërore, ai sulmoi qytetet e [[Dibra|Dibrës]], [[Ohri|Ohrit]] dhe [[Prilepi|Prilepit]]. Ndërkohë, [[Manfredi i Siçilisë]] përfitoi nga situata dhe u nis për të pushtuar në Arbëri. Forcat e tij të udhëhequra nga Filip Chinard morën Durrësin, [[Berati|Beratin]], [[Vlora|Vlorën]], Spinarizza (Zvërneci) me rrethina dhe bregdetin jugor shqiptar nga Vlora në [[Butrinti|Butrint]].<ref name=":0">{{Cite web|url=https://books.google.com/books?id=i4OPORrVeXQC|title=Setton (1976), p. 81}}</ref> Përballë një lufte në dy fronte, despoti Mikael II u dorëzua përballë Manfredit dhe u bë aleat i tij. Ai njohu autoritetin e Manfredit në rajonet e pushtuara të cilat u dhanë si një pajë pas martesës së vajzës së tij Helena me Manfredin.<ref name=":0" /><ref>''The New Cambridge Medieval History, Volume V: c. 1198-c. 1300 p. 791-792''</ref>

Pas mposhtjes së Mikaelit II dhe Manfredit në [[Betejën e Pellagonisë]], forcat e reja nikease vazhduan të përparonin duke marrë të gjitha territoret e Manfredit në Arbëri duke përjashtuar Durrësin. Megjithatë, në shtator 1261, Manfredi organizoi një ekspeditë të re dhe arriti të pushtojë të gjitha zotërimet e tij në Arbëri dhe i mbajti ato deri në vdekjen e tij në 1266.<ref>Anamali & Prifti (2002), p. 205</ref> Manfredi e respektoi autonominë dhe privilegjet e vjetra të fisnikërisë vendase dhe rajonet e tyre. Ai gjithashtu i integroi fisnikët arbëror në administratën e tij, siç ishte rasti me [[Andrea Vrana]] i cili ishte kapiteni i përgjithshëm dhe guvernator i Durrësit dhe rajonit fqinj të Arbërisë. Trupat arbërore gjithashtu përdoreshin nga Manfredi në fushatat e tij në [[Italia|Itali]]. Manfredi e caktoi [[Philippe Chinard|Filip Chinard]] si guvernator të përgjithshëm të zotërimeve të tij në Arbëri. Fillimisht i vendosur në Korfuz, Chinard e zhvendosi selinë e tij në [[Kaninë]]. Atje ai u martua me një të afërm të Mikaelit II.<ref>Anamali & Prifti (2002), p. 205-206</ref>

=== Krijimi ===
Pas mposhtjes së forcave të Manfredit në [[Betejën e Beneventos]] në 1266, Traktati i Viterbos u nënshkrua me [[Karli I Anzhu|Karlin Anzhu]] që përfitonte të drejta në zotërimet e Manfredit në Arbëri<ref name=":1">Ducellier (1999), p. 793</ref><ref>Nicol (2010), p. 12</ref> bashkë me të drejtat që ai fitoi në zotërimet latine në Despotatin e Epirit dhe në More.<ref>Jacobi (1999), p. 533</ref> Sapo mori vesh lajmin e vdekjes së Manfredit në betejën e Beneventos, Mikaeli II komplotoi dhe arriti të vrasë guvernatorin e Manfredit, Filip Chinard, me ndihmën e gruas së Chinard, por ai s'mundi të merrte zotërimet e Manfredit. Fisnikët dhe komandantët vendas refuzuan të dorëzonin zotërimet e Manfredit në Arbëri te Mikaeli II. Ata i dhanë të njëjtën përgjigje negative të dërguarit të Karlit, [[Gazo Chinard]] në 1267, kur ai kërkoi që ata të dorëzonin zotërimet e Manfredit në Arbëri siç thuhej dhe në traktatin e Viterbos.<ref>Anamali & Prifti (2002), p. 206</ref>

