Jump to content

Dallime mes rishikimeve të "Shaban Demiraj"

180 bytes added ,  8 muaj më parë
Lidhje të jashtme të shpëtuara: 1 Lidhje të jashtme të etiketuara si të vdekura: 0) #IABot (v2.0.8.6
[Redaktim i kontrolluar][Redaktim i kontrolluar]
vNo edit summary
(Lidhje të jashtme të shpëtuara: 1 Lidhje të jashtme të etiketuara si të vdekura: 0) #IABot (v2.0.8.6)
Profesori ynë i nderuar është autor i dhjetra e dhjetra shkrimeve studimore në revista e të përkohshme të tjera të ndryshme shqiptare, me plot ndihmesa nga fusha e morfologjisë së sotme e historike të shqipes, nga sintaksa historike, nga fonetika historike, nga historia e gjuhës, etj., etj. Vetëm këto shkrime do të mjaftonin për ta renditur ndër gjuhëtarët tanë më të shquar. Ka transkriptuar dhe përshtatur në shqipen e sotme veprën e Gavril Darës ''Kënga e sprasme e Balës'' (1994), ribotuar në Prishtinë (2006). Në bashkëpunim me akademik Kristaq Priftin, ka hartuar dhe botuar ''Kongresi i Manastirit'' (1968, ribot. 2005). Ka botuar një monografinë ''Eqrem Çabej,'' 1990.
 
Ka përkthyer romanin ''Jeta dhe lundrimet e Kristofor Kolombit'' të Gladys M. Imlach (1944),<ref>{{Cite book|last=Gjinaj|first=Maksim|url=https://www.ribashkimi.com/Simboli/Gjuha_Shqipe/7.pdf|title=Bibliografi e librit shqip në fondet e Bibliotekës Kombëtare|last2=Elmazi|first2=Myrvete|last3=Mele|first3=Margarita|publisher=Biblioteka Kombëtare, Sektori i Bibliografisë Kombëtare|year=2010|isbn=9992773189|location=Tiranë|pages=626|language=sq|access-date=4 shtator 2021|archive-date=2 shtator 2021|archive-url=https://web.archive.org/web/20210902221454/https://www.ribashkimi.com/Simboli/Gjuha_Shqipe/7.pdf|url-status=dead}}</ref> dhe ''Martin Iden'' të [[Xhek London|Xhek Londonit]] (1995), me gjuhë të krehur, larg ndikimeve e ndërtimeve të pastra angleze, shembull për përkthyes të tjerë.
 
Prof. Sh. Demiraj tanimë është i njohur në botën shkencore ballkanike dhe evropiane me kumtimet e tij në veprimtari të rëndësishme ndërkombëtare e me artikujt shkencorë të botuar në revista të huaja. Dhe mund të pohohet me kënaqësi dhe krenari se është gjuhëtari shqiptar, vepra e të cilit njihet më mirë jashtë Shqipërisë. Shkrimet dhe, veçarërisht, librat e tij, në mos qofshin shkruar e përkthyer në gjuhë të huaja, sidomos në anglisht, ato janë të pajisura me përmbledhje në gjuhë të huaj, çka ka ndihmuar në përçimin e mendimit të vet shkencor tej kufijve të botës shqiptare. Është autor i shumë artikujve të botuar në përmbledhje e revista shkencore të huaja : zërin për gjuhën shqipe në përmbledhjet enciklopedike-gjuhësore La formazione dell’Europa linguistica, Firence, 1993, Le lingue indoeuropee, Bolonjë (1994), Les langues indo-européennes, Paris, 1994; në vëllime përkujtimorë për Norbert Joklin (1972), për Johan Knoblokun (1985), për Johanes Hubshmidin (1982), për Miklosiçin (1992), për Kopitarin (1996), etj.