Jump to content

Wikipedia diskutim:Projekti Fjalori/Ekonomi/B

Page contents not supported in other languages.
Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Kjo faqe këtu është vetëm për diskutim mbi faqen teknike Projekti Fjalori/Ekonomi/B. Wikipedia nxit diskutimin mes vullnetarëve të saj dhe nuk do të censurojë komente bazuar në pikëpamjet ideologjike ose politike. Wikipedia nuk do t’i ndryshojë komentet. Ato ose do të publikohen, ose do të fshihen nëse nuk u binden rregullave kryesore.
Fillo një temë të re diskutimi.
Ju lutemi nënshkruani me: – ~~~~

Të gjitha komentet u nënshtrohen këtyre rregullave:

  • Përmbajuni temës!
  • Nuk lejohen: sharje, fyerje, fjalor i papërshtatshëm, gjuhë që përmban urrejtje, sulme personale, thirrje për dhunë apo çdo qëndrim tjetër jo i rregullt.
Pjesë e marrë nga Wikipedia:Kuvendi--Hipi Zhdripi 21 Qershor 2008 02:26 (CEST)
:Po e postoj ketu sepse artikulli Brand nuk Ekziston.

Si thuhet Brand ne gjuhen shqipe, per brand e kam llafin per fjalen/simbolin (shmb. Yahoo!, Adobe, Microsoft, etc) qe nje kompani perdore per te permbledhur sherbimet, organizaten vete, sloganet, etj.
Me duhet per artikullin e ardhsem Brand. --  eagleal  18 Qershor 2008 19:44 (CEST)

Brand në shqip është Marka. --Proud To Be Albanian diskuto°) 18 Qershor 2008 19:59 (CEST)
Sme kaloj fare nder mendje. Faleminderit. --  eagleal  18 Qershor 2008 21:22 (CEST)
sps, e ka edhe nje emer tjeter, por nuk me bje mend. Si brand edhe trademark ™ ne shqip eshte marka, por ketu dyja prej njera tjetres kane dallime. --Proud To Be Albanian diskuto°) 19 Qershor 2008 01:36 (CEST)

Brand nuk është marka. Brand është fama/nami i markës ose si thotë populli emri. D.m.th shqip emri komercial. Nami komercial. Për këtë qëllim në popull përdoret Firm me emen.--Hipi Zhdripi 19 Qershor 2008 06:55 (CEST)

Ups! Është mirë të përdoret Firm me emen, pasi që është jashtë gjuhës së njehsuar dhe në këtë formë ka depërtu në popull. Po mendojë ma mirë me marrë prej popullit se prej anglishtes. Në gjuhen e njehsuar i bie Shkëlqimi i shenjës njohëse/emblemes.

"Nami i firmes/emrit", si dhe Shkëlqimi i shenjës njohëse/emblemes, shpjegon me shume domethenien e fjales, Firma ose Emblema ose Marka jane fjalet qe duhen zgjedhur.
Me duket se duhet perdorur fjala angleze. Besoj se fjala Mark ka nje prejardhje latine. --  eagleal  19 Qershor 2008 14:10 (CEST)
Vetë e vetë e bón qysh dinë vet. Fjala "Brand" në gjuhen shqipe si e tillë nuk ekziston. Për kuptimi që përfshinë fjala brand në gjuhën angleze, ekziston edhe fjala shqipe. Ti tashti ndaç merre edhe prej kinezishtes. Veç mos arro artikulli për fjalen en:Brand ekziston, por artikulli për "mirëbajtjen e emblemnës komerciale", që populli i thotë "e ka majt emnin e babës" nuk ekziston. --Hipi Zhdripi 19 Qershor 2008 16:40 (CEST)

Upss!! Po më duket je ka ja bon edhe ti si disa shkencëtarë kur thojin: që 1+1 bojin 2, edhe pikë. të shkretit kanë harru që ajo vlenë vetëm nëse më parë është bërë një marrëvehje. Gjuha shqipe e ka marrëveshjen dhe atë në nivel shqiptar dhe jo amerikanë.--Hipi Zhdripi 19 Qershor 2008 16:44 (CEST)