Pas dështimit të [[Kryqëzatës së Tetë]], Karli Anzhu e ktheu vëmendjen e tij në Arbëri. Ai filloi të kontaktonte drejtues vendorë arbërorë nëpërmjet klerit vendas katolik. Dy priftërinj katolikë vendas, Gjoni nga Durrësi dhe Nikola nga Arbëria, ishin negociatorë midis Karlit Anzhu dhe fisnikëve vendas. Gjatë vitit 1271 ata bënë disa udhëtime midis Arbërisë dhe Italisë eventualisht duke arritur sukses në misionin e tyre.<ref name=":2">Anamali & Prifti (2002), p. 207</ref> Më 21 shkurt 1272,<ref name=":1" /> një delegacion fisnikësh dhe qytetarësh arbërorë nga Durrësi shkuan në pallatin e Karlit. Karli nënshkroi një marrëveshje me ta dhe u shpall Mbret i Arbërisë me "dakordësinë e peshkopëve, kontëve, baronëve, ushtarëve dhe qytetarëve" duke iu premtuar atyre mbrojtje dhe ruajtje të privilegjeve që ata kishin nga Perandoria Bizantine.<ref>Nicol (2010), p. 15</ref> Marrëveshja deklaroi bashkimin midis Mbretërisë së Arbërisë (latinisht: Regnum Albanie) dhe Mbretërisë së Siçilisë nën Mbretin Karli I Anzhu (''Carolus I, dei gratia rex Siciliae et Albaniae'').<ref name=":2" /> Ai caktoi [[Gazo Chinard]] si Famulltar të Përgjithshëm dhe shpresonte të fillonte ekspeditën e tij kundër Konstandinopojës përsëri. Përgjatë 1272 dhe 1273 ai dërgoi sasi të mëdha furnizimesh në Durrës dhe Vlorë. Kjo alarmoi perandorin bizantin, Mikael VIII Paleolog, i cili filloi të dërgonte letra te fisnikët arbërorë, në përpjekje për t'i bindur ata që mos ta mbështetnin më Karlin Anzhu dhe të ndërronin anë. Fisnikët arbërorë i dërguan ato letra te Karli i cili i lavdëroi ata për besnikërinë e tyre. Atëherë, shpresat e Mikaelit VIII për të ndaluar përparimin e Karlit ishin në influencën e [[Papa Gregori X]]. Gregori kishte shpresa të mëdha për të pajtuar Europën, duke bashkuar kishat [[Kisha ortodokse|greke]] dhe [[Kisha Katolike Romake|latine]], dhe duke nisur një kryqëzatë të re: për këto ai deklaroi Këshillin e Lionit që do të mbahej në 1274 dhe punoi për të organizuar zgjedhjen e një perandori, kështu e urdhëroi Karlin për të ndaluar veprimtarinë e tij.<ref>Nicol (2010), p. 15-17</ref>

Karli I Anzhu imponoi një sundim ushtarak në Mbretërinë e Arbërisë. Autonomia dhe privilegjet e premtuara në marrëveshje de fakto u anulluan dhe taksa të reja u vendosën. Tokat konfiskoheshin për hir të fisnikëve anzhuinë dhe fisnikët arbërorë u përjashtuan nga detyrat e tyre qeveritare. Në një përpjekje për të përforcuar sundimin e tij dhe besnikërinë vendase, Karli, mori peng bijtë e fisnikëve vendas. Kjo krijoi një pakënaqësi të përgjithshme në vend dhe disa fisnikë arbërorë filluan të kontaktonin perandorin bizantin Mikaelin VIII i cili i kishte premtuar të njihte privilegjet e tyre të dikurshme.<ref>Anamali & Prifti (2002), p. 208-210</ref>

