Spiridon Kacarosi

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
(Përcjellë nga Spiridon Kasaroci)
Jump to navigation Jump to search

Spiridon Kasaroci (Shkodër, 5 shtator 1891 - 6 mars, 1966) ka qenë ndër kryetarët e shërbimit sekret gjatë mesit të Luftërave Botërore.

Biografia[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Ka prejardhje nga fisi i Suljotëve, transferuar në Korfuz. Gjyshi i tij erdhi në Shkodër në vitin 1845. Arsimin fillor dhe atë të mesëm e kreu në vendlindje. Studioi dhe dha provime në një shkollë të lartë tregtare. Më 1911-1913 mori pjesë në kryengritjen e Malësisë së Madhe. Në vitet 1913-1914 dhe 1921 botoi artikuj në gazetat Taraboshi. Në periudha të ndryshme qe nënprefekt në Mirditë, Përmet, Durrës, prefekt në Dibër, kryetar bashkie në Sarandë. Kreu detyra të tjera të larta në administratën shtetërore të kohës. Qe drejtues i shërbimit sekret shqiptar 1930-1937. Pati dy arrestime që u shoqëruan me denim me pushkatim, por që shpëtoi në rrethana të rastësishme: një herë nga pushtuesit sllavë në vitin 1915 dhe nga komunistët shqiptarë në 18 nëntor 1944. Në vitin 1952 debohet së bashku me familjen nga Tirana dhe vendoset në Shkodër. Në vitin 1952 burgoset. Në periudhën 1954-1958 qe i internuar në kampet në Shtyllas, Radostinë dhe Kuç të Kurveleshit. Vdes në Shkodër më 6 mars 1966.

Referimet[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]