Tetova: Dallime mes rishikimesh

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
[redaktim i pashqyrtuar][redaktim i pashqyrtuar]
Content deleted Content added
Telex (diskuto | kontribute)
rv
Rreshti 42: Rreshti 42:
===Shkollmi===
===Shkollmi===
Në vitet [[2000]] në Tetovë punonin 7 sholla fillore me rreth 9100 nxënës, 5 shkolla të mesme ë përgjithshme dhe profesionae me rreth 9 000 nxënës, 2 shkolla të larta, Universitetin e Tetovës dhe atë të Evropës Juglindore.
Në vitet [[2000]] në Tetovë punonin 7 sholla fillore me rreth 9100 nxënës, 5 shkolla të mesme ë përgjithshme dhe profesionae me rreth 9 000 nxënës, 2 shkolla të larta, Universitetin e Tetovës dhe atë të Evropës Juglindore.
====[[Shkollat e mesme Tetovë]]====
====[[Shkollat e mesme [[Tetovë]] ]]====


Statistikat për numrin e nxënësve 2005/2006
Statistikat për numrin e nxënësve 2005/2006

Versioni i datës 1 maj 2006 14:37

Stampa:Qytete tabela Fillimi Stampa:Qytete Emblema-Vendndodhja Stampa:Qytete Sheshi Stampa:Qytete Statistika Stampa:Qytete Popullsia-dendësia Stampa:Qytete Sipërfaqja Stampa:Qytete Administrata Stampa:Qytete Rrethet Stampa:Qytete Kuvendi Stampa:Qytete Posta Stampa:Qytete Telefoni Stampa:Qytete Interneti Stampa:Qytete Politika Stampa:Qytete Kryetari Stampa:Qytete Partia Stampa:Qytete Tabela Fund

Tetova gjendet në pjesën veriperëndimore të Maqedonisë. Ajo nga veriu kufizohet me Kosovën, në lindje me Shkupin, në jug me Makedonski Brodin dhe në jugperëndim dhe perëndim me Gostivarin. Tetova me sipërfaqe prej 1080 km2 shtrihet në pjesën e poshtme të fushës së Pollogut dhe është e rrethuar me malin Sharr dhe Malin e Thatë, me një lartësi mbidetare prej 460-500 m. Klima mesatare kontinentale me temperaturë mesatare vjetore reth 11.6O°.

Në Tetovë jetojnë afër 200.000 banorë, nga të cilët rreth 80,3% shqiptarë, 14,7% maqedonas dhe 5% të tjerë të vendosur në 92 vendbanime.

Tetova ishte qendër ekonomike, kulturore dhe administrative që në kohrat antike ku përmendet me emrin Enea. Në vitin 2005 nga komuna e Tetovës janë ndarë edhe nëntë komuna tjera, të cilat si qendër e zhvillimit marrin Tetovën.

Ekonomia

Pas shkatrimit të Federates sllave dhe luftrave të viteve 2000 industria e Tetovës është shkatruar po thuaj se tërsisht. Gjatë viteve të fundit (viteve 2000) me shpërbërjen e pronës shoqërore bëhet privatizimi i cili ngadal fillonë të lulëzojë.

Prodhimet më të njhura industriale me të cilat ekonomia e Tetovës përfaqësohet në tregun e regjionit dhe më gjërë janë: prodhimet e drurit (mobilje kualitative), metalo-plastikës, prodhime të materijaleve ndërtimore.

Turizmi

Turizi në ekonomin e Tetovës zë një vendë të rëndësishem. Kryesishtë si vende dhe objekte turistike janë të njohura : Qendra rekreative - turistike "Kodra e Diellit" në shpatet e Sharrit që është e njohur për zhvillimin e sporteve mbi borë gjatë dimërit, sidomos të skijimit; si dhe objektet e shumta me vlerë kulturore dhe historike si Kalaja e Tetovës që ndodhet mbi qytet.

Shëndetësia

Skeda:Tetova2.jpg

Tetova ka Qendrën Spitalore.

Kultura

Tetova si qendër e vjetër ekonomike, ka pasur po thuaj se më të gjithë kohërat një kultur e cila pa ndërpremje është pasuruar.