=== Sulmi bizantin ===
Duke qenë se synimet e Karlit I për një sulm të ri u ndaluan nga Papa dhe tanimë kishte një pakënaqësi të përgjithshme në Arbëri, Mikaeli VIII përfitoi nga rasti dhe filloi një fushatë në Arbëri në fund të vitit 1274. Forcat bizantine të ndihmuara nga fisnikët vendas arbërorë morën qytetin e rëndësishëm të [[Berati|Beratit]] dhe më vonë atë të [[Butrinti|Butrintit]]. Në nëntor 1274, guvernatori vendor i raportoi Karlit se forcat arbërore dhe bizantine kishin rrethuar Durrësin. Sulmi bizantin vazhdoi dhe ata morën qytet-portin e Zvërnecit. Kështu Durrësi bashkë me Krujën dhe Vlorën u bënë të vetmet zotërime në Arbëri që ishin ende nën kontrollin e Karlit I, por ato ishin të rrethuara me tokë dhe ishin të izoluara nga njëra tjetra. Ato mund të komunikonin me njëra tjetrën vetëm nëpërmjet detit por flota bizantine e vendosur në Zvërnec dhe Butrint i mbanin nën presion të vazhdueshëm. Karli gjithashtu mundi të mbante ishullin e Korfuzit.<ref name=":3">Anamali & Prifti (2002), p. 201</ref><ref>Nicol (2010), p. 18</ref>

Mikaeli VIII arriti edhe një fitore të rëndësishme diplomatike mbi Karlin I duke pranuar që të bashkonte dy kishat në Këshillin e Dytë të Lionit në 1274. Entuziast nga rezultatet e këshillit, Papa Gregori X, ndaloi çdo tentativë të Karlit ndaj forcave të Mikaelit VIII. Nën këto rrethana Karli I Anzhu u detyrua të nënshkruante një armëpushim me Mikaelin VIII në 1276.<ref name=":3" />


== Bibliografia ==
== Bibliografia ==

Versioni i datës 21 korrik 2019 18:10

Stampa:Infobox former country Mbretëria e Arbërisë (Latinisht: Regnum Albaniae) u themelua nga Karli I Anzhu në territoret arbërore që rimori nga Perandoria Bizantine në vitin 1271. Mbretëria e Arbërisë u shpall në fund të shkurtit në vitin 1272. Mbretëria shtrihej nga rajoni i Dyrrahut (lat. Dyrrhachium) në jug përgjatë bregdetit të Butrintit. Një përpjekje e madhe për të avancuar më tej në drejtim të Kostandinopojës dështoi në rrethimin e Beratit (1280-1281). Një kundërsulm bizantin shpejt u pasua, gjë që çoi Anzhuinët brendësi të teritorit deri në vitin 1281. Vespersat sicilian më tej e dobësuan pozicionin e Karlit, dhe Mbretëria u zvogëlua shpejt nga Bizantinët në një zonë të vogël rreth Durrësit. Anzhutë mbahen këtu, megjithatë, deri në 1368, kur qyteti u kap nga Karl Topia. Në vitin 1392, djali i Karl Topisë e dorëzoi qytetin dhe fushat e tij në Republikën e Venedikut.

Historia

Sfondi

Gjatë konfliktit midis Despotatit të Epirit dhe Perandorisë së Nikeas në vitin 1253, Golemi, zoti i Krujës fillimisht ishte në aleancë me Epirin. Trupat e Golemit kishin pushtuar zonën e Kosturit në përpjekje për të ndaluar forcat nikease të John Vatatzes për të hyrë në Devoll. Vatatzes arriti të bindte Golemin për të ndryshuar anë dhe një marrëveshje e re u nënshkrua midis tyre ku Vatatzes u zotua t'i garantonte Golemit autonominë e tij. Në të njëjtin vit Despoti i Epirit Mikaeli II nënshkroi një traktat paqeje me Nikean duke njohur autoritetin e tyre mbi Maqedoninë perëndimore dhe Shqipëri. Kalaja e Krujës iu dorëzua nikeasve ndërsa perandori nikeas njohu privilegjet e vjetra dhe mundësoi dhe të reja. Të njëjtat privilegje u ruajtën dhe nga pasardhësi i tij Teodori II Laskaris.[1]