Qe shqip brand nuk ekiston e di dhe une, por po kerkoja fjalen qe me shume i afrohej, dhe me sa duket eshte Marka. Kush eshte artikulli per en:Brand ? Une e kam llafin per Brand ne ambientin e maarketingut. --  eagleal  19 Qershor 2008 16:54 (CEST)
Artikulli Logo duhet te trajtoje shenjen dalluese si simbol. Ndersa Brand aspektet e marketingut. --  eagleal  19 Qershor 2008 17:00 (CEST)
Brand me gjuhën shqipe në fjalorin ekonomik përdoret si Markë kurse përkthehet edhe si shenjë, por ajo që në anglisht nënkupton Brand në gjuhë shqipe ekonomistët e sqarojnë përmes fjalës Markë. Kurse sa i përket kuptimit të fjalër brand, kjo fjalë nuk paraqet vetem namin e firmës, por gjithashtu edhe namin e një produkti të caktuar të një firme të caktuar, kurse Eagleal e ka gabim kur këtu i barazon Markën me shenjën dalluese sepse këto dyja paraqesin tërësi në vehte edhe pse në përkthim në fjalorin e përgjithëshëm bëhet shpesh barazim mes këtyre dy termeve sic ndodh edhe me termet marketing dhe reklamë. Pra fjala brand nënkupton vyrtytet e një kompanie, produkti, kurse shenja dalluese paraqet një tërësi statike kur e krahasojme me kuptimin e të parës.
Shembull Cocacola është brand që mund të ndryshoj në mendimet e njerëzve si i mirë ose i keqë i dëmshëm i dobishëm etj, kurse shenja dalluese është element statik i Cocacola-s që është kriju një herë në 1908 dhe më nuk ka ndryshuar. Puntori 19 Qershor 2008 22:40 (CEST)
Une nuk barazova Marken me Shenjen Dalluese, por i nenvizova ndryshimin e tyre.
Pra po thosha qe artikulli Shenja dalluese qe pershkruan Marken, duhet vendosur te Marka.
Dhe Shenja dalluese duhet rishkruar duke nenvizuar me shume aspektin si simbol, shenj. --  eagleal  19 Qershor 2008 22:49 (CEST)
Artikulli shenja dalluese eshte punuar sipas literatures ekonomike, kete e kam punuar une duke konsultuar material ekonomik te cilin e kam. Puntori 19 Qershor 2008 23:00 (CEST)
Prandaj po them qe duhet trajtuar ne nje aspekt me simbolik te fjales. Eshte marka qe duhet trajtuar ne aspekt ekonomik dhe marketing. --  eagleal  19 Qershor 2008 23:02 (CEST)
Pajtohem Puntori 19 Qershor 2008 23:06 (CEST)
Propozimi im eshte me bo keshtu: Trademark Marka (drejtësi) / Brand Marka tregtare ose Marka (ekonomi)

O une ju thashë çka pata me thanë. Unë nuk jam ekonomist. Problemi është shumë i thjeshtë. Firmat e huaja po vijnë në trevat shqiptare dhe po mundohen të ja përshtatin terminologjin e tyre terminologjisë së popullit aty, për lëverdin e tyre ekonomike, ndërsa ekonomistët shqiptar po mundohen terminologjin e huaj t'u imponojnë popullit të vet për me thanë që kishe po di diçka. Tani une ose jam i pitë ose i dehur. Kjo nuk ka lidhje me ekonomi por me një anë të zbehtë të traditës shqiptare në moton: "unë e zotrojë turqishten jam qytetarë, ti je katundar- e shite tokën për dy pare me ble një kotex në shehër". Ekonomistët janë ata që duhet të lëvizin "gurët" e gjuhës shqipe për të gjetur terme që populli i kupton. Mo zot e ma keq. --Hipi Zhdripi 20 Qershor 2008 00:57 (CEST)

Ne nuk kemi te drejte te parashtrpjme terme ashtu si mendojme se eshte mire ose jo, por keto terme duhet t'i paraqesim duke u konsultuar me literature profesionale. Une jame ekonomist vete dhe nuk me pelqen kjo menyre e sjelljes se vendimeve pa marr parasyshe literature profesionale. Puntori 21 Qershor 2008 02:19 (CEST)

Unë nuk jam ekonomist, unë jamë një pjesë e popullit. Fol shqip me mu, në daç me të marr veshë. Anglisht për anglisht, shkoj e foli me ekonomista anglez e amerikan. Ekonomistat profesionist shqiptar po bisedojkan ndrmjet veti anglisht a? Të gjorët ata. Gjuhëtarët është më mirë të i kontrollojnë profesionistët se sa popullin.--Hipi Zhdripi 21 Qershor 2008 02:36 (CEST)