Shkollmi

Në vitet 2000 në Tetovë punonin 7 sholla fillore me rreth 9100 nxënës, 5 shkolla të mesme ë përgjithshme dhe profesionae me rreth 9 000 nxënës, 2 shkolla të larta, Universitetin e Tetovës dhe atë të Evropës Juglindore.

[[Shkollat e mesme Tetovë ]]

Statistikat për numrin e nxënësve 2005/2006

  • Mësimi zhvillohet në tre gjuhë:
  • Gjuhën Shqipe ka 6952 nxënës
  • Gjuhën Maqedone ka 2017 nxënës dhe
  • Gjuhën Turke ka 146 nxënës

Numri i Pedagogëve është 535. Për të dhëna më të sakta klikoni Shkollat e mesme Tetovë.


Objektet kulturore

Bibloteka e Arabatit

Pas pushtimit osman në shekullin XV dhe më përhapjen e kulture osmane në këtë pjesë të Ballkanit, në Tetovë si qendër me ndikim vështrohej Teqja e bektashive Harabati e ndërtuar gjatë vitve 1538 - 1548 nga Sersem Ali Dedes. Gjatë sundimit Osmanë në Tetovë dhe rrethinën e saj ndërtohen shumë objekte publike të cilat në kohën më të re shërbejnë edhe si monumente kulturoe. Një nga këto objekte është edhe Bibloteka e Arabatit e cila përpos që shërbente për përhapjen e kulturës islame kryente edhe funksionin e shkollës gjatë shekujve XVIII - XIX. Në këtë Biblotekë bëhej kopjimi të kaligrafisë t cilat zbukuroheshin me prnamente të mbështjellura me lëkurë.

Kalaja e Tetovës

Kalaj e qytetit ndodhet në maje të Baltepes, menjëherë mbi qytet. Është ndërtuar më 1820 nga ana e Abdurahman Pashës. Për brendin e Kalasë janë interesante pesë "saraje", kuzhina e madhe, banja, pusi si dhe tri tunelet. Fatëkeqësisht gjatë përleshjeve t kryengritësve shqiptarë me ushin maqedonase në vitet 2000 një pjesë e madhe e Kalasë është dëmtuar.

Bibloteka "Koço Racin"

Bibloteka "Koço Racin" shërben si biblotekë, muze memorial dhe arkivë historike.

Skeda:Tetova1.jpg

Pallati i Kulturës

Pallati i Kulturës është kompleksi i ndërtuar më 1975 mbi themelet e xhamisë së Çarshisë. Në këtë kompleks zhvillohen aktivitete të ndyshme kullturore të të gjitha nacionaliteteve të qytetit. Në aktivitetin e kultures muzikore janë të angazhuar Kori i përzier rinorë, Kori i femrave dhe

Shoqërit kulturore

Muzika

Kori i meshkujve dhe shoqëri të ndryshme kulturo artistike. Kori i përzier rinor nënë udhëheqjen e dirigjentit prof. Arifhikmet Xhemaili është i njohur edhe në skenen ndërkombëtare. Ky korë ka arritur disa suksese në festivale të ndryshme si : medalja e argjendë në Olimpiada Botërore në Linc të Austrisë (2000), medalje të artë në Wermigerode të Gjermanisë 2001.

Shoqëria Kulturo Artistike (SH.K.A.) "Xheladin Zeqiri" e themeluar më 1949 zhvillon aktivitete në gjuhën shqipe ndërsa shoqëria "Iljo-Antevski Smok" në gjuhën maqedonase dhe për gjuhën turke, shoqëria "Jeni Hajat".

Muzika argëtuese tetovare në botën shqiptare është e njohur me këngët e grupit ELITA 5

Teatri

Në Tetovë jetën artistike në Pallatin e Kulturës e pasurojnë studioja e dramës për fëmijë, të rinjë dhe studioja për të ritur.