Nikeasit morën nën kontroll Durrësin nga Mikaeli II në vitin 1256. Gjatë dimrit të 1256-57, Gjergj Akropoliti u përpoq të rivendoste autoritetin bizantin në rajonin e Arbërisë. Kështu, autonomia u hoq dhe një administratë e re u imponua. Kjo ishte në kundërshti me atë çka nikeasit kishin premtuar. Udhëheqësit vendas arbërorë u revoltuan kur e morën vesh lajmin dhe Mikaeli II gjithashtu e denoncoi traktatin e paqes me Nikean. Me mbështetjen e forcave arbërore, ai sulmoi qytetet e Dibrës, Ohrit dhe Prilepit. Ndërkohë, Manfredi i Siçilisë përfitoi nga situata dhe u nis për të pushtuar në Arbëri. Forcat e tij të udhëhequra nga Filip Chinard morën Durrësin, Beratin, Vlorën, Spinarizza (Zvërneci) me rrethina dhe bregdetin jugor shqiptar nga Vlora në Butrint.[2] Përballë një lufte në dy fronte, despoti Mikael II u dorëzua përballë Manfredit dhe u bë aleat i tij. Ai njohu autoritetin e Manfredit në rajonet e pushtuara të cilat u dhanë si një pajë pas martesës së vajzës së tij Helena me Manfredin.[2][3]

Pas mposhtjes së Mikaelit II dhe Manfredit në Betejën e Pellagonisë, forcat e reja nikease vazhduan të përparonin duke marrë të gjitha territoret e Manfredit në Arbëri duke përjashtuar Durrësin. Megjithatë, në shtator 1261, Manfredi organizoi një ekspeditë të re dhe arriti të pushtojë të gjitha zotërimet e tij në Arbëri dhe i mbajti ato deri në vdekjen e tij në 1266.[4] Manfredi e respektoi autonominë dhe privilegjet e vjetra të fisnikërisë vendase dhe rajonet e tyre. Ai gjithashtu i integroi fisnikët arbëror në administratën e tij, siç ishte rasti me Andrea Vrana i cili ishte kapiteni i përgjithshëm dhe guvernator i Durrësit dhe rajonit fqinj të Arbërisë. Trupat arbërore gjithashtu përdoreshin nga Manfredi në fushatat e tij në Itali. Manfredi e caktoi Filip Chinard si guvernator të përgjithshëm të zotërimeve të tij në Arbëri. Fillimisht i vendosur në Korfuz, Chinard e zhvendosi selinë e tij në Kaninë. Atje ai u martua me një të afërm të Mikaelit II.[5]

Krijimi

Pas mposhtjes së forcave të Manfredit në Betejën e Beneventos në 1266, Traktati i Viterbos u nënshkrua me Karlin Anzhu që përfitonte të drejta në zotërimet e Manfredit në Arbëri[6][7] bashkë me të drejtat që ai fitoi në zotërimet latine në Despotatin e Epirit dhe në More.[8] Sapo mori vesh lajmin e vdekjes së Manfredit në betejën e Beneventos, Mikaeli II komplotoi dhe arriti të vrasë guvernatorin e Manfredit, Filip Chinard, me ndihmën e gruas së Chinard, por ai s'mundi të merrte zotërimet e Manfredit. Fisnikët dhe komandantët vendas refuzuan të dorëzonin zotërimet e Manfredit në Arbëri te Mikaeli II. Ata i dhanë të njëjtën përgjigje negative të dërguarit të Karlit, Gazo Chinard në 1267, kur ai kërkoi që ata të dorëzonin zotërimet e Manfredit në Arbëri siç thuhej dhe në traktatin e Viterbos.[9]

