Jump to content

Gjuha serbe

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
(Përcjellë nga Srb.)
Serbisht
Folës amtare
12 milion[1][2]
Familje gjuhësore
Statusi zyrtar
Gjuhë zyrtare në
Serbi, Kosovë, Mal te Zi
Kodet gjuhësore
ISO 639-1sr
ISO 639-2srp
ISO 639-3
Serbokroatisht

Gjuha serbe ose serbishtja (serbisht: српски/srpski) është njëra nga versionet e gjuhës së sllavëve të jugut, grupit qendror, që përfshin edhe kroatishten, boshnjakishten dhe malazishten. Flitet nga serbët në Serbi, Bosnjë e Hercegovinë, Mal të Zi, Kosovë e vende të tjera. Është gjuhë zyrtare e të gjitha shteteve të lartpërmendura.

Serbishtja standarde mbështetet mbi dialektin më të përhapur të Serbo-Kroatishtes, Shtokavin ( më hollësisht dialektet e Shumadi-Vojvodinës dhe Hercegovinës Lindore), që është gjithashtu baza e kroatishtes, boshnjakishtes dhe malazishtes. Dialekti tjetër i folur nga serbët është ai Torlak në Serbinë Juglindore, i cili është ura lidhëse me maqedonishten dhe bullgarishten.

Serbishtja është gjuha e vetme në Evropë, folësit e së cilës përdorin dy alfabete (atë cirilik dhe atë latin). Alfabeti cirilik u qëmtua në vitin 1814 nga gjuhëtari Vuk Karaxhiq mbi baza fonetike. Alfabeti latin për serbishten u qëmtua në vitet 1830 nga gjuhëtari kroat Ljudevit Gaj bazuar mbi alfabetin çek. Të dy alfabetet kanë një korrespondencë një-me-një duke krijuar një sistem paralel.

Serbishtja shkruhet me dy alfabete: atë cirilik serb (српска ћирилица) dhe atë latin (srpska latinica) me 30 shkronja si me poshtë:

А а Б б В в Г г Д д Ђ ђ Е е Ж ж З з И и Ј ј К к Л л Љ љ М м
A a B b V v G g D d Đ đ E e Ž ž Z z I i J j K k L l Lj lj M m

Н н Њ њ О о П п Р р С с Т т Ћ ћ У у Ф ф Х х Ц ц Ч ч Џ џ Ш ш
N n Nj Nj O o P p R p S s T t Ć ć U u F f H h C c Č č Dž dž Š š

cirilik latin Alfabeti fonetik Përshkrimi
А а A a /a/ si a në shqip
Б б B b /b/ gjithmonë e zëshme; si b në shqip
В в V v /ʋ/ gjithmonë e zëshme; e përafërt me v në shqip
Г г G g /ɡ/ gjithmonë e zëshme; si g në shqip
Д д D d /d/ gjithmonë e zëshme; si d në shqip
Ђ ђ Đ đ // e përafërt me gj në shqip
Е е E e /ɛ/ si ae në shqip
Ж ж Ž ž /ʒ/ si zh në shqip
З з Z z /z/ si z në shqip
И и I i /i/ si i në shqip
Ј ј J j /j/ si j në shqipe
К к K k /k/ si k në shqipe
Л л L l /l/ si ll në shqip
Љ љ Lj lj /ʎ/ e përafërt me l në shqip
М м M m /m/ si m në shqip
Н н N n /n/ si n në shqip
Њ њ Nj nj /ɲ/ si nj në shqip
О o O o /ɔ/ si o në shqip
П п P p /p/ si p në shqip
Р р R r /r/ si rr në shqip
С с S s /s/ si s në shqip
Т т T t /t/ si t në shqip
Ћ ћ Ć ć // e përafërt me q në shqipe
У у U u /u/ si u në shqipe
Ф ф F f /f/ si f në shqipe
Х х H h /x/ e përafërt me h në shqip
Ц ц C c /ts/ si c në shqip
Ч ч Č č // si ç në shqip
Џ џ Dž dž // si xh në shqip
Ш ш Š š /ʃ/ si sh në shqip
  1. ^ Encyclopedia of Language and Linguistics, 2nd ed.
  2. ^ Ethnologue, Serbian