Arti Figurativ

Galeria e Arteve dhe Atelia e Artit Figurativ po ashtu gjenden në Pallatin e Kulturë dhe ju shërbejnë banorëe të qytetit për ekspozitat e ndryshme. Në kuadër të Pallatit të Kulturës gjithashtu funkcionon edhe ateleja e artit figurativ në të

Letërsia

Pasurimi kulturorë ii Letërsis në Tetovë bëhet nga klubet letrare të qyetit si: K.L. "Klubi letrar 94" dhe "Ditët e Naimit" (shqiptar) dhe ai maqedonas "Kiril Pejçinoviq". Këto klube letrare organizojnë promopvime të ndryshme letrare, mbrëmje letrare dhe disa aktivitet të cilat janë të njohura në nivele ndërkombëtare.

Sporti

Futbolli

Skeda:Shkendija79.jpg
KF Shkëndija 79

Themelimi i Klubit Futbollistik tetovar si klub profesional u bë ne vitin 1979. Klubi që prej asaj kohe ishte i konsideruar si një simbol shqiptar në sport dhe ishte krenari e popullit shqiptar ne Tetovë, Maqedoni dhe më gjerë. Ne vitin 1981, në ish-Jugosllavi kishte shumë trazira politike. Ishte një periudhë shumë e vështirë dhe me shumë vuajtje për shqiptarët anembanë në at shtet, ku çdo organizatë që konsiderohej si shqiptare nga ana e komunistëve në pushtet, menjëher mbylleshte me forcë. Mjerisht, ky fat i keq e kaploi edhe klubin tonë të dashur; Shkëndija Tetovë. Në vitin 1981, K.F. Shkëndija Tetovë u mbyll nga pushteti komunist në baza se ishte tepër shqiptar në orientim. Edhe pse Shkëndija nuk vdiq asnjëher nga shpirti dhe zemrat e popullit shqiptar, nuk ishte deri në vitin 1992 kur Shkëndija përsëri mundi të themelohet si klub profesionist në Maqedoni, pas rrënimit te Jugosllavisë. Në sezonën e parë pas riformimit në 1992-93, Shkëndija filloj prap prej zero por nisi me shumë zell, me nje organizim të ngurtë dhe me gëzim të tejskajshëm për popullin shqiptar. Klubi jonë i filloi garat ne ligën më të ulët, pra atë komunale, dhe me bindje u koronua kampion. Si kampion, Shkëndija u avancua në ligën e tret. Në sezonëm e dytë, Shkëndija filloi të garonte në ligën e tretë të zonës veriperëndimore. Shkëndija përsëri luante futboll te mrekullueshëm, dhe luftonte për titull edhe këtë herë. Titulli i kampionit ishte në dilemë deri në ndeshjen e fundit të kampionatit. Dhe fati ishte ashtu që ndeshja e fundit të luhej midis dy skuadrave qe luftonin per titull. Në një atmosferë madhështore dhe shumë të tensionuar, stadiumi i qytetit në Tetovë vlonte dhe tejkalonte kapacitetin per spektatorë. Në këtë ndeshje ballafaqoheshin ne fushën e gjelbërt Shkëndija që aktualisht ndodheshte ne vendin e dytë dhe Fortuna qe ndodheshte ne vendin e parë. Në këtë ndeshje vendimprurëse, skuadra që del fituese, gjithashtu shpalleshte kampione. Shkëndija ngadhënjon sërish në një mënyrë mbresëlënëse, shpallet kampion dhe avancohet përsëri. Pas kësaj Shkëndija nuk shikoj mbrapa asnjëherë më dhe arriti te garoje deri ne ligën më të lartë. Në sezonen e vitit 2003/2004, klubi riorganizohet dhe kalon nga K.F. Shkëndija HB në K.F. Shkëndija '79 dhe serish kthehet ne ligën e parë pas ketij sezoni, ku sot e kësaj dite garon. Ne Nentor te vitit 2004 Shkëndija e festoi 25 vjetorin e ekzistimit te saj, ku në stadiumin e qytetit u zhvillua një ndeshje mes veteranëve të Shkëndijës për nder te 25 vjetorit. Manifestimi filloj me një koncert me grupe dhe këngëtarë të njohur. Ndër vite Shkëndija është njohur me emra si Shkëndija Tetovë, Shkëndija HB, dhe tash Shkëndija '79, por gjithmonë ka qenë Shkëndija dhe gjithmonë do të jetë.

Fotografi të qytetit

Galeri