Pas dështimit të Kryqëzatës së Tetë, Karli Anzhu e ktheu vëmendjen e tij në Arbëri. Ai filloi të kontaktonte drejtues vendorë arbërorë nëpërmjet klerit vendas katolik. Dy priftërinj katolikë vendas, Gjoni nga Durrësi dhe Nikola nga Arbëria, ishin negociatorë midis Karlit Anzhu dhe fisnikëve vendas. Gjatë vitit 1271 ata bënë disa udhëtime midis Arbërisë dhe Italisë eventualisht duke arritur sukses në misionin e tyre.[10] Më 21 shkurt 1272,[6] një delegacion fisnikësh dhe qytetarësh arbërorë nga Durrësi shkuan në pallatin e Karlit. Karli nënshkroi një marrëveshje me ta dhe u shpall Mbret i Arbërisë me "dakordësinë e peshkopëve, kontëve, baronëve, ushtarëve dhe qytetarëve" duke iu premtuar atyre mbrojtje dhe ruajtje të privilegjeve që ata kishin nga Perandoria Bizantine.[11] Marrëveshja deklaroi bashkimin midis Mbretërisë së Arbërisë (latinisht: Regnum Albanie) dhe Mbretërisë së Siçilisë nën Mbretin Karli I Anzhu (Carolus I, dei gratia rex Siciliae et Albaniae).[10] Ai caktoi Gazo Chinard si Famulltar të Përgjithshëm dhe shpresonte të fillonte ekspeditën e tij kundër Konstandinopojës përsëri. Përgjatë 1272 dhe 1273 ai dërgoi sasi të mëdha furnizimesh në Durrës dhe Vlorë. Kjo alarmoi perandorin bizantin, Mikael VIII Paleolog, i cili filloi të dërgonte letra te fisnikët arbërorë, në përpjekje për t'i bindur ata që mos ta mbështetnin më Karlin Anzhu dhe të ndërronin anë. Fisnikët arbërorë i dërguan ato letra te Karli i cili i lavdëroi ata për besnikërinë e tyre. Atëherë, shpresat e Mikaelit VIII për të ndaluar përparimin e Karlit ishin në influencën e Papa Gregori X. Gregori kishte shpresa të mëdha për të pajtuar Europën, duke bashkuar kishat greke dhe latine, dhe duke nisur një kryqëzatë të re: për këto ai deklaroi Këshillin e Lionit që do të mbahej në 1274 dhe punoi për të organizuar zgjedhjen e një perandori, kështu e urdhëroi Karlin për të ndaluar veprimtarinë e tij.[12]

Karli I Anzhu imponoi një sundim ushtarak në Mbretërinë e Arbërisë. Autonomia dhe privilegjet e premtuara në marrëveshje de fakto u anulluan dhe taksa të reja u vendosën. Tokat konfiskoheshin për hir të fisnikëve anzhuinë dhe fisnikët arbërorë u përjashtuan nga detyrat e tyre qeveritare. Në një përpjekje për të përforcuar sundimin e tij dhe besnikërinë vendase, Karli, mori peng bijtë e fisnikëve vendas. Kjo krijoi një pakënaqësi të përgjithshme në vend dhe disa fisnikë arbërorë filluan të kontaktonin perandorin bizantin Mikaelin VIII i cili i kishte premtuar të njihte privilegjet e tyre të dikurshme.[13]

Sulmi bizantin

Duke qenë se synimet e Karlit I për një sulm të ri u ndaluan nga Papa dhe tanimë kishte një pakënaqësi të përgjithshme në Arbëri, Mikaeli VIII përfitoi nga rasti dhe filloi një fushatë në Arbëri në fund të vitit 1274. Forcat bizantine të ndihmuara nga fisnikët vendas arbërorë morën qytetin e rëndësishëm të Beratit dhe më vonë atë të Butrintit. Në nëntor 1274, guvernatori vendor i raportoi Karlit se forcat arbërore dhe bizantine kishin rrethuar Durrësin. Sulmi bizantin vazhdoi dhe ata morën qytet-portin e Zvërnecit. Kështu Durrësi bashkë me Krujën dhe Vlorën u bënë të vetmet zotërime në Arbëri që ishin ende nën kontrollin e Karlit I, por ato ishin të rrethuara me tokë dhe ishin të izoluara nga njëra tjetra. Ato mund të komunikonin me njëra tjetrën vetëm nëpërmjet detit por flota bizantine e vendosur në Zvërnec dhe Butrint i mbanin nën presion të vazhdueshëm. Karli gjithashtu mundi të mbante ishullin e Korfuzit.[14][15]

Mikaeli VIII arriti edhe një fitore të rëndësishme diplomatike mbi Karlin I duke pranuar që të bashkonte dy kishat në Këshillin e Dytë të Lionit në 1274. Entuziast nga rezultatet e këshillit, Papa Gregori X, ndaloi çdo tentativë të Karlit ndaj forcave të Mikaelit VIII. Nën këto rrethana Karli I Anzhu u detyrua të nënshkruante një armëpushim me Mikaelin VIII në 1276.[14]

