Kjo faqe këtu është vetëm për diskutim mbi artikullin Muharrem Bajraktari/Arkivi 1. Wikipedia nxit diskutimin mes vullnetarëve të saj dhe nuk do të censurojë komente bazuar në pikëpamjet ideologjike ose politike. Wikipedia nuk do t’i ndryshojë komentet. Ato ose do të publikohen, ose do të fshihen nëse nuk u binden rregullave kryesore.
Të gjitha komentet u nënshtrohen këtyre rregullave:
Përmbajuni temës!
Nuk lejohen: sharje, fyerje, fjalor i papërshtatshëm, gjuhë që përmban urrejtje, sulme personale, thirrje për dhunë apo çdo qëndrim tjetër jo i rregullt.
Kjo faqe është një arkiv i diskutimeve të përfunduara. Për pasojë përmbajtja e saj nuk duhet ndryshuar më. Për të diskutuar mbi një temë të kaluar mund të përdoret faqja aktuale e diskutimeve, ku mund të bëhet një shënim që ka lidhje me titullin apo pjesën e diskutimit të këtij arkivi.
1940: Muharrem Bajraktari u rikthye në Shqipëri në fillim të vitit 1940. Përpara se të nisej drejt Shqipërisë, ai u takua me Benito Mussolinin, liderin e atëhershëm të Italisë. Në takimin midis tyre, Mussolini i propozoi Bajraktarit të merrte postin e Ministrit të Brendshëm në qeverinë e Shefqet Verlacit. Bajraktari i tha se do të mendohej, por sapo u kthye në Shqipëri, i çoi fjalë Shefqet Verlacit ku i thoshte "se Muharrem Bajraktari ka dalë maleve të Shqipërisë duke luftuar për liri". Pikërisht në gusht të 1940 fillon edhe veprimtaria e tij antifashiste gjë që dëshmohet edhe nga dokumentat e kuesturës italiane. Prefektura e Kosovës (Kukësit) i kërkon Ministrisë së Brendshme largimin e Muharrem Bajraktari nga kjo zonë për shkak të veprimtarisë së tij armiqësore.
1941: Gjatë këtij viti intensifikohet lufta e Muharremit kundër pushtuesit fashist. Ai krijon një çetë vullnetare me disa dhjetra luftëtarë, kryesisht nga Kukësi të cilët kthehen në një shqetësim të madh për autoritetet italiane. Së bashku me Abaz Kupin dhe disa kolonelë anglezë ai organizon disa mbledhje në Lurë dhe Peshkopi lidhur me organizimin e një kryengritjeje. Organet italiane të alarmuara nga situata dërgojnë afro 2000 forca italiane dhe mercenare shqiptare në Kukës për të mbajtur nën kontroll situatën. Çeta e Muharrem Bajraktarit pati disa përplasje me këto forca ku mbetën të vrarë shumë ushtarë italianë por gjithashtu edhe disa luftëtarë të çetës.
1942: Forcat mercenare vazhdojnë të qëndrojnë në Kukës. Muharrem Bajraktari ndodhet në arrati bashkë me çetën e tij. Megjithatë ai rikthehet disa herë në shtëpinë e tij në Ujmisht ku biles një herë rrethohet nga forcat italiane por arrin t'i shpëtojë rrethimit. Kryeministri i asaj kohe, Mustafa Kruja urdhëron arrestimin e menjëhershëm të Muharrem Bajraktarit si personi kryesor që udhëheq trazirat në Kukës, Has dhe Dibra. Ndërkohë gjithë prefekturës së Kosovës (Kukësit) i shkon thirrja se ai që strehon dhe mbron Muharrem Bajraktarin do të konsiderohet bashkëpunëtor i tij dhe do të ndëshkohet rëndë. Në shtator të 1942, Muharrem Bajraktari merr pjesë në Konferencën e Pezës si përfaqësues i Lumës (Kukësit) dhe Hasit.
1943: Gjatë gjithë vitit 1943 Muharrem Bajraktari nuk rresht së luftuari pushtuesin italian. Kulmin e arriti në fillim të shtatorit kur me afro 1500 forca nën drejtimin e tij i shpall luftë garnizonit italian në Kukës. Ai dhe forcat e tij sulmojnë garnizonin i cili dorëzohet menjëherë. Ndërkohë në ato ditë Italia kapitullon.
1943: Në Shqipëri hyjnë trupat e Gjermanisë Naziste. Menjëherë forcat e Bajraktarit i presin me luftë gjermanët të cilët gjithsesi arrijnë të marrin qytetin Kukësit e pastaj gjithë krahinën. Pas dështimit të Marrëveshjes së Mukjes, forcat nacionaliste organizojnë në shtator 1943 një mbledhje në Lurë ku si njëri prej organizatorëve kryesorë ishte edhe Muharrem Bajraktari. Aty u vendos të luftohej pushtuesi i ri dhe të arrihej me çdo kusht marrëveshja me PKSH.
1944: Ky vit është viti i fundit për luftën në Shqipëri. Komunistët kishin fituar terren dhe kishin ardhur edhe në Kukës. Në fillim të gushtit forcat e Bajraktari përleshen me rreth 40 ushtarë gjermanë në Qafën e Kolesjanit. Kjo shërben si shkëndija e luftës midis Nacionalistëve dhe Gjermanëve. Forcat gjermane tërhiqen dhe zbresin në fushë, më saktë në fshatin Nangë ku kishin vendosur edhe një autoblind të pajisur me top dhe mitralozë. Forcat Nacionaliste të drejtuar nga Muharrem Bajraktari përqëndrohen në Bicaj (qendër historike e Lumës) ku dhe hartojnë planin e luftës. Ndërkohë forcat gjermane godasin vazhdimisht me top Bicajn. Luftimet ashpërsohen dhe gjermanët tërhiqen edhe më shumë kurse rreth 500 forca nacionaliste përqëndrohen tashmë në Gostil. Gjermanët mbyllen në Kukës duke mbrojtur rrugën Kukës-Prizren. Duke përfituar nga situata Muharrem Bajraktari organizon një mbledhje të krerëve të Lumës dhe Hasit e quajtur "Besëlidhja e Lumës". Aty u vendos luftë pa kompromis me pushtuesin dhe të ndalohej vëllavrasja e nxitur nga komunistët. Në fillim të shtatorit Brigada 5 e udhëhequr nga Shefqet Peçi sulmon forcat e Muharrem Bajraktarit. Sulmi fillon me një atentat që i bëhet Bajraktarit në Gostil nga komunistët. Menjëherë Bajraktari shpërndan forcat e tij dhe me një grup besnikësh del në mal.