Bibliografia

  • Abulafia, David (1996), "Intercultural contacts in the medieval Mediterranean", in Arbel, Benjamin, Intercultural contacts in the medieval Mediterranean, Psychology Press, pp. 1–13, ISBN 978-0-7146-4714-2
  • Abulafia, David (1996), "The Italian South", in Jones, Michael, The New Cambridge Medieval History, Volume VI: c. 1300-c. 1415, Cambridge University Press, pp. 488–514, ISBN 978-0-521-36290-0
  • Anamali, Skënder; Prifti, Kristaq (2002). Historia e popullit shqiptar në katër vëllime (in Albanian). Botimet Toena. ISBN 978-99927-1-622-9.
  • Bartusis, Mark C. (1997), The Late Byzantine Army: Arms and Society 1204–1453, University of Pennsylvania Press, ISBN 978-0-8122-1620-2
  • Castellan, Georges (2002), Histoire de l'Albanie et des albanais, Editions ARMELINE, ISBN 978-2-910878-20-7
  • Ducellier, Alain (1999), "Albania, Serbia and Bulgaria", in Abulafia, David, The New Cambridge Medieval History, Volume V: c. 1198-c. 1300, Cambridge University Press, pp. 779–795, ISBN 0-521-36289-X
  • Fine, John Van Antwerp (1994), The Late Medieval Balkans: A Critical Survey from the Late Twelfth Century to the Ottoman Conquest, University of Michigan Press, ISBN 978-0-472-08260-5
  • Frachery, Thomas (2005), Le règne de la Maison d'Anjou en Albanie (1272–1350), Rev. Akademos, pp. 7–26
  • Jacobi, David (1999), "The Latin empire of Constantinople and the Frankish states in Greece", in Abulafia, David, The New Cambridge Medieval History, Volume V: c. 1198-c. 1300, Cambridge University Press, pp. 525–542, ISBN 0-521-36289-X
  • Lala, Etleva (2008), Regnum Albaniae, the Papal Curia, and the Western Visions of a Borderline Nobility, Central European University, Department of Medieval Studies
  • Nicol, Donald M. (1992). Byzantium and Venice: A Study in Diplomatic and Cultural Relations. Cambridge University Press. ISBN 978-0-521-42894-1.
  • Nicol, Donald MacGillivray (2010), The Despotate of Epiros 1267–1479: A Contribution to the History of Greece in the Middle Ages, Cambridge University Press, ISBN 978-0-521-13089-9
  • Nicolle, David (1988), Hungary and the fall of Eastern Europe 1000-1568, Osprey Publishing, ISBN 978-0-85045-833-6
  • Norris, H. T. (1993), Islam in the Balkans: religion and society between Europe and the Arab world, University of South Carolina Press, ISBN 978-0-87249-977-5
  • O'Connell, Monique (2009), Men of empire: power and negotiation in Venice's maritime state, Johns Hopkins University Press, ISBN 978-0-8018-9145-8
  • Pollo, Stefanaq (1974), Histoire de l'Albanie, des origines à nos jours Volume 5 of Histoire des nations Collection Histoire des nations européennes Histoire des nations européennes, Horvath, ISBN 978-2-7171-0025-9
  • Setton, Kenneth M. (1976), The Papacy and the Levant (1204–1571), Volume I: The Thirteenth and Fourteenth Centuries, DIANE Publishing, ISBN 978-0-87169-114-9

Shih edhe

  1. ^ Anamali, Skënder; Prifti, Kristaq (2002). Historia e popullit shqiptar në katër vëllime. p. 202
  2. ^ a b "Setton (1976), p. 81". {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  3. ^ The New Cambridge Medieval History, Volume V: c. 1198-c. 1300 p. 791-792
  4. ^ Anamali & Prifti (2002), p. 205
  5. ^ Anamali & Prifti (2002), p. 205-206
  6. ^ a b Ducellier (1999), p. 793
  7. ^ Nicol (2010), p. 12
  8. ^ Jacobi (1999), p. 533
  9. ^ Anamali & Prifti (2002), p. 206
  10. ^ a b Anamali & Prifti (2002), p. 207
  11. ^ Nicol (2010), p. 15
  12. ^ Nicol (2010), p. 15-17
  13. ^ Anamali & Prifti (2002), p. 208-210
  14. ^ a b Anamali & Prifti (2002), p. 201
  15. ^ Nicol (2010), p. 18